
Dosja famoze “5D” ishte një nga skemat që tashmë e ka hetuar SPAK-u dhe ka arrestuar disa nga drejtorët kryesorë të Erion Veliajt. Nëntë prej tyre janë nën akuzë, në hetim.
Mariglen Qato dhe Redi Molla u arrestuan, ndërkohë më parë ishte arrestuar edhe Taulant Tusha, në lidhje me një kompani të vendosur në emrin e vjehrrit të vëllait të njërit prej drejtorëve të Erion Veliajt, dhe u verifikua nga SPAK-u, dhe u gjet skema se si kjo kompani fitonte tenderë, dhe në krye të saj në fakt ishin drejtorët e Erion Veliajt.(LEXO KETU)

Ekspertët e opozitës, sipas burimeve zyrtare që ka siguruar CNA, kanë verifikuar dhe kanë gjetur materiale dhe dokumente, dhe po investigojnë të dhëna mbi disa skema të tjera të përdorura përtej dosjes “5D”.
Pra, përtej faktit se, drejtorët bënin kompani fiktive, fitojnë tenderë dhe bëjnë disa punime. Skema është më e gjerë, ka kompani të tjera të përfshira, dhe vjedhja nuk është vetëm me faktin që kompania “5D” fiton një tender, kryen punimet, dhe paratë i fitojnë drejtorët. Jo, është më e gjerë sesa kaq.
Një nga skemat është fakti që disa kompani private, ndërtues kryesisht, thirreshin më përpara nga drejtorët e Veliajt, për të përfituar një tender. Dhe i thuhej se ai do të ishte përfituesi i atij tenderi, por punimet nuk do t’i bënte ai, por do të merrte vetëm lekët që të paguante taksat, dhe shumën tjetër, 80% të lekëve, do t’ua jepte drejtorëve, të cilët do të kryenin këto punime.
Dikush pyet pse duhej ta bënin këtë disa ndërtues? Shumë prej tyre e kanë bërë për të marrë një punë tjetër në bashki. Pra, një ndërtues që merrte dy apo tri punë, një e merrte për llogari të drejtorëve të bashkisë, duke marrë vetëm paratë për të paguar taksat.
Në këtë rast janë kryer disa verifikime, dhe ka disa dëshmitarë, dhe disa biznesmenë, të cilët e pranojnë se ka funksionuar kjo. Dhe gjithashtu pretendohet se punimet, kryheshin nga punonjësit e bashkisë.
Bashkia bënte tenderin, tenderin e fitonte një kompani e paracaktuar, e cila në fakt nuk bënte asnjë punim, por shkonin mjetet, infrastruktura, punonjësit që ka Bashkia e Tiranës, kryenin punimet, kryenin gërmimet dhe deri tek asfaltimet dhe vijëzimet, dhe më pas rruga dorëzohej.
Por në fakt nuk ndërtohej nga firma fituese. Por rruga ndërtohej nga punonjësit e Bashkisë Tiranë, dhe në aferën që po hetohet nga ekspertët e opozitës, që dyshohet se është më e gjerë sesa dosja “5D”, ka disa të dhëna se edhe vetë kompania “5D” e drejtorëve të bashkisë nuk kryente punime në disa prej investimeve, por ato punime janë kryer nga punonjësit e Bashkisë së Tiranës.(LEXO KETU)
Ndaj dhe në disa raste, një nga personat e akuzuar si bashkëpunëtor në këtë skemë është Herion Rrapaj, drejtori i Drejtorisë së Ndriçimit dhe Rrugëve në Bashkinë e Tiranës.Rasti flagrant është ai i vitit të kaluar, kur në rrugën “Xhon Belushi”, u kapën punonjësit e bashkisë duke asfaltuar një rrugë, ndërkohë që tenderi zhvillohej disa javë më pas.


