LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dy faktet/ Si i mori kompania e inceneratorit 60 milionë euro me bekimin e Veliajt

24 Prill 2024, 14:15, Denoncim CNA
Dy faktet/ Si i mori kompania e inceneratorit 60 milionë euro me bekimin e
Erion Veliaj, fotomontazh

Çështja e dherave ditë pas dite jep detaje dhe fakte të cilat na tregojnë se afera e inceneratorëve përveç një kontrate monopoliste të pamirëstudiuar me çmimin të pamirënegociuar ka qenë një skandal korruptiv, i cili u thellua me shpikjen e aferës brenda aferës, atë të dherave, brenda kontratën konceisonare duke i dhënë kompanisë së inceneratorit të Tiranës që nuk ekziston, shuma prej dhjetëra miliona eurosh.

Le t’i shohim dy fakte të tjera

Fakti i parë

Kur ndërton një kompani e cila hap një gropë ajo që ofron shërbimin e gërmimit ka një çmim të caktuar.

Pra, kur një ndërtues do të marrë një kantier dhe do të fillojë ndërtimin e një pallati, gropa është e para dhe ka firma të caktuara që vijnë dhe e bëjnë këtë shërbim.550 lekë të reja merr një kompani që hap gropën e pallatit pasi janë kompani specifike që ofrojnë këtë lloj shërbimi. 

Pra që të gërmojë, ta ngarkojë dhe ta tranportojë deri tek landfilli i Tiranës. Dhe, këtu ka shërbim, ka ekskavatoristë ka karburantë ka shoferë mjete transporti ka kosto.

Dy faktet/ Si i mori kompania e inceneratorit 60 milionë euro me bekimin e

Fakti i dytë

Që të çoje dherat në landfill të cilat ishin të nevojshme dhe të domosdoshme për kompaninë pasi nuk bënte dot kapsulim pa dhera në të kundërt duhet të shkonte ti blinte kompania e landfillit, nuk shkoi ti blinte kurrë.

Përkundrazi ia çuan atje dhe i dhanë dhe para që t’i merrte dherat, dhe të bënte dhe shërbimin e kapsulimit dhe kishin vendosur një çmimi 4 euro për 1 metër kub.

Dy faktet/ Si i mori kompania e inceneratorit 60 milionë euro me bekimin e

Por dardha e ka bishtin mbrapa.

Çmimi nuk matet për metër kub, por vendoset për ton/peshë. 1ton shkonte rreth 1.5 metër kub dhe kompania e faturonte 750 lekë të reja. Për dheun tënd që ti e kishe paguar 550 lekë të reja për ta gërmuar, për ta ngarkuar dhe për ta transportuar në landfill.

Tani përpara landfillit kishte thjesht vetëm 1 peshore dhe këtë peshore të merrte 750 lekë të reja për ton/dhera që është afërsisht e barabartë me 1.5 metër kub.

Sollëm këto dy fakte për të treguar se çfarë është marrëveshja e Erion Veliajt dhe drejtorëve të tij.

Se si ajo i ka dhënë kompanisë së landfillit të Tiranës dhjetëra miliona euro të ardhura, flitet për më shumë se 60 milionë euro, por kjo është vetëm shifra zyrtare pasi ka dhe shifër tjetër që është informaliteti, para në të zezë, kleringu e të tjerë.

Pra gërmon, ngarkon dhe transporton deri në landfill dhe merr 550 lekë lekë të reja. E çon në landfill, vetëm peshohet, pas asnjë kosto tjetër dhe is shërben kompanisë për të bërë kapsulimin dhe merr 750 lekë të reja.

MË MIRË MALE ME DHERA SESA ME PLEHRA 

Dhe në këtë rast jemi përballë faktit. Më mirë male me dhera sesa male me plehra sepse  kompania koncesionare ngre male me dhera që janë male me para, kjo pasi këto male me dhera e kanë koston zero, pasi lekët i paguajnë qytetarët tek blerja e aprtamentit, ndërtuesit. Janë lekët që i paguajnë qytetarët për dherat dhe ato shkonin tek koncesionari.

Dy faktet/ Si i mori kompania e inceneratorit 60 milionë euro me bekimin e
Erion Veliaj, fotomontazh

Më mirë dhera sesa plehra pasi këto të fundit kanë kosto, duan ndarje, kapsulim, incenerim, kullim etj. Me dherat kostot janë zero, vetëm një peshore dhe male me para që vijnë nga male me dhera.

Theksojmë se tarifat për dherat dhe llojet e tyre nuk janë miratuar nga qeveria si autoritet kontraktor, por vetë kompania i ka vendosur dhe ka dyfishuar xhiron edhe me bekimin e Bashkisë Tiranë, e cila përveçse me ushtrinë e Policisë Bashkiake dhe IMT, ka shërbyer edhe si shkatërruese e Njësisë të Zbatimit të Projektit pikërisht për të mos u vlerësuar këto kosto dhe të ardhura për kompaninë, që më pas duhet të ulnin pagesën që kryente qeveria nëpëmjet Bashkisë Tiranë./ CNA

 

Lajmet e fundit nga