
Prej disa muaj është raportuar për një komision, i cili në parim dukej se ishte një hap në procesin e integrimit, apo në lidhje me institucionet e pavarura që duhet të kishin përgjegjësi përballë Bashkimit Evropian.(lexo këtu)
Kështu u reklamua dhe si i tillë duhet të kishte mbështetjen e të gjitha palëve, këtë e tha edhe ambasada amerikane, e cila kërkoi një komision bipartizan, pra një komision të vërtetë reformash në rrugën drejt Evropës. (lexo këtu)
Por përpara se të shfaqej politikisht ky komision ishte reklamuar nga Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës, i cili rrugëve të kryeqytetit theksonte se kishte zgjedhur Fatmir Xhafajn dhe i kishte mbushur mendjen Edi Ramës për një komision që do të kontrollonte SPAK-un dhe ky institucion do ta kishte të pamundur që të arrestonte drejtorët e tij. (lexo këtu)

Avancoi në momentet që u arrestuan drejtorët e Erion Veliajt, plasi skandali i dosjes "5D", inceneratorëve dhe me vajtjen e kryebashkiakut Erion Veliaj në SPAK, pasi u pyet për 7 orë, menjëherë pati veprime të tjera me mazhorancën. (lexo këtu)
Kryeministri Edi Rama nuk e ka pranuar asnjëherë që ky komision të ketë të bëjë me SPAK-un, përkundrazi ai deklaron se SPAK-u është aty për shkak të tij dhe ka qenë vullneti i tij politik dhe duhet të kalojnë mbi trupin e Ramës dhe amerikanëve që SPAK-u të mos ekzistojë, apo të sulmohet. Kryeministri thekson se komisioni ka një tjetër detyrë.
Në fakt në të gjitha analizat politike duket se komisioni që në momentin e parë, ku i është caktuar kryetari është i paragjykuar. Është i paragjykuar se është zgjedhur enveristi i fundit për të bërë një komision në lidhje me marrjen në pyetje apo rekomandimet, ndryshimet ligjore dhe çuarjen përpara të procesit të integrimit. Jo thjesht për të si një individ, por për faktin se një komision e ka parlamenti për integrimin dhe drejtohet nga opozita. (lexo këtu)
Mazhoranca për të thithur të gjithë opozitën në proces, mund të ndërtonte një komision tjetër dhe sërish do t’ia jepte opozitës që të bënte dy bashkëkryetarë dhe të tregonte që donte një frymë të vërtetë bashkëpunimi. Pra donte një komision, i cili do të shqyrtonte ndryshimet ligjore, kapacitetet institucionale, procesin e integrimit sipas hapave të mirëpërcaktuara nga BE-ja e kështu me radhë.(lexo këtu)
Por nuk ndodhi kjo. Ndodhi që u ec përpara me një individ, i cili e ka bërë paçavure Reformën në Drejtësi.(lexo këtu)
Deri më tani i vetmi institucion që ka funksionuar është SPAK-u, ka raportime dhe korrupsion për paaftësi të madhe në nivele të ndryshme të gjykatave. Kemi një Gjykatë Kushtetuese, është një ushtri partie. Kemi një Gjykatë të Lartë me njerëz që nuk kanë bërë veting, institucione si KLP apo KLGJ me plot e përplot skandale që u paguhen drekat nga biznesmenë në restorante luksoze për interesa të tyre me drejtësinë, e kështu me radhë.(lexo këtu)
Pse duhet të paragjykohej komisioni? Në fakt që në fillim nisi si një dështim sepse e braktisën ndërkombëtarët. Asnjëri nga institucionet diplomatike nuk shkojnë në fillimet e punimeve të këtij komisioni. Gjithashtu opozitës, së cilës edhe pse iu vendosën përfaqësuesit, e bojkotoi. (lexo këtu)

Duket qartë që komisioni “Xhafaj” ka nisur për të dështuar, sepse qëllimi i tij nuk është aspak i sinqertë, por është një manovër politike për të vënë në presion SPAK-un dhe institucionet e drejtësisë. (lexo këtu)
Të gjithë do të donin një komision, jo vetëm parlamentar, por edhe më të gjerë, jo vetëm bipartizan, por edhe për të gjerë, ku të përfshihen të gjithë aktorët dhe faktorët e shoqërisë, për të gjitha nivelet drejtuese dhe të mbështetjes gjerësisht, të shkonteedhe në reforma kushtetuese, ndoshta të nevojshme për vendin për t’u hyrë në themel të gjithë hapave që na çojnë në BE.
