Pastrimi i parave në ndërtim/ Kreu i SPAK-ut: Kemi kompani nën hetim
Kreu i SPAK-ut Klodjan Braho ka deklaruar se janë kryer tr...
Kreu i SPAK-ut Klodjan Braho ka deklaruar se janë kryer tr...
Pasi lexon Draft-Rezolutën e shpërndarë nga eksponentë të mazhorancës, pyetja që lind vetiu është pse duhet që disa deputetë të mblidhen në një Komision të ri, kur secili prej tyre është aktualisht anëtar i komisioneve të përhershme parlamentare.(LEXO KETU)
Aktualisht Kuvendi është i përfshirë në procesin e zakonshëm të raportimeve të institucioneve të pavarura, atyre të krijuara me ligj të veçantë dhe institucioneve kushtetuese.
Në linjën zyrtare të raportimit, të gjitha institucionet pa përjashtim kanë detyrimin që buron nga ligjet e veta organike që sipas kalendarit të miratuar dhe të njoftuar nga Kuvendi dhe Komisionet e Përhershme Parlamentare, raportojnë në seanca që transmetohen live nga faqja e dedikuar për këtë qëllim.
Asnjë institucion nuk mund t'i fshihet raportimit!
Nga ana tjetër shqetësimi i Fatmir Xhafajt, i cili u duk sikur gjeti zgjidhje me shpalljen e ngritjes së një Komisioni të Posaçëm, është shqetësim që ka muaj që është bërë lajm në media.

Atëherë pse Fatmiri dhe "Xhafistët" nuk mund të shfrytëzojnë, mbledhjet e dedikuara për raportimet e institucioneve, por duhet të presin edhe ca kohë që të gjejnë zgjidhjet pasi të ngrihet Komisioni Xhafa?
"Xhafistët" në kaq shumë muaj duhet t'i kenë tashmë të qarta të pakten pyetjet që do i drejtojnë institucioneve.
Pse problematikat që "Xhafistët" kanë në kokë nuk u zgjidhkan dot këto 2 muaj, nëpërmjet seancave të reaportimeve, po u dashka pritur kushedi sesa muaj të tjerë?
Kuvendi flet me Rezoluta!
Pse Fatmir Xhafaj, Platent Ndreca, Klotilda Bushka etj, nuk i fusin në tekstet e rezolutave që Kuvendi ka në proces, ankesat që kanë me SPAK-un për shembull?
Institucionet e pavarura nuk shkojnë për raportim sepse ashtu ka vendosur Fatmiri me hallexhinjtë e grupit të vet. Shkojnë sepse ligji e parashikon raportimin vjetor! Gjithashtu institucionet nuk bëjnë xhiro në çdo komision, ku të gjejnë vend të lirë, por është rregullorja e Kuvendit që vendos se në cilin Komision raporton secili.
Askund nuk parashikohet që Fatmir Xhafaj të sajojë Komisione të Posaçme e që sipas kohës së lirë, të organizojë thirrje, raportime, diskutime, gjyqe apo të tjera të ngjashme. Nëse qëllimi është procesi i Integrimit, Kuvendi ka Komisionin e Integrimit.
Nëse ai Komision ka mangësi, nuk po funksionon, apo po funksionon keq me drejtuesit aktual, atëherë maxhoranca ka numrat që të caktojë Xhafajn kryetar Komisioni dhe "Xhafistët" anëtarë.
-Pse mes gjithë Komisioneve të përhershme parlamentare, organeve dhe Këshillave ekzistues, për "shqyrtimin" e Draft-Rezolutës, zgjidhja është gjetur tek ngritja e një komisioni të ri Ad-Hoc kryetari dhe anëtarët e të cilit mbeten ende të pazyrtarizuar dhe pasi emri i vetëm i përfolur për këtë post është ai i Fatmir Xhafajt?
-Pse nuk mund të shërbejë procesi i raportimeve vjetore për qëllimin që ka në kokë Fatmir Xhafaj?
-Pse duhet Komision i ri me Klotilda Bushkën anëtare kur Klotilda Bushka mund të bëjë pyetjet e veta dhe të propozojë zhjidhjet, si Kryetare e Komisionit të Ligjeve?
E nëse Bushka nuk po e bëka mirë punën, le ta zëvendësojënë me Fatmir Xhafajn!
Nuk ka asnjë pikë në Draft-Rezolutë, që nuk mund të zgjidhet nëpërmjet rezolutave për secilin nga institucionet e pavarura ose nëpërmjet bashkëbisedimit gjatë seancave të raportimeve që janë në proces.
Pika 1 e drafti-rezolutës "Xhafaj" psh identifikon "nevojën për të instaluar dialog politik dhe institucional ndërmjet tre pushteteve të pavarura".

