web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama rendit vuajtjet e emigrantëve në Greqi: U përballët me shtypje brutale, ndërruat edhe emrat

12 Maj 2024, 14:05, Politikë CNA
Rama rendit vuajtjet e emigrantëve në Greqi: U përballët me
Edi Rama

Në takimin që zhvilloi në Athinë me emigrantët, kryeministri Edi Rama përmendi kohën kur emigrantët shqiptarë vuanin dhe përballeshin me sfida çdo ditë.

Ai u shpreh se shqiptarët ndërruan edhe emrat e tyre që ua kishin vënë nënat dhe se u përballën me shtypje brutale të arrogancës së fqinjit të pasur. 

Ai theksoi se shqiptarët e Greqisë nuk u dorëzuan kurrë dhe triumfuan. 

Fjala e Ramës: 

Grekët dhe shqiptarët të binden se fatet tona janë të pandashme. Të binden se nuk mund t’i gjejë përgjigjet e së ardhmes tek e shkuara por tek e sotmja, te fatet e lidhurave të grekëve të Shqipërisë me shqiptarët e Shqipërisë, dhe me grekët e Greqisë.

Ju erdhët në këtë djep të civilizimit të vjetër të Greqisë së lashtë, për të ikur gërmadhave të regjimit komunist. Kapërcyet male, fjetët nëpër stola rrugësh, dolët pa dalë drita, për të pritur nëpër sheshe, si kuajt, në pazarin e gjësë së gjallë, afendikonjtë që ju merrnin për një punë të zezë krahu, dërrmuat kurrizin dhe gjakosët duart me punët më të rënda.

U përballët me gjithfarë shtypjesh brutale të arrogancës së fqinjit të pasur nga komshinjtë e pasur, bëtë 2-3 punë nga ditët që nuk mbaronte, duke ngrënë një vakt në ditë, por jetuat poshtërimin e fshesave të zeza të fundshekullit XX. Ju shkulën nga shtëpitë me rrobat e trupit, si në filmat e vjetër. 

Shumë prej jush ndërruat emrat që u kishte vënë nëna dhe baba për të marrë dokumentet e punës dhe regjistruat fëmijët në shkollë, ju shqiptarët e Greqisë i patë fëmijët të mbyteshin në lot se kishin dalë me të mirët në shkollë, por nuk u dha e drejta e ceremonisë së flamurit, faji i fëmijës ishte se kishte ardhur nga foleja e shqipes dykrenare.

Por, ja ku jeni, ju shqiptarët e Greqisë nuk u dorëzuat kurrë dhe triumfuat. Sepse ju jeni gjaku dhe shpirti i një kombi që çfarë nuk pa dhe çfarë nuk hoqi në këtë qiell por asnjë fuqi dhe padrejtësi nuk e zhbëri dot nga faqja e këtij dheu. Hap pas hapi ju dolët nga errësira e mbijetesës si rezidentë të damkosur të këtij vendi në dritën e jetës si qytetarë të barabartë të këtij shteti. Me vlerat tuaja të fjalës së dhënë, të punës së mbaruar ju arritët të mos jeni më të huaj në këtë vend.

Ju i bëtë vetes vendin tuaj në shoqërinë greke, duke fituar respektin e punëdhënësit, besimin e fqinjit dhe dinjitetin e njeriut. Ju erdhët, luftuat dhe fituat. Mos e harroni kurrë me ligj dhe me zakon Greqia është sot edhe e juaja po aq sa është e vetë grekëve. Bashkë me grekët ju shqiptarët jeni evropianët e Greqisë.

Ju sot keni këtu shtëpitë tuaja, dyqanet, bizneset, fëmijë të mirëshkolluar në sistemin arsimor të Greqisë, keni rrethin tuaj miqësor, ku greku e shqiptari nuk dallohen më. Kontributi juaj në ekonominë greke me punën e ndershme dhe taksat që paguani, e ndërkohë ju ktheheni gjithnjë e më shpesh në shtëpitë tuaj në Shqipëri, ku keni mbajtur gjithë këto vite prindërit e moshuar./CNA





Lajmet e fundit nga