Alibeaj me dokumenta false/ Berisha: Nëse pranohet, KQZ zbaton urdhërat e Ramës
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehu...

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është pyetur mbrëmjen e sotme nëse do të bashkëpunojë me Enkelejd Alibeajn dhe ish-kreun e PD, Lulzim Basha.
Berisha mbajti qëndrim të prerë, teksa tha në emisionin “Opinion” se nuk do të bashkëpunojë me Bashën dhe Alibeajn për zgjedhjet e 14 majit.
Kjo pasi sipas tij, ata janë pengje të kryeministrit Edi Rama dhe vendosën standardet më të ulëta të integritetit njerëzor në politikë.
“Nuk ka marrëveshje me pengje, po nuk i dha leje pengmarrësi. Lulzim Basha dihet botërisht, fillimisht njerëzit, jo të gjithë e besonin që ishte peng. Tani me zhvillimet e fundit dhe me daljen në dritë të të gjitha aferës Rama-McGonigal është e qartë si kristali se mbyllja e dosjes në Apel nga Edi Rama ishte pengmarrje për Lulzim Bashën, të sigurtë të jeni se jo më pak i marrë peng është Enkelejd Alibeaj dhe me pengje të jesh i bindur mund të negociosh me pengmarrësin, por me pengun nuk ka negociata sepse pengu është në dorën e pengmarrësit. Ata që mendojnë se mund të negociohet me Bashën dhe me Alibashën, ata mendojnë se mund të negociohet me hiçin. Ata janë thjesht pengje, vegla në duart e Edi Ramës.
Këta dy persona vendosën standardet më të ulëta të integritetit njerëzor në politikë. 30 vite në politikë, shkelmimin që i kanë bërë ata vetes së tyre, nuk ju ka bërë askush në 32 vite. Për këtë absolutisht që nuk më vjen mirë, por ndjej lehtësim që ata kanë marrë vendin që meritojnë.
Vula mbahet peng nga Edi Rama dhe ajo është për t’u çliruar. Qëllimi i tyre i parë ishte që ne të mos marrim pjesë në zgjedhje. Ne do të marrim pjesë në zgjedhje dhe nga këto zgjedhje ne do të dalim më të fortë se kurrë. Këta janë përpëlitje të njerëzve që nuk kanë asnjë moral, asnjë princip, të njerëzve të korruptuar. Në këtë aspekt, ne ndihemi krenarë dhe më të motivuar se kurrë në këtë betejë”, nënvizoi kryedemokrati./ CNA.al
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehu...
Enkelejd Alibeaj ka kërkuar sërish bashkimin e demokra...
Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike, Jozefina Topal...
Deputeti socialist, Petro Koçi ka folur në lidhje me situa...
Ekspertja e çështjeve zgjedhore dhe ligjore, Ledina Mandij...
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji e ka dredh ...
Analisti Andi Bushati ka ironizuar Lulzim Bashën, i cili n...
Avokati Genc Gjokutaj ka komentuar deklaratën e kreut të p...
Ish-presidenti Bamir Topi ka folur për situatën në Partinë...
Përfaqësuesi Ligjor i Partisë Demokratike, Ivi Kaso ka dek...
2 dokumentat e mëposhtme tregojnë publikisht se si Lul...
CNA publikoi sot dokumentin që tregonte se Lulzim Bash...
Enkelejd Alibeaj është pyetur mbrëmjen e sotme se cili...
Vetëm pak minuta më parë ka përfunduar mbledhja e Enkelejd...
Kryeministri Edi Rama ka përkujtuar 25-vjetorin e Epopesë ...
I dënuari si mashtrues me vendim gjykate, që shfaqet n...
Analisti Kreshnik Spahiu ka deklaruar se Lulzim Basha ka f...
Gazetari Romir Saraçi ka reaguar në lidhje me dokumentin e...
Kryedemokrati Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi më anë ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...