
CNA ka denoncuar skandalin në Shkollën e Magjistraturës me provimin e pranimit. Sot CNA ka sjellë të tjera detaje nga ky skandal në shkollën që nxjerr prokurorët, magjistratët dhe gjykatësit.
Faza e parë e provimit të pranimit u zhvillua në datën 22 prill. Konkurrentët u futën në sallën e provimit në orën 8:00 të mëngjesit, ndërsa testi fillonte në orën 10:30.
Ndonëse nuk lejohej që konkurrentët të dilnin nga salla për nevoja personale, disa nga pjesëmarrëset që ishin shtatzënë u lejuan. Megjithatë, ende pa dalë nga salla pjesëmarrëset shtatzënë, drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi, vendosi që në kuadër të transparencës të anulohej e gjithë procedura e formimit dhe fotokopjimit të tezës dhe e gjithë procedura do të riniste nga e para, duke e shtyrë kështu provimin me 45 minuta.
Në sallën në të cilën u zhvillua testimi, nuk kanë qenë të pranishëm as pedagogët e Shkollës së Magjistraturës dhe as përfaqësues të OSBE-së në rolin e vëzhguesit, por vetëm disa punonjëse të administratës së shkollës, të cilat në kundërshtim me rregulloren mbanin edhe telefona celularë.
Teza ishte e përbërë nga 100 pyetje dhe çdo pyetje vlerësohej me 1 pikë. Kandidatët duhet të merrnin më shumë se 60 pikë për të kaluar provimin.
Në përfundim të provimit, në orën 15:30 u korrigjuan tezat me metodën scantron në prani të të gjithë aplikantëve, kur rezultuan fitues për të kaluar në fazën e dytë 79 aplikantë.
Shpallen fitues për të kaluar në fazën tjetër të testimit, kandidatët që kanë marrë 60 apo më shumë pikë.
Një ditë më vonë, në 23 prill, u përhap lajmi në rrugë jozyrtare se pajisja scantron ka pasur probleme në ditën e korrigjimit të testit dhe për këtë arsye u shtuan emrat e fituesve.
Nga drejtori i shkollës u pranua se ditën e provimit pajisja scantron jo vetëm qe nuk ka funksionuar si duhet në leximin e fletëve, por edhe çelësi i përgjigjeve ka pasur gabime në zgjidhjen e katër pyetjeve. Gjithashtu nga Rakipi iu deklarua kandidatëve se ditën e provimit, pasi ishin larguar të gjithë aplikuesit, kishin korrigjuar edhe një herë fletat e provimit sërish me pajisje scantron dhe këtë herë rezultuan fitues për të kaluar fazën e dytë 121 fitues.

Një pjesë e madhe e aplikantëve dorëzuan kërkesa për rikorrigjim të fletave scantron dhe në prani të një komisioni të përbërë nga Albert Kulici, IT-ja i Shkollës së Magjistraturës dhe një sekretareje, kandidatët u lejuan të shikonim edhe një herë tezën me dyer të mbyllura.
Kështu, tezat u korrigjuan për të tretën herë. Por sërish rast pas rasti u bë shtimi i 4 pikëve me justifikimin se pajisja scantron ka lexuar vetëm 96 përgjigje të çelësit të tezave. Pas këtij procesi, në datën 24 prill shkolla publikoi listën përfundimtare me 131 fitues.
Duhet theksuar se për këtë procedurë nuk pati asnjë komunikim zyrtar nga ana e shkollës dhe gjithçka u shoqërua nga mungesa e transparencës. Në shkelje të rregullit 1 të Rregullores së Provimit të Pranimit, korrigjimi i tezave u bë pa prezencën e aplikantëve. Kjo Rregullore parashikon se “Faza e parë do të jetë fazë seleksionuese. Mënyra e testimit seleksionues do të jetë me shkrim dhe me një procedurë të hapur publike të shoqëruar me vlerësimin elektronik të përgjigjeve në prani të kandidatëve. Administratori i provimit është Drejtori i Shkollës së Magjistraturës.”

