Pas takimit në Athinë, Rama tjetër mesazh Mitsotakis
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një tjetër mesazh për k...
Kryetarja e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë, Albana Vokshi ka realidhur lidhur me vendimin e deputetëve të mazhorancës për të përjashtuar opozitën nga komisioni.
Në një deklaratë për mediat, Vokshi e quajti vendimin si akt antiligjor dhe të turpshëm. Ajo i bëri thirrje kryetares së Paralamentit, Lindita Nikolla që të rikthejë normalitetin për mbarëvajtjen e punës së komisionit.
Ndër të tjera, deputetja u shpreh se janë disa kërkesa drejtuar Nikollës, për cilat PD nuk ka marrë përgjigje.
Deklarata e plotë:
Në deklaratën e fundit për mediat denoncova një akt të turpshëm, të njëanshëm, antikushtetues e antiligjor, nga ana e deputetëve të mazhorancës të cilët e kanë bllokuar vijimin normal të punimeve të komisionin hetimor për koncesionet në shëndetësi.
Praktikisht me anë të një instrumenti antiligjor, skandaloz që turpëron Parlamentin në një akt të paprecedentë në 33 vite parlamentarizëm, anëtarët socialistë të komisionit hetimor, kanë vendosur të përjashtojnë opozitën nga komisioni parlamentar sepse opozita nuk i duhet më komisionit dhe mbledhjet dhe vendimmarrjen e komisionit, e kanë zëvendësuar me votimin me firma që i dorëzojnë në protokoll.

Kjo është një procedurë antiligjore, që rrëzon shtyllën kryesore të hetimit parlamentar, drejtimin e tij nga kërkuesi, pra nga ne si opozitë, që socialistët e kanë vendosur në mbledhjet e fundit, pa na vënë në dijeni, të kryejë vizita në institucionet zbatuese të kontratave objekt hetimi.
Siç pritej, asnjë reagim nga ana e Edi Ramës, Lindita Nikollës.
Pra, do të harxhojnë paratë e shqiptare për të shkuar në spital apo qendra shëndetësore në një tur turistik propagandistik për të na thënë se sa të lumtur janë shqiptarët me shëndetësinë.
Sot kam dy fjalë në adresë të Kryetares së Kuvendit.
Parlamenti i Shqipërisë ka patur problemet e veta këto 3 dekada, por kurrë nuk ka qenë në një pikë kaq të ulët sa me Lindita Nikollën. Më vjen shumë keq ta pohoj, por nën drejtimin e saj, parlamenti sillet si një institucion në varësi të qeverisë, kur urdhri i Edi Ramës është ligj!
Me shqetësimin e bojkotit nga ana e deputetëve socialistë, për bllokimin e punës në komision, për mbledhjet e paligjshme të thirrura në mënyrë të njëanshme, i jemi drejtuar Kryetares së Kuvendit zyrtarisht, me disa kërkesa, me qëllim që të kryejë një rol për rikthimin e normalitetit.
Janë pesë kërkesa të tilla, duke nisur që nga ngritja e shqetësimit nga kryetari i grupit, deri tek kërkesat e mia për funksionimin e organeve të Kuvendit apo takim me deputetët e opozitës.
Cila është përgjigja e Kryetares së Kuvendit? Mund të habiteni, por nuk ka asnjë përgjigje për të pesë kërkesat tona. Kur bëhet fjalë për t’i rikthyer dinjitetin Parlamentit dhe për të vendosur ligjshmërinë përpara interesit partiak, Lindita Nikolla zhduket. Afërmendsh, siç do të thoshte dikush, rëndësi për të nuk ka parlamentarizmi, por Edi Rama.

Në këtë frymë antishtet dhe antiparlament, ka vepruar edhe Sekretariati për Votimin dhe Procedurat. I kam dërguar Klotilda Bushkës 3 kërkesa për mbledhjen e tij, prova për shkeljen e ligjit nga ana e kolegëve të saj socialistë në komision, por kanë kaluar 2 javë dhe qëndrimi është i njëjtë si i Lindita Nikollës: nuk ka asnjë përgjigje.
Për të përjashtuar deputetët e opozitës nga seancat plenare, ky Sekretarit mblidhej me vrull të menjëhershëm socialist, ndërsa për të vendosur në vend dinjitetin e Parlamentit përmes zbatimit të ligjit, Kuvendi hesht!
Besoj të gjithë e keni të qartë se këto janë qëndrime të koordinuara për të mos lejuar kontrollin parlamentar të qeverisë. Për të penguar hetimin e aferës 200 milionë euro të koncesioneve të sterilizimit dhe të check up-it. Dhe besoj e dini, se pas kësaj paligjshmërie dhe bërje leckë të parlamentit, qëndron arkitekti i korrupsionit në shëndetësi, Edi Rama, të cilin drejtësia ka frikë ta hetojë.
I bëj thirrje Lindita Nikollës që urgjentisht të reagojë ndaj kërkesave tona e të vërë në shina të normalitetit komisionin hetimor e të mos pengojë hetimin parlamentar dhe zbardhjen e abuzimit prej 200 mln EURO për dy koncesionet në shëndetësi.
Përsëris ftesën për pjesëmarrje të deputetëve të maxhorancës në dy mbledhje që kam thirrur ditën e hënë:
– të kryesisë së komisionit, në orën 14.00, për të vendosur bashkë me nënkryetarin socialist dhe sekretarin si do të ecim përpara.
– mbledhjen e komisionit në orën 15.00 me 2 kërkesa në rendin e ditës:
1. Të miratojmë kërkesat për informacion
2. T’u japim kohë ekspertëve për hartimin e një plani të përbashkët hetimor
Si pjesë e opozitës, jemi të vendosur për të bërë transparencë për një nga aferat më korruptive të qeverisë së Edi Ramës. Pengesat artificiale në komisionin hetimor nuk kanë për të na penguar. Kush ka marrë pjesë në krimin e vjedhjes së shëndetit të shqiptarëve, nuk duhet të flejë i qetë! Çdo qindarkë e vjedhur duhet t’u kthehet shqiptarëve!/ CNA
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një tjetër mesazh për k...
Nënkryetari i PD-së, Gazment Bardhi, ironizoi pasditen...
Një akuzë e fortë është ngritur nga Belind Këlliçi, dr...
Edi Rama, në kuadër të mobilizimit për zgjedhjet e përgjit...
Njeriu që e pretendon veten si “babain” e Reformës në Drej...
Kryeministri Edi Rama mbajti këtë të diel një takim me...
Kryeministri Edi Rama mbajti sot një takim me emigrantë sh...
Kryeministri Edi Rama ka shigjetur politikanët grekë g...
Nga Athina, në takimin që zhvilloi sot me emigrantët, kry...
Në takimin që zhvilloi në Athinë me emigrantët, kryemi...
Mediat greke raportuan sot takimin që kryeministri Edi Ram...
Në përfundim të fjalës së tij, para emigrantëve shqipt...
Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në takimin me emigra...
Prej afro dy orësh vijon takimi i kryeministrit Edi Rama m...
Nga kryeqyteti grek, Athina, në takimin me emigrantët ...
Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në takimin që po...
Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në takimin e mba...
Në takimin me kryeministrin Edi Rama në Athinë, që ka ...
Prej orës 11:00 ka nisur takimi i kryeministrit Edi Rama m...
Nis takimi i kryeministrit Edi Rama në Athinë me emigr...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...