web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Veliaj llogari para SPAK-ut/ Kryemadhi: Drejtësi do të ketë një ditë!

30 Prill 2024, 14:59, Politikë CNA
Veliaj llogari para SPAK-ut/ Kryemadhi: Drejtësi do të ketë
Monika Kryemadhi

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ndodhet për më shumë se 5 orë në SPAK.

Në lidhje me paraqitjen e tij, ka reaguar edhe deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, e cila shprehet se në një sistem drejtësie të pavarur dhe që punon shpejt për të ndaluar korrupsionin, paratë e vjedhura do t'i kthehen shqiptarëve. 

Ai theksoi se e drejta vonon por drejtësi do të ketë një ditë.

"Unë do të vazhdoj luftën dhe falenderoj çdo njeri që kontribuoi për këtë ditë ku muri i madh mbrojtës për pandëshkueshmërinë e qeverisë së incenerarorëve, u ça", shprehet Kryemadhi. 

Reagimi i plotë: 

Falenderoj me përulje ekipin e profesionistëve, që më ndihmuan pa u lodhur për të realizuar kontributin tim më të madh politik si Kryetare e LSI, atë të KALLËZIMIT PENAL të aferës së inceneratorëve.

Falë një pune hetimore që ka zgjatur disa vite, eksperienca e tyre profesionale bëri të mundur që një mal me prova ti vendoseshin në dispozicion prokurorisë speciale anti korrupsion për shkeljet ligjore të zyrtarëve publikë, shoqëruar me analizën e detajuar të krimeve financiare.

Sot, ne, shqiptarët dhe ndërkombëtarët, po shohim një hap tjetër drejt misionit që morëm përsipër. Është ky standard i ri që vendosëm bashkërisht për mënyrën se si hetohet korrupsioni qeveritar, e cila ka bërë që Erion Veliaj, nga zyrtar i maxhorancës i cili kërcënonte në emër të drejtësisë, të shkojë sot e të përgjigjet para SPAK për abuzimet e tij.

KALLËZIMET e firmosura për aferën e inceneratorëve janë aty si dëshmi e qartë e vullnetit tim dhe kolegëve të LSI, që më mbështetën në çdo hap, për papajtueshmërinë me korrupsionin qeveritar!

Aty janë të KALLËZUAR kokat e korrupsionit të qeverisë dhe shqiptarët presin me padurim fundin e një drejtësie selektive ku ligji funksionon "me mik".

Me një sistem drejtësie të pavarur dhe që punon shpejt për të ndaluar korrupsionin, paratë e vjedhura do t'i ktheheshin shqiptarëve dhe e gjithë qeverisja do të ripërtërihej. E drejta vonon por drejtësi do të ketë një ditë! Unë do të vazhdoj luftën dhe falenderoj çdo njeri që kontribuoi për këtë ditë ku muri i madh mbrojtës për pandëshkueshmërinë e qeverisë së incenerarorëve, u ça./CNA 





Lajmet e fundit nga