CNA ka mësuar se fletët e scantron plotësohen me laps ditën e provimit dhe manipulimi i tyre është shumë i thjeshtë. Për këtë arsye edhe Rregullorja e sipërcituar parashikon pikërisht se tezat korrigjohen në prani të të gjithë aplikantëve ditën e testimit.
Stafi i shkollës i ka mbajtur tezat së bashku me çelësin e përgjigjeve për 3 ditë përpara se të shpallej lista përfundimtare, duke pasur mundësinë të favorizojnë në mënyrë të padrejtë kandidatë të caktuar. Stafi i shkollës nuk i lejoi kandidatët të merrnin kopje të fletës së provimit dhe ende nuk kanë publikuar çelësin e përgjigjeve.
Kandidatët kërkojnë anulimin e fazës së parë të provimit, ndërsa pretendojnë se Rakipi ka shpërdoruar detyrën në cilësinë e Administratorit të Provimit sikurse parashikohet në Rregulloren e Shkollës.
Drejtori i shkollës ka cënuar rëndë besueshmërinë e procesit, si dhe besimin e kandidatëve dhe vetë publikut te ky provim, i cili shënon gurin e themelit të krijimit të sistemit të drejtësisë.
Duhet theksuar se deklaratat e Rakipit në media janë kontradiktore dhe të paqarta, sepse pretendohet se ka pasur probleme vetëm pajisja scantron e përdorur në datën 22 prill, ku dolën fitues vetëm 79 kandidatë, por tezat janë korrigjuar edhe dy herë të tjera.
Herën e dytë u shtuan 42 emra dhe të tretën edhe 10 emra të tjerë, duke e çuar listën në 131 kandidate fitues. Për 10 kandidatët që u shpallën fitues në korrigjimin e tretë shkolla nuk i ka publikuar pikët, por vetëm i ka shtuar si emra në listën përfundimtare.
Sikurse vihet re lehtësisht nuk bëhet fjalë të jenë përfshirë në listën përfundimtare të fituesve vetëm kandidatet të cilëve u janë shtuar 4 pikë sikurse pretendon Rakipi. Nga tabela më poshtë rezulton se kandidatet 10 kandidatët që iu shtuan listës përfundimtare si të kualifikuar, në ditën e parë të korrigjimit të testimit kanë pasur këto rezultate:
Marinel Bregu nuk ka qenë fitues ditën e parë, por në listën pas korrigjimit të dytë ka rezultuar me 71 pikë.
Bani Jazhxi nuk ka rezultuar fitues ditën e parë, por është shpallur fitues.
Ervis Bajramaj – 55 pikë
Elvandro Jonka – 50 pikë
Fation Xhafaj – 50 pikë
Griselda Broci – 55 pikë
Julinda Prfti – 55 pikë
Matilda Idrizaj – 55 pikë
Sonila Morinaj – 51 pikë./ CNA




Pasi pajisja gaboi me 4 pikë (sipas Drejtor Rakipit të...
David dhe Rigers Avxhi, 27 dhe 25 vjeç, nga Pogradeci janë...
Në 16 Maj 2019 sollëm shqetësimin e Merita Likës, që në pë...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj po vijon grabitj...
Qeveria i paguan kompanisë së landfillit nëpërmjet tra...
Skandali me pranimet në Shkollën e Magjistraturës sa vjen ...
Një film me metrazh të shkurtër mund ta quajmë videon ...
Arben Rakipi ka thelluar skandalin me konkursin e pran...
CNA ka denoncuar aferën me dherat brenda aferës së inc...
Çështja e dherave ditë pas dite jep detaje dhe fakte t...
Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” ka “peshkuar” këtë her...
Fondi i Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor, një institu...
Një skandal është regjistruar në shkollën e Magjistrat...
Pak ditë më parë “Stop” transmetoi rastin e 86-vjecares Es...
Një qytetar nga Kavaja tregoi në “Stop” sesi martesa e tij...
Një aferë që shkon mbi 60 milionë euro, skemë korrupti...
Afera 60 milionë euro e dherave është një nga skemat m...
Kontrata që sjell CNA më poshtë është firmosur nga dis...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj do të shkojë në ...
Ermal Kapllanaj, kreu i Policisë Bashkiake të Tiranës ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...