Projektligji për surrogacinë/ Meta: Gratë do të përdoren si rezerva për të prodhuar bebe
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka kundërshtuar m...

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, u shpreh nga selia blu se aktualisht Partia Socialiste ka bllokuar çdo veprim normal në Komisionin Hetimor për koncesionet në shëndetësi.
Ajo denoncoi se anëtarët socialistë të Komisionit Hetimor, kanë vendosur se opozita nuk i duhet më komisionit dhe rolin e kryetarit që thërret mbledhjet dhe drejton punën e komisionit, e kanë zëvendësuar duke shpikur votimin me firma.
"Pra, do të harxhojnë paratë e shqiptarëve për të shkuar në spitale apo qendra shëndetësore, në një tur propagandistik, për të na thënë se sa të lumtur janë shqiptarët që paguajnë 80 e ca mijë për një set sterilizimi, që duhet të kushtonte shumë më pak, dhe se sa mirë ndihen gratë nga "chek up"-i, kur u vjen përgjigjja fiktive se vuajnë nga prostata", u shpreh Vokshi.
Deklarata e plotë:
Në këto 11 vite nuk ka një rast të vetëm që Edi Rama t’i ketë qëndruar deri në fund një marrëveshjeje politike. Nuk ka asnjë rast, që ligji të ketë triumfuar mbi interesin personal të kryeministrit. Në 11 vite qeverisje të tij të gjitha institucionet, përfshirë parlamentin, janë trajtuar si shtojca në shërbim të pushtetit personal të Edi Ramës.
Nuk kishim ndonjë dilemë se do të ndodhte mrekullia, kur ramë dakord për t’u bërë pjesë e Komisioneve Hetimore parlamentare. E dimë që vullneti i Edi Ramës është për ta penguar hetimin parlamentar, veçanërisht të koncesioneve të shëndetësisë, të cilat kapin vlerën e 200 milionë eurove dhe ku janë të përfshirë direkt miku i tij i ngushtë Ilir Beqaj, besnikja e tij partiake Ogerta Manastirliu dhe financuesja zyrtare e Partisë Socialiste, Vilma Nushi.
Aktualisht, Partia Socialiste ka bllokuar çdo veprim normal në komisionin hetimor për koncesionet në shëndetësi. Jam sot këtu për t’ju njohur me një akt të ri të deputetëve të Edi Ramës, që turpëron Parlamentin dhe tallet me qytetarët shqiptarë, që përplasen dyerve të spitaleve publike, pa marrë shërbimin e duhur dhe duke shpenzuar qindra mijëra, shpesh edhe miliona lekë në ditë për t’u kuruar në spitale private.
Në një akt të paprecedentë, anëtarët socialistë të komisionit hetimor, kanë vendosur se opozita nuk i duhet më komisionit dhe rolin e kryetarit që thërret mbledhjet dhe drejton punën e komisionit, e kanë zëvendësuar, duke shpikur votimin me firma.
Sipas kësaj procedure antiligjore, që rrëzon shtyllën kryesore të hetimit parlamentar, drejtimin e tij nga kërkuesi, pra nga ne si opozitë, socialistët kanë vendosur dje, në mënyrë të njëanshme dhe të paligjshme, pa na vënë në dijeni, të kryejë vizita në institucionet zbatuese të kontratave objekt hetimi.
Pra, do të harxhojnë paratë e shqiptarëve për të shkuar në spitale apo qendra shëndetësore, në një tur propagandistic, për të na thënë se sa të lumtur janë shqiptarët që paguajnë 80 e ca mijë për një set sterilizimi, që duhet tëkushtonte shumë më pak, dhe sesa mirë ndihen gratë nga chek up-i, kur u vjen përgjigja fiktive se vuajnë nga prostata.
Por përveçse qesharakë, me këtë plan këta i kanë vënë minat procedurave parlamentare.
