web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Thjesht Erioni!

3 Qershor 2024, 12:05, Editorial CNA

Nuk duhet të lodhesh shumë nga ana gazetareske për të bërë një renditje të personazhit “Erion”. Fjalën e kemi për Erion Veliajn, të cilit do t’ia rendisim disa fakte dhe detaje që fillojnë me futjen e tij në politikë.

Njeriu që reklamon veten me b*le hekuri, si pronar i SPAK-ut, pronar i drejtësisë, pronar i Shqipërisë, është dikush me një të shkuar mjaft të zymtë.

E SHKUARA E ERRËT E ERION VELIAJT

Erion Veliaj ende sot e kësaj dite, megjithëse ka gati 20 vite në politikë, nuk ka sqaruar çështjen e arsimimit të tij, të shkollës së lartë.(LEXO KETU)

Ka pasur akuza të forta që është i pashkolluar. Erion Veliaj është njeriu që nën drejtimin e “Mjaft” përdori shuma marramendëse parash për të cilat ka pasur akuza dhe dyshime për keqpërdorim të tyre.

Thjesht Erioni!
Erion Veliaj

Këto fonde i përdori për të rrëzuar PS-në nga pushteti në vitin 2005. Në atë kohë Erion Veliaj ishte një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Sali Berishës.

Në vitin 2009, me çetën e tij, Erion Veliaj themelon partinë “G99”, një parti që mori një grusht votash. Nuk i votuan as familjarët e tyre, atë dhe sojin e sorollopin e tij.

Në 2013 futet brenda PS-së dhe bëhet deputet duke marrë një ministri mjaft të rëndësishme. Fillon spektaklin e tij dhe për dy vite lufton me mish e me dhëmbë për t’u bërë kryetar i Bashkisë së Tiranës.

Edi Rama e kandidon me një opozitë të copëtuar që nxjerr një kandidat formal dhe Erion Veliaj fiton. Nga viti 2015 e në vazhdim, Erion Veliaj është kryebashkiaku i Tiranës. Në 2019 ka marrë një mandat të falur nga Lulzim Basha, familjarëve të të cilit u ka bërë plot huadhënie politike.

GODITJET POSHTË BREZIT TË ERION VELIAJT

Erion Veliaj luftoi me FSHF-në, tentoi të rrëzonte Armand Dukën, të cilit më pas shkoi dhe iu lut, iu përul, por “Papa u zgjodh, zagari u lidh”. (LEXO KETU)

Thjesht Erioni!

U trajtua si një zagar, Erion Veliaj u përdor si një qen gjahu. Më pas Duka u zgjodh në krye të FSHF-së dhe Veliaj u tërhoq, edhe pse Duka u tregua qytetar dhe i hapi krahun diku, Erion Veliaj sërish tentoi ta kafshonte.

Erion Veliaj është njeriu që lufton brenda së majtës me media për të goditur eksponentët kryesorë të PS-së, siç ka sulmuar dhe goditur ashpër Saimir Tahirin, zv.kryeministren aktuale Belinda Balluku dhe shumë e shumë zyrtarë, ministra, deputetë, të cilët nuk e përfillin apo kur dikush ngre kokën në politikë goditet nga Veliaj, i cili e ka shpallur veten trashëgimtari i Edi Ramës.

Në fakt Edi Rama është ende i ri për të gjetur trashëgimtarin e tij, ndoshta do të duhet të rritet Zaho, pasi Edi Rama nuk është as budalla dhe as i çmendur, që t’i lërë partinë dhe të majtën Erion Veliajt. Bën luftë brenda llojit dhe në Bashkinë e Tiranës strehoi një bandë me hajdutë.

Shumica e drejtorëve të tij janë në burg, të tjerë janë në hetim dhe pritet të arrestohen, shumë prej tyre janë në hetim pasurie.

DIRIGJENTI I KORRUPSIONIT TË INCENERATORËVE

Krijuan një skemë kriminale korrupsioni siç është dosja “5D”, ku arritën deri aty që tenderët t’i zhvillonin vetë, i fitonin vetë dhe punimet i bënin punonjësit e bashkisë.

Erion Veliaj i mohonte, megjithëse kishte pasur me dhjetëra njoftime, shkrime dhe denoncime që duhet të ndalte hajdutërinë e drejtorëve të tij, përkundrazi ai me shpresën se nuk e shesin, i mban me fjalë, i mban me gënjeshtra se në rast se drejtorët do të flasin ai do shkojë me ta, por edhe sikur të mos flasin tashmë Erion Veliaj ka mbaruar.

Njeriu i inceneratorëve, pas daljes së Arben Ahmetajt nga skema, njeriu që ka marrë në kontroll bandën e inceneratorëve dhe ka bashkëpunuar ashpërsisht me ta, ka shpërndarë para në media, ka dirigjuar korrupsionin e inceneratorëve, emrin e ka Erion Veliaj.

“Show”-n më të fundit e bëri disa javë më parë, doli në media dhe tha se nuk e kishin thirrur në SPAK, por do të shkonte vetë, por ngeli sërish si zagar te dera e SPAK-ut, si qen i rrahur, për rreth 1 orë dhe pas 7 orësh kur doli i thirri vetëdijes dhe filloi të fliste.

Thjesht Erioni!
Erion Veliaj në SPAK

Ky është Erioni ai që e quan veten zdroms, pra Veliaj, kryetari i Organizatës së Hajdutëve në Bashkinë e Tiranës, njeriu i inceneratorëve, i dosjes “5D”, njeriu i 99-çave, njeriu i sulmeve, intrigave, thikave pas shpine, pabesive, maskarallëqeve brenda politikës shqiptare.

Verem i thotë dikush, helm dikush tjetër, e shajnë dhe e fyejnë, e poshtërojnë, por nuk do t’ia dijë çfarëdolloj pështyme që i bie mbi ballë e fshin dhe thotë “ja, jam i pastër”, megjithëse fytyra e tij është e mbuluar me pështymat që i vijnë për shkak të neverisë dhe të ndyrësisë që ka ky individ me emrin Erion Veliaj.

Ndoshta këta rreshta janë pak, ka dhe të tjerë më shumë, por i përmblodhëm për të mos ju lodhur, pasi do të duheshin ditë e javë të tëra për të shkruar për këtë helm të neveritshëm, këtë gjarpër të pështirë të politikës shqiptare./ CNA

 





Lajmet e fundit nga