Shqipëria avancon në negociatat me BE-në, sot hap i ri drejt integrimit europian
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...

Tirana DC u krijua në tetor të vitit 2020 si shoqëri aksionere me pronare 100 për qind Bashkinë e Tiranës. Kompania u krijua me qëllim që të hynte në biznesin e ndërtimit dhe atij të rindërtimit.
Por sot që ka hyrë në vitin e katërt, kompania nuk ka kryer asnjë aktivitet ekonomik. E vetmja gjë që ajo bën është djegia e parave të qytetarëve.
Sipas të dhënave nga bilancet zyrtare për vitet 2020, 2021 dhe 2022, Tirana DC regjistroi një humbje progresive prej 183 milionë lekë ose 1.8 milionë euro. Këtyre shifrave me shumë gjasë u shtohen dhe 1 milion euro humbje të tjera në vitin 2023, bilanci i të cilit nuk është bërë ende publik. Pra 3 milionë euro të tretura për një shoqëri praktikisht pa aktivitet, e cila nuk prodhon asnjë vlerë ekonomike apo dobi publike.
Tirana DC paguan aktualisht rreth 500 mijë euro në vit rroga për 35 punonjësit e saj. Paralelisht paguan 200 mijë euro të tjera qira në vit për një godinë diku në rrugën "Bardhok Biba". Kompania private, e cila i ka dhënë ambientet Tirana DC-së dhe përfiton 200 mijë euro qira në vit është Ed Konstruksion.
Përtej rrogave dhe qirasë së godinës Tirana DC paguan 55 mijë euro në vit qira dhe lizing për automjete, 50 mijë euro në vit trajnime profesionale dhe po kaq të tjera në vit për licenca dhe software IT-je. Tirana DC vetëm humbet para sepse nuk ka asnjë aktivitet ekonomik. Deri më tani humbjet e Tirana DC janë mbuluar me kredi nga Bashkia e Tiranës.
Në vitin 2021, Bashkia e Tiranës i dha 970 mijë euro shoqërisë Tirana DC për të financuar aktivitetin dhe mbuluar humbjet. Në vitin 2022 Bashkia i dha dhe 1 milion euro të tjera hua po për të financuar aktvitetin dhe mbuluar humbjet. Shifra e 2023-shit nuk dihet ende, ndërkohë që Tirana DC ka filluar të mos paguajë shërbimet dhe madje edhe rrogat.
Një shoqëri, e cila nuk kryen asnjë aktivitet ekonomik, por që vetëm humbet, ka shumë risk që të shkojë në falimentim. Për rrjedhojë të mos shlyejë më as huatë publike që ka marrë nga Bashkia e Tiranës. Në këtë pikë, Këshilli Bashkiak i Tiranës duhet të kërkojë urgjentisht mbylljen e Tirana DC. Që ajo të mos djegë më paratë e qytetarëve në rroga dhe trajnime për punonjës, të cilët nuk bëjnë asnjë punë. Apo në qira për godina dhe makina.
Për të gjithë ata që e këshillonin Edi Ramën të mos me...
Kur ishin vetëm, të rithemeluarit rrinin me gëzim posh...
Gazetari i pushtetit, Mero Baze, dje, në editorialin e...
Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e V...
Shtypi ka publikuar me pesë muaj vonesë një ngjarje, e cil...
Altin Belbën, djalin tridhjetedyvjeçar nga Përrenajsi ...
Në gjithë këtë tranzicion tejet të tejzgjatur, u desh ...
Të krishterët si qytetarë të përgjegjshëm në vendin ku pun...
Qëndrimi aspak proporcional i disa ambasadorëve, mes b...
Shqipëria mbetet një vend që ofron shumë kuriozitet pë...
Në mes të vorbullës me shkrime dhe kronika limonatë pë...
Kriza dhe sfidat e mëdha të kohës që po jetojmë, në nj...
Reagimi i qytetarëve, i grupimit “Aleanca për Mbrojtje...
Fundjavën e kaluar Irani ndërmori një sulm të drejtpër...
A është çmendur, Ilir Meta, Edi Rama, apo shqiptarët vet? ...
Thuajse të gjithë partitë e reja, të cilat premtojnë t...
Ilir Meta në daljen e djeshme konfirmoi terrorin që e ka m...
Peisazhi mediatik i ditëve të fundit është përmbytur nga t...
“Një demokraci pa vlera, "kan shkrue n’ Encilklikën Centes...
Një mikesha ime që jeton në Paris më shkruan: Iren si...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Evropë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...