Bën vaki edhe kështu, ai që e quante veten lali dhe shiste fiq, mund të kthehet nga lali në lolo dhe këtë e ka bërë SPAK-u me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.
Dikush do të pyesë pse lolo, po e renditim poshtë mes rreshtash.
Kur SPAK-u dhe prokurori Dritan Premçi firmosën marrjen në pyetje të Erion Veliajt, ky i fundit u sëmur, i plasi tëmthi. Ne i kemi uruar të shkuara kryebashkiakut se te shëndeti nuk bëhet shaka, por pastaj se ç’shpiku disa udhëtime jashtë shtetit, ku nëpër aeroporte i binin gratë para këmbëve dhe ky shërbëtori i madh i popullit i ndihmonte.
Pastaj doli në një televizion të paguar nga inceneratorët dhe tha se SPAK-u nuk e kishte thirrur, por ky do të paraqitej vetë se do të takonte disa “kolegë” për të diskutuar në mënyrë pro aktive. Në fakt, fletëthirrja i kishte vajtur dy herë, shkoi në SPAK një orë para dhe aty e lanë një orë te dera, e lanë si lolo, lalin.
Atë lali që kishte bërë si lolo aeroporteve të Evropës, që ishte sëmurur kur i vajti fletëthirrja, tani e pamë të qëndronte te dera dhe të priste që “kolegët” ta fusnin brenda. Kolegët e nderuar e lanë një orë në pritje dhe i treguan se në SPAK nuk mund të shkosh kur do ti, si lolo, as si lali, por do të shkosh si zyrtar kur të thërrasin. Përgjigjen e morri dhe nga vetë Altin Dumani pak ditë më parë. (Lexo këtu)

Më pas, ndodhën qyfyre të tjera. Doli në media dhe sulmoi kë mundi. Akuzoi gazetarë, botues, çfarë nuk nxori nga goja, i foli vetëdija. Mes rreshtash dhe pyetjesh lali që ishte bërë lolo pak orë më parë e kishte kuptuar se çfarë kishte ndodhur, se çfarë kishte hetuar SPAK-u, pasi “kolegët” nuk e kishin mbajtur kot 7 orë.
Më tej, filloi të dalë duke qeshur në rrugë, të tregojë se nuk ka problem dhe të fillojë me tezën se e ka mbyllur me SPAK-un, nuk do t’i bëjnë asnjë hetim, ashtu sikundër kishte thënë më parë se ai i kishte b*let prej hekuri, SPAK-un e kontrollonin ata, drejtorët nuk ia prekte njeri dhe tani gjysma e bashkisë është në burg, pritet të shkojnë edhe disa të tjerë. (Lexo këtu)

Lali u kthye në lolo sërish sepse tha se nuk do të hetohej, por pak ditë më parë i doli në media se po i hetohej pasuria, lali që ishte bërë lolo. Këtë që nuk e hetonte SPAK-u, tashmë po i hetojnë familjarët, bashkëshorten, vëllain, nënën, kolegët e lalit që ishte bërë lolo.
Sot lali kishte rolin e tij të fundit si lolo, duke shkuar në Milano për të thënë se ishte ai në takimin me Ramën, kishte postuar edhe një status të kryeministrit në rrjetet sociale sikur e kishte të vetin, hodhi postime, bëri reklama sa “plasi”. (Lexo këtu)

Në fakt, në fund edhe vetë Rama e la lalin si lolo. Hyri brenda, as nuk i dha dorën, i ktheu kurrizin, e injoroi totalisht dhe lali sot ngeli sërish si një lolo. (Lexo këtu)

Dhe kjo jo se ai ka qejf, por SPAK-u me veprimet që ka bërë i ka treguar lalit se si ai mund të bëhet një lolo, se si ai që shiste fiq dhe martohej kalave, se si ai që shiste fiq dhe ka 3 kate banesë në një nga zonat me luksoze të Tiranës, vlera e së cilës ndoshta është me qindra mijëra euro, ai që shiste fiq, që bashkëshortja e tij i shton aksionet nëpër kompani apo braktis jurisprudencën dhe merret me kurim arti, ai që shiste fiq dhe vëllai i tij merr një kompani dhe me ardhjen e lolos në krye të bashkisë apo siç e quan veten ai kreu i organizatës ku janë kapur plot hajdutë, i qindrafishohet xhiroja, i shkon me miliona euro qarkullim, dhjetëra miliona euro, sapo lali shkon kryetar bashkie.
Tani SPAK-u po ia heton të gjitha, për të treguar se nuk kemi të bëjmë më një lali që shiste fiq, por kemi të bëjmë me një lolo të politikës, i cili do të shkojë përballë ligjit. Ky është rasti kur SPAK-u e merr lalin dhe e bën lolo./ CNA
Po ndodh shpesh e më shpesh që disa deputetë, sa herë që d...
Shkrimi i parë i CNA-së i përket muajit dhjetor, duke rapo...
Nëse rreshton fotot e Ajola Xoxajt nga koha e gjimnazit e ...
Jo vetëm luftë kundër korrupsionit, jo vetëm dosje min...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili vetëquhet zd...
Raportimet për një komision anti-SPAK nga shumica qeverisë...
E nderuar Ajola, Prej disa ditësh, ju personalisht, në nd...
“Non-paper” i shpërndarë është një mbledhje në mënyrë meka...
Rama, tri ditë më parë, u bë prezantuesi publik i nismës q...
Fatmir Xhafaj, enveristi i fundit apo enveristi i Veliajt,...
Na ishte seç na ishteee! Na ishte një zog i vogël që e...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, për të mijtën h...
Shumë kohë më parë CNA ka publikuar disa shënime, edit...
CNA do të sjellë sot dy fakte, të cilat janë të verifi...
Pas shpërthimeve të skandaleve korruptive, dy janë mën...
Është e qartë për opinionin publik se një treshe polit...
Kryeprokurori Olsian Çela ishte një nga njerëzit që mo...
Gati një javë më parë opozita zhvilloi një protestë pa...
Menjëherë pas arrestimeve të disa drejtorëve më të rën...
4 vite më parë CNA publikoi dokumente ekskluzive në li...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...