Kryeministri Edi Rama, sot i ka shkuar deri në fund valles së tij të lodhur për të ngritur një Komision të Posaçëm parlamentar, një komision, i cili ka shqetësuar ndërkombëtarët, në mënyrë të veçantë zyrën e BE-së në Tiranë.
Edhe ambasada e SHBA-së ka qenë e qartë duke thënë se në rast se do të ketë një luftë ndaj korrupsionit me reforma të mirëfillta, komisioni duhet të jetë bipartizan, pra duhet të jenë të përfshira të gjitha palët politike. (LEXO KETU)
Por mesa duket kryeministri Rama nuk ka ndërmend ta bëjë këtë, ai ka ndërmend t’i japë Erion Veliajt, Fatmir Xhafajn, në krye të komisionit për të ushtruar presion ndaj SPAK-ut dhe asgjë më shumë sesa kaq.
SHpresojmë që deri në kohën që do të bëhet gati Xhafaj për të bërë ndonjë reformë apo ndonjë ndryshim ligjor, Erion Veliaj mund të ketë kryer punë me ligjin.
Megjithatë, le të shikojmë një detaj.
Lojtarët bien dhe makineria vazhdon dhe gllabëron, loja është e njëjta. Duket qartë se Edi Rama bën sikur do të bëjë reforma me antikorrupsionin, me antikrimin, ndërkohë që pushteti është i mbështetur mbi ta.
Pse theksohet ky fakt?
Sepse u desh hetimi i SPAK-ut për të ndaluar njerëzit e dosjes “5D” megjithëse ishin denoncuar, u desh SPAK-u për inceneratorët megjithëse ishin denoncuar, u desh SPAK-u për sterilizimin, u desh SPAK-u për koncesionet dhe për korrupsionin, u desh SPAK-u që Edi Rama ta kuptonte se ministrat e tij ishin hajdutë, u desh SPAK-u që të ikte zv.kryeministri, u desh SPAK-u që të shkojnë ministrat në rresht atje. Duhej SPAK për shtabin elektoral të Veliajt që jashtë fushate kanë rolin e drejtorëve hajdutë.
Si u bëka antikorrupsion vetëm me SPAK-un?
Si ka mundësi që kryeministri ynë nuk ka referuar në SPAK apo në prokurori një zyrtar të tijin, një ministër, një kryetar bashkie?
Doli denoncimi i dosjes “5D”, pse nuk hetoi Kryeministria?
Dolën aferat dhe skandalet e tjera, pse nuk shkoi Kryeministria t’i verifikojë faktet dhe dokumentet që nxirrnin mediat në lidhje me inceneratorët apo korrupsione të tjera?
Nuk ka asnjë referim të tijin në SPAK, ndaj është e vështirë të besohet se kryeministri ynë do të bëjë një luftë ndaj korrupsionit, kur deri tani ka 11 vite në pushtet. Çbëri këto 11 vite? Mblodhi "kufomat e korrupsionit" që la SPAK?
Ndonëse po bëhet gati për përfundimin e mandatit të tretë, ende nuk ka asnjë veprim, të paktën me akte parandaluese ndaj korrupsionit, sepse këto janë akte parandaluese që tregojnë edhe autoritetin e zyrës së kryeministrit, por nuk ka ndodhur.
Pse duhet ta bëjë Komisioni i Posaçëm i Fatmir Xhafajt? Me kë do të bëhet lufta ndaj krimit me komisionin, ecja përpara? Me këta që sollën Rilindjen në pushtet?

Bashkë me Ilir Metën që po hetohet nga SPAK-u? Me deputetët që ishin pjesë e Grupit Parlamentar të PS-së dhe tani po dalin në aplikacionin “Sky”, duke folur për vrasje me pagesë dhe për dhjetëra miliona euro pasuri? Me Babalet?
Një paradoks, një komision cinik, një provokim dhe një sinjal i qartë ndaj SPAK-ut për të bërë sa më shpejt dhe sa më fort detyrën sepse me komisione të tilla nuk bëhet luftë ndaj korrupsionit. Me komisione të tilla thjesht dhe vetëm lojtarët bien dhe hyjnë lojtarë të rinj, makineria vazhdon të gllabërojë.
Ndaj dhe ky komision nuk mund të jetë një betejë kundër korrupsionit, por ky komision është një betejë për të frenuar SPAK-un për të luftuar korrupsionin.
Për më tepër, kanë gjetur një hetues të diktaturës, enveristin e fundit në krah të 99-çave që doli paturpësisht pak ditë më parë në Parlament dhe mbrojti drejtorët hajdutë të Erion Veliajt, që të bëjë reformën kundër korrupsionit.
Le t’i hetojë SPAK-u pasurinë, le t’i hapë kartelën Fatmir Xhafajt dhe atëherë do ta shikojmë se kush është ky i fundit, ndërkohë që po hetohet pasuria e Erion Veliajt.
Ndaj, komisione të tilla me këtë fabul nuk i beson kush se mund të luftojnë korrupsionin sepse korrupsioni është më këmbë dhe kryeministri, zyrat e tij, institucionet që ka në varësi mund ta luftojnë fort pa pasur nevojë të bëhen të tilla komisione, ashtu sikundër mund ta luftojë dhe krimin pasi ka pushtetin.
Në të dyja rastet, edhe korrupsioni, edhe krimi janë aty dhe nuk luftohen me Komisione të Posaçme, por me vullnet nga kryeministri, i cili duhet t’u kishte shtënë tmerrin varësve të tij sepse ka zyrat antikorrupsion në kryeministri që çfarë bëjnë, asgjë më shumë, thjesht korrupsion si gjithë të tjerët.
Prandaj nuk luftohet korrupsioni me korrupsion, por korrupsioni luftohet me vullnet të qartë dhe të pastër politik, edhe me luftë ndaj krimit, edhe ndaj fenomeneve të tjera ndaj shoqërisë./ CNA
Bën vaki edhe kështu, ai që e quante veten lali dhe shiste...
Po ndodh shpesh e më shpesh që disa deputetë, sa herë që d...
Shkrimi i parë i CNA-së i përket muajit dhjetor, duke rapo...
Nëse rreshton fotot e Ajola Xoxajt nga koha e gjimnazit e ...
Jo vetëm luftë kundër korrupsionit, jo vetëm dosje min...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili vetëquhet zd...
Raportimet për një komision anti-SPAK nga shumica qeverisë...
E nderuar Ajola, Prej disa ditësh, ju personalisht, në nd...
“Non-paper” i shpërndarë është një mbledhje në mënyrë meka...
Rama, tri ditë më parë, u bë prezantuesi publik i nismës q...
Fatmir Xhafaj, enveristi i fundit apo enveristi i Veliajt,...
Na ishte seç na ishteee! Na ishte një zog i vogël që e...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, për të mijtën h...
Shumë kohë më parë CNA ka publikuar disa shënime, edit...
CNA do të sjellë sot dy fakte, të cilat janë të verifi...
Pas shpërthimeve të skandaleve korruptive, dy janë mën...
Është e qartë për opinionin publik se një treshe polit...
Kryeprokurori Olsian Çela ishte një nga njerëzit që mo...
Gati një javë më parë opozita zhvilloi një protestë pa...
Menjëherë pas arrestimeve të disa drejtorëve më të rën...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...