• Nuk ka një plan paraprak hetimor të miratuar nga Komisioni Hetimor
• Nuk ka asnjë shkresë mbledhje ku është paraqitur nga ekspertët e të dy palëve plani hetimor përfundimtar për miratim, siç përcakton edhe ligji që bënë vetë.
• Nuk ka asnjë plan aktivitetesh apo vizitash të diskutuar apo miratuar nga komisioni
• Nuk ka asnjë shkresë kërkesë për informacion të miratuar nga komisioni hetimor
Çdo akt i njënashëm, që do të ndërmerret nga anëtarët socialistë për të bërë propagandën e shëntuar të qeverisë, do të ketë pasoja. Si kryetare e komisionit, do ta konsideroj një plan të tillë të paligjshëm, që angazhon shpenzime financiare nga Kuvendi, një dëm ekonomik dhe do të kallëzoj penalisht cilindo që bëhet pjesë e këtij abuzimi financiar.
Gjithçka që po ndodh këto 2 muaj me bllokimin e komisionit për koncesionet në shëndetësi ka vetëm një qëllim: që Edi Rama të mos japë dëshminë e tij para komisionit hetimor. Edhe tek komisioni i TIMS-it, kushtëzuan gjithçka me heqjen e Edi Ramës nga lista e dëshmitarëve.
Ne e dimë se Edi Rama ka frikë nga hetimi parlamentar, prandaj e bllokon!
U bëj thirrje deputetëve të PS të ngrihen mbi interesin personal të kryeministrit të tyre dhe të mbrojnë interesin publik. Të vendosim një normalitet në komision. Të respektohet ligji! Të lejohet transparenca për 200 milionë euro koncesione.
Për këtë arsye, kam thirrur të hënën mbledhjen e kryesisë së komisionit, në orën 12.00, për të vendosur bashkë me nënkryetarin socialist dhe sekretarin si do të ecim përpara. Dhe po të hënën, kam thirrur mbledhjen e komisionit në orën 13.00 me 2 kerkesa në rendin e ditës :
Të miratojmë kërkesat për informavcion
T’u japim kohë ekspertëve për hartimin e një plani të përbashkët hetimor
Si pjesë e opozitës, jemi të vendosur për të bërë transparencë për një nga aferat më korruptive të qeverisë së Edi Ramës. Pengesat artificiale në komisionin hetimor nuk kanë për të na penguar. Kush ka marrë pjesë në krimin e vjedhjes së shëndetit të shqiptarëve, nuk duhet të flerë i qetë! Çdo qindarkë e vjedhur duhet t’u kthehet shqiptarëve!/CNA
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka kundërshtuar m...
Prej javësh skandali “5D” ka plasur në bashkinë e parë të ...
Dje u shfaq në Komisionin e Ligjeve, dy ditë më parë në...
Zëdhënësja antikorrupsion në PD, Genta Vangjeli, denon...
Të shtunën, Partia Socialiste po zhvillon procesin zgj...
Kryebashkiaku i Tiranës që e quan veten "zdroms", rezu...
Më 12 maj, ditën e nesërme, kryeministri Edi Rama do t...
Zgjedhjet në degën e PD-së së Lulzim Bashës në Elbasan...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj kryemin...
Avokati Spartak Ngjela është kthyer në klloun publik në sh...
Fatmir Xhafaj, Etilda Gjonaj dhe Petro Koçi dolën dje ...
Sindikata e taksistëve në Tiranë është ngritur në protestë...
Drejtuesi i Departamentit të Bujqësisë në PD, Gjok Vuksani...
Fatmir Xhafaj, personi që pretendon se krijoi Reformën në ...
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, gjatë fjalës në Komisio...
Që prej janarit të vitit 2024, CNA zbuloi ekskluzivisht sk...
Ish-kryeminstri Sali Barisha, në takimin për projektli...
Përfaqësuesi i ambasadës amerikane në Tiranë, David Wi...
I quajtur enveristi i fundit, Fatmir Xhafaj, njeriu që dre...
Në Ditën e Drejtësisë, ministri i Drejtësisë, Ulsi Man...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...