
Fatmir Xhafaj, në fjalën e tij në Kuvend pasi bëri liderin e Partisë Socialiste, duke folur në emër të mazhorancës, deklaroi se mazhoranca paska reflektuar për rolin e vet në sistemin e drejtësisë.
Dhe sipas Fatmirit reflektimin e ka bërë nëpërmjet ngritjes së Komisionit “Xhafaj”! Te komisioni i vet, Xhafaj paska për t’u dhënë mundësinë organeve të drejtësisë që të kontribuojnë që Kuvendi të reflektojë përgjegjësitë e veta.

Kështu tha Xhafaj i skemës “5D”. (LEXO KETU)
Por në dijeninë e publikut, nuk rezulton që ndonjë nga organet e drejtësisë t'i jetë ankuar Fatmirit se Kuvendi nuk po i reflekton mirë përgjegjësitë e veta dhe as t'i ketë kërkuar institucionalisht Kuvendit, ngritjen e ndonjë komisioni ku ata të gjejnë nënën parti e të mund të shprehen për hallet e tyre.
D.m.th. Fatmirit i ka lindur ideja, Fatmiri ka gjetur mangësi në rolin e Kuvendit, Fatmiri ngre Komision, Fatmiri ulet kryetar Komisioni “Ad-Hoc” dhe paska në plan t’i thërrasë që ata të flasin dhe Fatmiri t’i ndihmojë!
"Mazhoranca, në reflektim të përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore të Kuvendit, e bëri këtë hap me ngritjen e një komisioni të posaçëm parlamentar që ndër të tjera do t’u japë mundësinë përfaqësuesve të vetë sistemit, ekspertëve dhe profesionistëve të saj, që vetë ata, njerëzit e sistemit, gjyqtarët dhe prokurorët, përfaqësuesit e institucioneve, të prezantojnë, debatojnë dhe vendosin në një proces të hapur për reflektimet që duhet bërë në sistem përmes një procesi gjithëpërfshirës dhe transparent përballë ekspertizës së shoqërisë civile, trupës akademike dhe vlerësimit të vetë qytetarëve."
Organet e drejtësisë e kanë të përcaktuar në ligjet e veta organike se kur, ku, si dhe pse shkojnë në Kuvend. Komisionet përgjegjëse për kontaktet me Kuvendin janë ato parashikuara nga Kushtetuta, Ligjet organike të organeve të drejtësisë dhe nga rregulloret e Kuvendit. Dhe asnjë nga ato akte nuk shkruan diku emrin e Fatmir Xhafajt si shefi i të gjithëve e mbi të gjithë.
Kuvendi sapo ka përfunduar procedurat e raportimeve të organeve të drejtësisë. Sapo ka prodhuar draft-rezolutat që pritet të miratohen. Asnjë nga raportet e shërbimeve të brendshme të Kuvendit nuk ka në përmbajtje, as problematika për institucionet e drejtësisë, as ndonjë nga hallet e Fatmirit.
Fatmir Xhafaj është thjesht një deputet i Kuvendit, pavarësisht titujve që kërkon t’i veshë vetes me një komision që nuk i siguron asnjë tagër, as të thërrasë, as të dëgjojë, as të propozojë. Si deputet mund të propozojë gjithçka që i mban pragu i derës duke kërkuar të zgjidhë listën e halleve personale.
Por kryetar Komisioni nuk bëhet dot. Kuvendi nuk është pazari e as kuzhina e agroturizmit të Fatmir Xhafajt, ku ai mund të përgatisë menynë sipas vaktit apo sipas stinës.
Shërbimet e Monitorimit të Kuvendit, sipas raporteve të shkruara për 1 vit të tërë, nuk kanë në përmbajtjen e tyre asnjërën nga problematikat nga ato që ka halle Fatmiri.
Kjo është e vërteta së cilës Fatmiri nuk i kundërpërgjigjet dot me fantazmën e komisionit pa të mbathura./ CNA
Po sikur të gjithë të jemi ngatërruar? Zelli me të ci...
Kreu i SPAK-ut ka qenë ditën e hënë në Kuvend ku për 4...
Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, po raporton në ...
Opozita dje thirri një protestë. Sali Berisha qëndron ...
Drejtorët hajdutë të Erion Veliajt u denoncuan publiki...
Disa persona mendojnë se Erion Veliaj është i papreksh...
SPAK zhvilloi hetime në lidhje me sterilizimin, pas nj...
Para disa ditësh dëgjova një intervistë të Lea Luarasi...
Skandali i zbuluar nga KLSh-ja dhe i hetuar nga Prokur...
Një krahasim i natyrshëm, dikush në opinioin e tij pol...
Të dielën në mbrëmje, në orët e vona, rreth mesnate, s...
Alibeajn e ka zënë halli dhe ka tri ditë që del e jep ...
Opozita dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kanë zhvil...
Erion Veliaj po përpiqet të bëjë pis këdo në Partinë S...
Janë ditët e fundit apo orët e fundit të mbylljes së h...
Prej disa muaj është raportuar për një komision, i cil...
Kombëtarja shqiptare nis të shtunën e 15 qershorit rru...
Ish-presidenti, ish-kryeministri, kreu i Partisë së Li...
Zgjedhjet për në Parlamentin Evropian shoqërohen gjith...
Gjykata e Apelit më në fund vendosi drejtësi. I dha vu...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...