Disa muaj pasi CNA raportoi lajmin e parë se mazhoranca po përgatiste një komision special për t’i bërë karshillëk SPAK-ut dhe institucioneve të pavarura, kryeministri Edi Rama sot e shpalli publikisht pas një fjalimi të gjatë. Rama shpërndau edhe një rezolutë, e cila nuk është as më shumë dhe as më pak paçavurja apo anti-reforma në drejtësi.
“Të përmirësojë rolin e tij ligjvënës, monitorues dhe mbikqyrës në funksion të mirëqeverisjes në të gjitha nivelet, ekzekutive dhe ligjbërëse, qendrore e vendore, përmes mekanizmave dhe rregullave që fuqizojnë respektimin e ligjit dhe rritjen e transparencës në vendimarrje, aksesin e qytetarëve dhe gjithëpërfshirjen e shoqërisë civile në procesin legjislativ dhe vendimmarrjen e qeverisjes qendrore e vendore, parandalimin e konfliktit të interesit dhe lobimit për interesa private, thellimin e procesit të digjitalizimit të shërbimeve publike dhe kontrollin më të mirë ndaj tyre, përmirësimin e llogaridhënies dhe transparencës të pastërtisë së figurës së funksionarëve të lartë të zgjedhur ose të emëruar, forcimin e mekanizmave për kontrollin e integritetit të funksionarëve e zyrtarëve të të gjitha niveleve, ngritjen e mekanizmave funksional për transparencën financiare dhe zhvillimin e kulturës e qasjes demokratike të partive politike etj”, thuhet në një nga pikat e rezolutës.
Me këtë projekt-rezolutë dhe pikat e shpallura, qartazi një komision personal i Rilindjes dhe 99-çave të saj bëhet ligjvënës, monitorues, mbikëqyrës mbi qeverinë dhe Parlamentin dhe i jep vetes atributet që Kuvendi të dalë mbi KLGJ-në dhe KLD-në.

Pra, kjo qeveri që flet me pathos për Reformën në Drejtësi gjen një instrument që të rrëzojë institucionet e drejtësisë.
Për të kuptuar se çfarë po ndodh mjafton të shikojmë sjelljen e qeverisë, e cila na thotë se kemi bërë një Reformë të suksesshme në Drejtësi në çdo rast korrupsioni, skandali apo afere që hetohet nga SPAK-u.
Kur është e suksesshme pse duhet një reformë tjetër? Apo pse duhet të bëhet një komision i tillë që në finale sulmon në thelb Reformën në Drejtësi?
Kryeministri thotë se është i kënaqur me rezultatet dhe se ai nuk do të bashkëpunojë me korrupsionin. Por kur është i kënaqur pse duhet të dalë me një plan të ri?
Në fakt, kur je i këknaqur nuk bën plane të reja, nuk ndërhyn te reforma, nuk ndërhyn tek institucionet e saj, por me Ramën ndodh e kundërta.
Së pari, kryeministri deri tani nuk ka mbajtur asnjë përgjegjësi moral dhe politik. Edhe pse kërkon të bëjë të kënaqurin, Edi Rama me lojërat e tij ka dashur të heqë nga supet akuzat që i kanë ardhur nga ministrat e tij hajdutë.

Maksimumi i përgjegjësisë politike të tij është hakmarrja ndaj Safet Gjicit, i cili në fakt dëmin ekonomik e kishte 0 lekë, por më shumë kishte dëm moral dhe etik.
Nuk ka mbajtur përgjegjësi Edi Rama për asnjë nga hajdutët e qeverisë dhe nuk ka sesi të jetë i kënaqur, ndaj dhe po kërkon të fusë duart në Reformën në Drejtësi.
Së paku, është kjo që lexohet qartë, sepse mund të jetë edhe një nxjerrje në pritë e Erion Veliajt dhe Fatmir Xhafajt për t’i hequr qafe përfundimisht.
Kompetencat e komisionit janë totalisht të paqarta, do bëjë ligje, do bëjë raporte, do mbikëqyrë, etj. Duket si një kryesi e re e Rilindjes dhe 99-çave për t’i qëndruar përballë SPAK-ut dhe institrucioneve të pavarura.
Opozita mungon, nuk ka pasur deri më trani asnjë rol në proces, Edi Rama e ka përgatitur vetë të gjithë me një grup besnikësh dhe kërkon që komisionin t’ja besojë enveristit të fundit dhe 99-çit të parë, Fatmir Xhafajt.

