Mbahet protesta e 25-të kundër qeverisë, qytetarët ‘sfidojnë’ shiun
Këtë të mërkurë ka nisur grumbullimi i qytetarëve për prot...
Këtë të mërkurë ka nisur grumbullimi i qytetarëve për prot...

Sot u zhvillua e disata seancë e radhës në Gjykatën e Apelit ndaj Ervin Salianjit, i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për “Kallëzim të rremë” dhe “Shpifje”.
Salianji është dënuar me një vit burg, por në Apel nuk zhvillohet gjyqi. Një herë nuk shkojnë avokatët e Salianjit, të cilët shfaqen pas disa muajsh, tani nuk shkon avokati i Geron Xhafajt.

Çështja “Babale” është një nga ato çështje me ndjeshmëri të lartë për opinionin publik dhe politikën në Shqipëri.
Në rast se Ervin Salianji ka qenë shpifës dhe ka bërë kallëzim të rremë ai duhet të marrë dënimin sipas ligjit dhe këtë nuk mund ta çojë gjykata pafundësisht në proces të zgjatur gjyqësor apo duke lejuar avokatët të luajnë dhe të kenë teknikalitete, të cilat zgjatin procedurat pafund pa vënë drejtësi.
Në rast se Ervini ka qenë gënjeshtar, të dënohet.

Nga ana tjetër, e njëjta gjë vlen për Geron Xhafajn dhe avokatin e tij Ardian Visha, i cili sot nuk ka qenë i pranishëm në gjyq. Në rast se klienti i tij ka gabuar apo ka gënjyer apo ato që ka thënë Ervini kanë qenë të vërteta, të marrë përgjegjësi dhe Ervini të marrë kredon e duhur politike që i takon.

Por nuk mundet kurrsesi të zgjatë pafundësisht, nuk mundet kurrsesi të kthehet në një telenovelë të gjatë turke, në një telenovelë të gjatë orientale thjesht dhe vetëm për një arsye.
Një ministër është larguar për këtë skandal. Opozita ka ngritur akuza ndaj ish-ministrit.
Ervin Salianji ishte trumbetuesi dhe fituesi i kauzës, po bën karrierë politike, po mban poste. Tentoi të bëhej kreu i grupit parlamentar. E quan kontribut politik. Ndërsa gjykata, fle gjumë. Nuk jep vendim. Përdor procedura dhe nuk ka dënim as për Salianjin, nuk ka dënim as për palën tjetër.
Nuk mund të ndodhë që përplasim brirët në Shqipëri, ka protesta, ka kauzë, largime ministrash, shantazh politik dhe të gjithë jetojmë të qetë, hajde se kalon se, politikë ishte.

Kjo nuk mund të ndodhë. Drejtësia nuk mund të funksionojë kështu. Çështja “Babale” është një nga skandalet, një nga dështimet më të mëdha të kësaj reforme.
Nuk mund të vazhdojë pafundësisht një gjyq për një çështje të tillë me aq shumë ndjeshmëri publike.
Është apo jo “Babalja”, është apo jo Ervin Salianji, vëllai i ministrit apo kushdo tjetër.
Çfarë ndodh vallë me qytetarët e thjeshtë?
Sa shpejt u mbaron çështja, sa shpejt dënohen?
Pse? Sepse ka avokatë të përgjegjshëm që ndjekin procedurat.
Sa shpejt dalin të pafajshëm, pse, sepse ka dhe gjyqtarë të ndershëm dhe të drejtë që vazhdojnë dhe u shkojnë çështjeve deri në fund.
Si mund të lejohet?
Pas një reforme që ka kushtuar qindra miliona euro. Të tallen me shqiptarët duke mos marrë një vendim në lidhje me një gjykim të kryer në një shkallë më të ulët dhe me një vendim të zbardhur nga ajo.
Sot mungon avokati i viktimës dhe jo avokati i akuzuesit, që tregon se ka një pazar të pistë politik nën hije në lidhje me këtë çështje, të cilat mesa duken duan ta zgjasin pafundësisht thjesht për t’iu afruar kohës së një amnistie të mundshme dhe që Salianji të shpëtojë pa u lagur ashtu siç ka shpëtuar çdo politikan në shumicën e rasteve të tilla në Shqipëri./CNA.al
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka deklaruar se kandi...
Kreu i PL-së, Ilir Meta, në një dalje për mediat, ka uruar...
Presidenti Bajram Begaj ka uruar të gjithë mësuesit, në di...
Analisti Kreshnik Spahiu ka dhënë arsyet se përse Lulzim B...
Gazetari Arjan Çani ka bërë një deklaratë të fortë për...
Analisti Andi Bushati ka folur me tone të ashpra për E...
Akademiku Artan Fuga është shprehur se tensionet mes dy gr...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është pye...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehu...
Enkelejd Alibeaj ka kërkuar sërish bashkimin e demokra...
Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike, Jozefina Topal...
Deputeti socialist, Petro Koçi ka folur në lidhje me situa...
Ekspertja e çështjeve zgjedhore dhe ligjore, Ledina Mandij...
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji e ka dredh ...
Analisti Andi Bushati ka ironizuar Lulzim Bashën, i cili n...
Avokati Genc Gjokutaj ka komentuar deklaratën e kreut të p...
Ish-presidenti Bamir Topi ka folur për situatën në Partinë...
Përfaqësuesi Ligjor i Partisë Demokratike, Ivi Kaso ka dek...
2 dokumentat e mëposhtme tregojnë publikisht se si Lul...
CNA publikoi sot dokumentin që tregonte se Lulzim Bash...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...