Po mirë shumë!
Dialogu të zhvillohet gjatë raportimit! Disa pika të draft-rezolutes "Xhafaj”, janë deklarata më të cilat Kuvendi angazhohet të respektojë ligjin.
Po mirë shumë! Ta respektojë ligjin Kuvendi! Kush po e ndaloka?
Kuvendi psh në pikën 3 angazhohet që do "ushtrojë në mënyrë efektive përgjegjësitë e tij kushtetuese në lidhje me rolin mbikqyrës"!!!! Po pse nuk e bëka dot këtë gjatë raportimeve në proces?

Kuvendi në pikën 4 angazhohet që "të përmirësojë rolin e tij ligjvënës, monitorues dhe mbikqyrës". Ku ka rast më të mirë sesa gjatë raportimeve të institucioneve?

Përse duhet që Kuvendi përpara të miratoje një rezolutë, në piken 6 të të cilës të premtojë "të ngrerë një process analitik vlerësimi dhe rekomandimesh me masa konkrete ligjore dhe institucionale që synojnë edhe reformimin, me të njëjtën ambicie dhe thellësi siç u veprua me reformën në drejtësi edhe të agjencive të tjera të zbatimit të ligjit që kanë në përgjegjësi luftën ndaj korrupsionit në të gjitha nivelet e qeverisjes dhe administrimin e pasurisë publike, krimin, ekonomik, parandalimin e pastrimit të parave, deklarimin dhe kontrollin e pasurive të zyrtarëve dhe konfliktit të interesit, auditimin dhe inspektimin financiar, kontrollin e brendshëm, informalitetin apo të mbikqyrjes së tregut, të rregjistrimit e administrimit të pronës etj", kur Kuvendi mund ta bëjë këtë sot. Gjatë raportimeve vjetore!

Institucionet raportuese nuk janë vasalë të Fatmir Xhafajt dhe "Xhafistëve". Ato nuk i thërret dot sa herë do dhe ku do Fatmiri. Nëse ligjet e veta organike bashkë me rregulloret e Kuvendit e kanë caktuar se kur, si dhe ku bëhet raportimi, nuk ka vend qe Institucionet të bejne xhiro sipas tekave dhe shpikjeve të Xhafajt.
Dhe Fatmir Xhafaj nuk mund të thotë: jam ligjvënës i thërras kur dhe ku të dua! Ndryshe Fatmir Xhafaj mund t'i thërriste edhe tek shtëpia e vet! Siç në fakt do t'i vinte shumë për shtat!/ CNA
Rreth 4 muaj më parë, konkretisht më 17 janar, CNA rap...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Lisandër Hoxha, tha...
Të dielën kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me emig...
Shefi i kabinetit në Partinë Demokratike, Akil Kraja, ...
GJKKO ka shtyrë këtë të hënë seancën për ish-ministrin e S...
Kryeministri Edi Rama shkoi këtë të diel në Athinë, ku u t...
Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, e ka...
Kryeministri Edi Rama, në takimin me shqiptarët në Ath...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi taki...
Kryetarja e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë, Albana Vo...
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një tjetër mesazh për k...
Nënkryetari i PD-së, Gazment Bardhi, ironizoi pasditen...
Një akuzë e fortë është ngritur nga Belind Këlliçi, dr...
Edi Rama, në kuadër të mobilizimit për zgjedhjet e përgjit...
Njeriu që e pretendon veten si “babain” e Reformës në Drej...
Kryeministri Edi Rama mbajti këtë të diel një takim me...
Kryeministri Edi Rama mbajti sot një takim me emigrantë sh...
Kryeministri Edi Rama ka shigjetur politikanët grekë g...
Nga Athina, në takimin që zhvilloi sot me emigrantët, kry...
Në takimin që zhvilloi në Athinë me emigrantët, kryemi...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...