Në këtë komision opozita minimalisht duhet të kishte ekspertë të saj, të diskutohej, të shikoheshin pikat ku përputheshin palët, të përgatitej një draft, palët të diskutonin mbi draftin e kështu me radhë.
Asnjë nga këto nuk ndodhi, por njeriu që nuk ka mbajtur asnjë përgjegjësi politike dhe morale për gjakderdhjen financiare të Rilindjes, për hajdutërinë me inceneratorët, “5D”-në, tenderat koncesionet, etj. minimalisht po përpiqet të godasë SPAK-un me lloj lloj shpikjesh duke përdorur gjoja mbështetjen dhe luftën ndaj korrupsionit si armë kundër SPAK-ut dhe institucioneve të pavarura.
Edi Rama në këto 10 vite ka pasur qeverinë, ka pasur Parlamentin, ka pasur pushtetin vendor, ka Presidentin, ka nën kontroll jo pak struktura të sistemit të Drejtësisë, Gjykatën Kushtetuese, Gjykatën e Lartë, gjyqtarë pafund janë në mbështetje të mazhorancës dhe lind një pyetje:
Kur nuk bëri gjë ndaj korrupsionit në 10 vite në pushtet, pse do ta bëjë një vit para zgjedhjeve dhe në luftë kundër SPAK-ut?
Edi Rama ka krijuar një KPP të re me afat 3 vjeçar, kur në fakt mandati i Parlamentit i mbaron për 1 vit. Me KPP-në e re, Rama do një vetting të dytë ndaj drejtësisë që ka jashtë kontrollit dhe për këtë pas shfaqjes së shokëve duket se i ka shtrirë dorë Sali Berishës që ndodhet në ballkon, Ilir Metës që ka plot halle me drejtësinë e re, apo Lulzim Bashës.

Në mos njërin apo tjetrin kryeministri kërkon që t’i ketë në skenarët e tij kundër SPAK-ut, Reformës në Drejtësi, që në fakt Edi Ramës i ka burgosur ministra, kryetarë bashkish, zyrtarë të lartë, ka në kërkim ish-zv.kryeministrin dhe duket se halli më i madh është që të mbahet gjallë dhe të shpëtojë Erion Veliajn.
Edi Rama thjesht po kërkon të luftojë korrupsionin duke krijuar instrumenta, që në fakt mbrojnë hajdutët e tij. Fakt është se po kërkohet të tridhet Reforma në Drejtësi.
Një njeri që për 10 vite megjithëse ka dhjetëra institucione për ta kontrolluar korrupsionin dhe nuk ka bërë asgjë, nuk ka çfarë të bëjë me shpikjet e tij që tregojnë frikën dhe panikun që ka nga SPAK-u./ CNA
Drejtuesi i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ka dorëzua...
Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar Planin e Rri...
Pas dy orësh ka përfunduar protesta para Bashkisë së T...
Protestuesit janë duke goditur me vezë dhe mollë godinën e...
Opozita po zhvillon protestën e 6-të para Bashkisë Tiranë,...
Prej më shumë se gjysmë ore ka nisur protesta para Bas...
Kryeministri Edi Rama, në mbledhjen e kabinetit qeveri...
Kryeministri Edi Rama, në mbledhjen me deputetët dhe m...
Kryeministri Edi Rama, në mbledhjen me ministrat dhe d...
Kreu i qeverisë, Edi Rama, në mbledhjen e sotme me dep...
Të gjithë e dimë që gjatë qeverisjes së kryeministrit ...
Pas përfundimit të mbledhjes së grupit anti-SPAK, kreu...
Gazetari Armand Shkullaku e ka cilësuar si shantazh dh...
Gazetarja Klodiana Lala ka folur mbrëmjen e sotme për ...
Kryetari i PL-së, Ilir Meta ka vijuar të drejtojë akuz...
CNA ka denoncuar tentativat e mazhorancës për të kontr...
Kryetari i PL-së, Ilir Meta ka lajthitur sërish dhe ka...
Kryetari i PL-së, Ilir Meta, ka mburrur veten në dalje...
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka reaguar pasi DASH mohoi...
Ditën e nesërme, në SPAK do të dorëzohet një tjetër ka...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...