Po ndodh shpesh e më shpesh që disa deputetë, sa herë që duhet të justifikojnë përdorimin e foltoreve të Kuvendit si çelës për zgjidhjen e halleve personale, ose kur duan që të ushtrojnë presion për halle personale ndaj institucioneve, i veshin vetes stofën e mbajtësit të sovranitetit të popullit.
Ka ndodhur kjo me deputetin Salianji, i cili beson se brenda kostumit të deputetit, nga njëra anë mund të thërrasë gjithë përfaqësuesit e shtetit që t’i japin atij llogari dhe nga ana tjetër, sa herë e kërkon Gjykata niset jashtë shtetit dhe mungon në seanca.
Ky shpërdorim i konceptit të sovranitetit të popullit, deri te Salianji edhe mund të falet, sepse në fund të fundit Salianji kur i duhen mend merr avokat!
Por kësaj liste deputetësh së fundmi ju shtua edhe deputeti Plarent Ndreca. Plarent Ndreca deri dje avokat, papritur paska kapur një copë sovraniteti.
Deputeti Ndreca, gjatë seancës së raportimit në Komisionin e Ligjeve të njërit prej organeve të drejtësisë, iu referua vetes dhe justifikoi sulmin ndaj Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, me pretendimin se ai qenka mbajtës i sovranitetit të popullit.

Në një sulm personal ndaj një institucioni të drejtësisë, Plarent Ndreca kërkoi të fshihet pas popullit.
NË RENDET MODERNË, pushteti i popullit sovran ushtrohet sipas LIGJIT. Ai bazohet në pëlqimin e POPULLIT (SOVRANITET POPULLOR), i cili e ushtron atë nëpërmjet votimit të përfaqësuesve të tij.
Në sistemin tonë, qytetarët (populli) zgjedhin deputetët, kryetarin e bashkisë dhe përfaqësuesit e tjerë, të cilëve u japin pushtetin për të qeverisur.
Në këtë formë, populli e ushtron sovranitetin e vet.
Sovraniteti i popullit ushtrohet si nëpërmjet delegimit, nëpërmjet instrumentit të drejtpërdrejtë të referendumit ose me një sërë instrumentesh ligjore (p.sh. iniciativa legjislative), të cilat gjithmonë çojnë në delegim, sepse nëse një ligj nuk diskutohet nga Kuvendi, ai nuk bëhet dot efektiv.

Por kujdes!
Ligji duhet diskutuar nga Kuvendi! Jo nga Plarent Ndreca!
Nga ana tjetër, vullneti i popullit nuk mbaron tek delegimi, për faktin e thjeshtë se në demokraci - nëse pritshmëritë politike të komunitetit shpërfillen - deputetët mund të zëvendësohen me të tjerë, të zgjedhur nga komuniteti në bazë të nevojave dhe interesave reale të tyre.
Sovraniteti popullor nuk transferohet tek i zgjedhuri (Plarent) dhe as nuk pezullohet derisa i zgjedhuri të zëvendësohet me të tjerë (Plarenta) nga SOVRANI.
Përfaqësimi që merr Kuvendi nga Sovrani, nuk mund dhe nuk duhet të shërbejë si koncept mashtrues, siç ai po përdoret nga kategoria Ndreca-Salianji.

Përfaqësimi nuk do të thotë që secili i zgjedhur ushtron vullnetin e popullit në mënyrë unitare.
Deputetët nuk janë përfaqësues të popullit, por janë politikisht përgjegjës ndaj popullit, si të zgjedhur nga populli gjatë ushtrimit të të drejtës së votës nga populli.
Nëse do ishin përfaqësues të popullit, atëherë do na duhej që të numëronim votat e secilit deputet dhe t’i jepnim secilit aq sovranitet sa mbartet nga pjesëza e popullit që e ka votuar atë individualisht.
Komuniteti, pra populli si i tërë përfaqësohet vetëm përmes Kuvendit sa herë që ky mblidhet për të vendosur.
Sovraniteti ushtrohet nëpërmjet shtetit, jo nëpërmjet Ndrecës apo larg qoftë Salianjit.
Me cilën cilësi deputeti Ndreca beson se po ushtron sovranitetin që i paska përcjellë atij populli?
Cili popull? 500 votuesit që kanë votuar Ndrecën? Plarent Ndreca sot beson se mund të bëjë gallatë në Kuvend, sepse 500 shqiptarë i paskan transferuar atij sovranitetin individual?
Apo deputeti Salianji, që pasi paska futur në xhep sovranin beson se mund të sillet si prokuror me ca të tjerë që njëjtë si ai, (sipas logjikës Salianji-se), mund të pretendojnë që edhe ata kanë një copë sovraniteti nëpër xhepa!
Bile Salianjit populli bashkë me sovranitetin i paska dhuruar edhe të drejtën që t'i fshihet një pushteti të tërë, atij Gjyqësor.

Por nëse Salianjit ju dashka sovraniteti që i paska dhuruar populli për t'ju fshehur, apo për t'i bërë presion Gjykatës, po Plarent Ndreca kujt po i bën presion?
Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë nuk është organ që ushtron vendimmarrje direkte, ndaj e ka kollaj të ndihet imun ndaj sulmeve të Plarent Ndrecës. Po gjykatat dhe prokuroria që marrin vendime të drejtpërdrejta, sa imun mund të jenë ndaj sulmeve të tipit Ndreca?
A ishte sjellja e sotme e deputetit Ndreca prova gjenerale e asaj që do ndodhë nëse rezoluta Xhafaj miratohet në Kuvend?/ CNA
Shkrimi i parë i CNA-së i përket muajit dhjetor, duke rapo...
Nëse rreshton fotot e Ajola Xoxajt nga koha e gjimnazit e ...
Jo vetëm luftë kundër korrupsionit, jo vetëm dosje min...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili vetëquhet zd...
Raportimet për një komision anti-SPAK nga shumica qeverisë...
E nderuar Ajola, Prej disa ditësh, ju personalisht, në nd...
“Non-paper” i shpërndarë është një mbledhje në mënyrë meka...
Rama, tri ditë më parë, u bë prezantuesi publik i nismës q...
Fatmir Xhafaj, enveristi i fundit apo enveristi i Veliajt,...
Na ishte seç na ishteee! Na ishte një zog i vogël që e...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, për të mijtën h...
Shumë kohë më parë CNA ka publikuar disa shënime, edit...
CNA do të sjellë sot dy fakte, të cilat janë të verifi...
Pas shpërthimeve të skandaleve korruptive, dy janë mën...
Është e qartë për opinionin publik se një treshe polit...
Kryeprokurori Olsian Çela ishte një nga njerëzit që mo...
Gati një javë më parë opozita zhvilloi një protestë pa...
Menjëherë pas arrestimeve të disa drejtorëve më të rën...
4 vite më parë CNA publikoi dokumente ekskluzive në li...
Në fakt është e habitshme, edhe pse fatkeqësisht e vër...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...