
Luli kishte dalë sot dhe po fliste me... Lulin! Lexonte pyetjet që kish bërë dhe pastaj pasi lexonte përgjigjet, qeshte i lumtur sa herë mbaronte fjalitë.
Kur Luli e pyeti se kush ishte problemi më i madh i qeverisë Rama, Luli u përgjigj pa asnjë mëdyshje se problemi më i madh ishte shpopullimi.
Teza e shpopullimit nuk është tezë e zbuluar nga Luli! Siç asgjë që Luli deklaron si kusht për mazhorancën, nuk është tezë e zbuluar nga Luli.
Nuk ka asnjë tezë që ka hedhur në pazar Luli, që ka qenë e re apo në kundërshtim me ndonjë tezë, që Berisha e ka tregtuar disa ditë më parë sesa Luli të dilte ta lexonte.
Ose sëpaku nuk është lançuar së pari nga Luli!
Gjeni një TEZË të vetme dhe do tërheqim gjithë të vërtetat që kemi thënë deri tani për Lulin.
Çdo tezë që rrotullon dhe ripërtyp Luli është rregullisht, rëndom, sistematikisht tezë që së pari e ka hedhur në tregun e politikës Berisha ose që Berisha së pari ka autorizuar ndonjë tjetër brenda foltores që ta nxjerrë në shitje publikisht.
Njëjtë ka ndodhur me vettingun e politikanëve! Ka qenë Berisha ai që e ka hedhur drejt mazhorancës dorashkën e vettingut të politikës.
Me të njëjtat kritere, të njëjtat procedura dhe të njëjtat rregulla që pastaj Luli, dmth dikush pranë Lulit i ka zbardhur dhe ja ka dhënë të zbardhura, që Luli t’i lexojë rrjedhshëm në publik, apo t’i firmosë përpara se t'i dorëzojë në Kuvend si kushte për bashkëpunim me mazhorancën.
Tani opsionet janë dy!
Nëse Luli ripërsërit ato që dëgjon atëherë ai vazhdon të imitojë, regjistrojë, përsërisë besnikërisht vetëm Berishën. Thonë që vesi del me shpirtin!
Nëse Lulit dikush ja formulon gjetjet politike, atëherë Luli duhet të bëjë kujdes sepse me sa duket paska të infiltruarit e Berishës në paradhomën e vet!
Me atë rast Lulit i duhet që të fillojë të ushtrohet në këndim dhe shkrim.
Burri që është burrë, e merr një herë lapsin, shtrydh trurin (kur e ka) dhe shkruan edhe ndonjë gjë vetë.

Dikur, kur Olldashit i kishin kërkuar të deklaronte publikisht një budallallëk vetëm sepse budallallëku ishte politikisht i nevojshëm, Olldashi u përgjigj:
Ore nuk na lejohet tani të themi budallallëqe, se na u rritën edhe kalamajt e na dëgjojnë.
Kujdes Lul!
Se të janë rritur kalamajt! Mos i bëj si veten edhe ata./ CNA
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, u shpr...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka kundërshtuar m...
Prej javësh skandali “5D” ka plasur në bashkinë e parë të ...
Dje u shfaq në Komisionin e Ligjeve, dy ditë më parë në...
Zëdhënësja antikorrupsion në PD, Genta Vangjeli, denon...
Të shtunën, Partia Socialiste po zhvillon procesin zgj...
Kryebashkiaku i Tiranës që e quan veten "zdroms", rezu...
Më 12 maj, ditën e nesërme, kryeministri Edi Rama do t...
Zgjedhjet në degën e PD-së së Lulzim Bashës në Elbasan...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj kryemin...
Avokati Spartak Ngjela është kthyer në klloun publik në sh...
Fatmir Xhafaj, Etilda Gjonaj dhe Petro Koçi dolën dje ...
Sindikata e taksistëve në Tiranë është ngritur në protestë...
Drejtuesi i Departamentit të Bujqësisë në PD, Gjok Vuksani...
Fatmir Xhafaj, personi që pretendon se krijoi Reformën në ...
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, gjatë fjalës në Komisio...
Që prej janarit të vitit 2024, CNA zbuloi ekskluzivisht sk...
Ish-kryeminstri Sali Barisha, në takimin për projektli...
Përfaqësuesi i ambasadës amerikane në Tiranë, David Wi...
I quajtur enveristi i fundit, Fatmir Xhafaj, njeriu që dre...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...