Të tilla raste ka me dhjetëra që kanë ndodhur në Tiranë. Pra skema nuk është thjesht dhe vetëm një kompani si “5D” e vendosur në emër të familjarëve për të fituar disa tenderë drejtorët. Ka edhe skema të tjera. Fiton “5D”, por punimet i bën bashkia dhe fitimi është kolosal. Fiton një kompani tjetër, dhe i merr punimet “5D”-ja, gjoja sikur do t’i kryejë ajo, por në fakt i kryejnë punonjësit e bashkisë, dhe ndërmarrjet brenda saj.
Më flagrante akoma, e fiton një kompani private, dhe punimet i bëjnë punonjësit e bashkisë. Dhe e katërta, i bëjnë punonjësit e bashkisë punimet në një rrugë për zgjedhje, për fushatë apo për interesa të caktuara, dhe më pas zhvillohet tenderi, të cilin e fiton një subjekt “X” dhe me fitimin e tenderit, në fakt investimi është kryer më parë, paratë kaloheshin te drejtorët.
Herion Rrapaj është një nga personat kryesorë të dyshuar për përfshirje këtë skemë, me drejtorët e Bashkisë së Tiranës, pra jo vetëm me skemën e “5D”-së, pasi ai ka vënë në dispozicion fabrikën e asfaltimit që ndodhet në Krrabë, dhe është në varësi të Drejtorisë së Rrugëve dhe Ndriçimit në Bashkinë e Tiranës.

Pra, skema është më e gjerë, ka subjekte që janë përfshirë, kanë marrë tenderë, por punët i kanë bërë punonjësit e bashkisë, thjesht dhe vetëm kanë paguar taksat. Ka investime të kryera me punonjësit e bashkisë dhe tenderët janë bërë më vonë, ka tenderë të fituar, të nënkontraktuar me detyrim, e kështu me radhë.
Dhe rrjetat e merimangës së tenderëve dhe prokurimeve në Bashkinë e Tiranës, ashtu siç thotë Erion Veliaj, janë me mijëra, dhe janë rreth 1000 procedura, disa dhjetëra apo qindra prej tyre kanë qenë krejtësisht fiktive, pasi punimet janë kryer nga punonjësit.
Këto fakte të denoncuara publikisht, edhe nga opozita, të denoncuara edhe nga CNA, të dala edhe në dosjen hetimore të SPAK-ut, duket se po zgjerojnë hetimin e “5D”, e cila nuk është thjesht dhe vetëm një kompani e vendosur në emër të familjarëve për të fituar tenderë, por afera është shumë më e gjerë me një skemë edhe më të madhe ku janë përfshirë drejtorët e Erion Veliajt./ CNA
Ndiqni videon e meposhtme...
CNA ka denoncuar skandalin në Shkollën e Magjistraturë...
Pasi pajisja gaboi me 4 pikë (sipas Drejtor Rakipit të...
David dhe Rigers Avxhi, 27 dhe 25 vjeç, nga Pogradeci janë...
Në 16 Maj 2019 sollëm shqetësimin e Merita Likës, që në pë...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj po vijon grabitj...
Qeveria i paguan kompanisë së landfillit nëpërmjet tra...
Skandali me pranimet në Shkollën e Magjistraturës sa vjen ...
Një film me metrazh të shkurtër mund ta quajmë videon ...
Arben Rakipi ka thelluar skandalin me konkursin e pran...
CNA ka denoncuar aferën me dherat brenda aferës së inc...
Çështja e dherave ditë pas dite jep detaje dhe fakte t...
Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” ka “peshkuar” këtë her...
Fondi i Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor, një institu...
Një skandal është regjistruar në shkollën e Magjistrat...
Pak ditë më parë “Stop” transmetoi rastin e 86-vjecares Es...
Një qytetar nga Kavaja tregoi në “Stop” sesi martesa e tij...
Një aferë që shkon mbi 60 milionë euro, skemë korrupti...
Afera 60 milionë euro e dherave është një nga skemat m...
Kontrata që sjell CNA më poshtë është firmosur nga dis...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj do të shkojë në ...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotmë në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Policia e Tiranës ka zbardhur një rast vjedhjeje të ndodhu...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Një influencuese 23-vjeçare e TikTok, e akuzuar për vrasje...
Gjykata Supreme ka vendosur që emigrantët që mbërrijnë në ...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...