Por të shkosh në BE me një enverist që ka dështuar një Reformë në Drejtësi, duke nxjerrë nga sistemi individë të ndershëm dhe duke mbajtur brenda tij pazarxhinj dhe rilindas, të cilët janë avokatët më të këqij të pushtetit të mazhorancës, apo të shkosh në reformë të integrimit evropian me enveristin e fundit, do t’i thuash Evropës që ne po vijmë, e kemi ndryshuar pasi enveristin e kemi bërë demokrat dhe e kemi proevropian dhe proamerikan, këtë nuk e pranon më kush.
Sa për suksesin e Fatmir Xhafajt të Reformës në Drejtësi që shpaloset me të madhe, të gjithë duhet të kuptojnë se nuk ishte Fatmir Xhafaj që e bëri Reformën në Drejtësi, apo shokët e tij. Fatmir Xhafaj thjesht dhe vetëm në fund mori të printuar dokumentet e përgatitura nga ndërkombëtarët që dhe ato ishin plot gabime e në rast se Xhafaj do të ishte profesionist duhet t’i kishte korrigjuar ato, por nuk e bëri dot kurrë, pasi nuk dinte ta bënte këtë gjë. (lexo këtu)
Nga ana tjetër, Fatmir Xhafaj që shpaloset si vizionar, proevropian, në fakt është një nga njerëzit që drejtoi Reformën në Drejtësi me një grup ekspertësh, të cilët sot e kanë kapur drejtësinë. (lexo këtu)
Kjo është Reforma në Drejtësi e Fatmir Xhafajt që në fakt kishte thjesht dhe vetëm vullnetin e ndërkombëtarëve, se të ishte për Xhafajn, kishte marrë dhe kishte vënë në çdo gjykatë fotografinë e Enverit si dikur para viteve '90. (lexo këtu)
Kjo është reforma e re që pritet nga Fatmir Xhafaj, nga enveristi i fundit, tashmë i braktisur nga ndërkombëtarët dhe nga opozita, ka dështuar që në fillim me komisionin e tij të panevojshëm, i cili kërkon të përdoret si një armik i vërtetë ndaj SPAK-ut./CNA
Kombëtarja shqiptare nis të shtunën e 15 qershorit rru...
Ish-presidenti, ish-kryeministri, kreu i Partisë së Li...
Zgjedhjet për në Parlamentin Evropian shoqërohen gjith...
Gjykata e Apelit më në fund vendosi drejtësi. I dha vu...
Veten e quan zdroms, e quan Lali, por në fakt në një term ...
Pas hetimeve të SPAK-ut, u arrestuan 3 drejtorë të Bas...
Nuk duhet të lodhesh shumë nga ana gazetareske për të bërë...
Kryeministri Edi Rama, sot i ka shkuar deri në fund valles...
Bën vaki edhe kështu, ai që e quante veten lali dhe shiste...
Po ndodh shpesh e më shpesh që disa deputetë, sa herë që d...
Shkrimi i parë i CNA-së i përket muajit dhjetor, duke rapo...
Nëse rreshton fotot e Ajola Xoxajt nga koha e gjimnazit e ...
Jo vetëm luftë kundër korrupsionit, jo vetëm dosje min...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili vetëquhet zd...
Raportimet për një komision anti-SPAK nga shumica qeverisë...
E nderuar Ajola, Prej disa ditësh, ju personalisht, në nd...
“Non-paper” i shpërndarë është një mbledhje në mënyrë meka...
Rama, tri ditë më parë, u bë prezantuesi publik i nismës q...
Fatmir Xhafaj, enveristi i fundit apo enveristi i Veliajt,...
Na ishte seç na ishteee! Na ishte një zog i vogël që e...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...