
Një film me metrazh të shkurtër mund ta quajmë videon e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili na u shfaq duke ndihmuar një grua që i bie të fikët në Hannover të Gjermanisë.
Këtë video, Veliaj është kujdesur që ta shpërnfdajë në mediat e tij për të bërë propagandë dhe për të ndryshuar opinionin publik, në një kohë kur bashkia e tij është përfshirë nga skandalet pas arrestimit të drejtorëve hajdutë.
CNA publikoi sot një bisedë në "Whats Up", ku zyrtari i UKT-së, Dorian Korbeci u kërkonte punonjësve që të bëjnë sa më shumë "like" dhe "share" në rrjetet sociale kësaj videoje.
CNA ka siguruar një tjetër mesazh të tillë në një grup "Whats Up"-i. Kësaj radhe është Ermal Kapllanaj, Drejtori i Policisë Bashkiake të Tiranës ai i cili u ka dhënë ultimatum vartësve që të pëlqejnë dhe të shpërndajnë filmin me metrazh të shkurtër të Veliajt.
Dhe kjo nuk është hera e parë që Kapllanaj urdhëron punonjësit e policisë bashkiake të bëjnë propagandë për Veliajn.

Disa ditë më parë, CNA publikoi disa mesazhe, ku drejtori i Policisë Bashkiake urdhëronte punonjësit që të bëjnë sa më shumë “like” për aktivitet e Erion Veliajt dhe bashkisë Tiranë.
Duhet theksuar edhe njëherë se një veprim i tillë shkel nenin 16 të Ligjit për Policinë Bashkiake, ku thuhet se punonjësi i Policisë Bashkiake nuk duhet të shprehë publikisht bindjet ose preferencat e tij politike gjatë kohës së ushtrimit të detyrës.
“Të drejtat politike
1. Policia Bashkiake është strukturë e depolitizuar.
2. Punonjësi i Policisë Bashkiake nuk mund të jetë anëtar i partive politike.
3. Punonjësi i Policisë Bashkiake nuk duhet të shprehë publikisht bindjet ose preferencat e tij politike gjatë kohës së ushtrimit të detyrës”, theksohet në nenin 36.

Por Veliaj dhe Kapllanaj apo drejtorët e tjerë nuk pyesin për ligjin. Ata e shkelin ligjin me dy këmbë vetëm për të bërë propagandë dhe për të shuar skandalin që u ka kapluar Bashkinë e Tiranës./ CNA
Arben Rakipi ka thelluar skandalin me konkursin e pran...
CNA ka denoncuar aferën me dherat brenda aferës së inc...
Çështja e dherave ditë pas dite jep detaje dhe fakte t...
Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” ka “peshkuar” këtë her...
Fondi i Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor, një institu...
Një skandal është regjistruar në shkollën e Magjistrat...
Pak ditë më parë “Stop” transmetoi rastin e 86-vjecares Es...
Një qytetar nga Kavaja tregoi në “Stop” sesi martesa e tij...
Një aferë që shkon mbi 60 milionë euro, skemë korrupti...
Afera 60 milionë euro e dherave është një nga skemat m...
Kontrata që sjell CNA më poshtë është firmosur nga dis...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj do të shkojë në ...
Ermal Kapllanaj, kreu i Policisë Bashkiake të Tiranës ...
Një skandal është regjistruar në Policinë Bashkiake të...
Një denoncim i fortë është bërë ndaj kryebashkiakut të...
Një tjetër skemë me tenderat në Bashkinë e Tiranës ësh...
Afera 5D tronditi opinionin publik, se qe një forme unike ...
Emisioni investigative ka denoncuar prej kohësh në emision...
Vilson Alla, një qytetar nga Bulqiza ka denoncuar në emis...
Mani Sula, një qytetar nga Thana, Lushnje tregon për “Stop...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një oficer policie raportohet se është dhunuar një natë më...
Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi dënimin me 28 ...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Kushdo që shqyrton projektbuxhetin federal për vitin 2027 ...
Shtetet e Bashkuara thanë se janë në pritje të krijimit të...
Mbi 800 zjarre pyjore vazhdojnë të digjen në të gjithë Kan...
Të paktën 14 persona humbën jetën dhe pesë të tjerë mbetën...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...