“RAI 3” po rikthehet sot me një tjetër emision special në lidhje me kryeministrin Edi Rama, akuzat ndaj tij, fakte të shumta, disa gjysmë të vërteta, të vërteta ose jo, të raportuara edhe nga mediat shqiptare.
Ajo që pritet është një kamera e fshehtë me ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj, pas intervistës së dhënë te gazetari Çim Peka.
Në fakt, skemat lidhen jo pak që pas gjithë kësaj historie të qëndrojë kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.
Arben Ahmetaj mund të fliste për mediat italiane me kamera, nuk kishte pse të bëhej një kamera e fshehtë. A ka një marrëveshje për të bërë kamera të fshehtë, a ka një lojë për të mbuluar gjurmët, kjo është diçka tjetër.
Por nuk ka arsye përse Arben Ahmetaj t'i fshihej “RAI 3”-shit kur nuk ishte lënë fjalë pa thënë për Edi Ramën, për Erion Veliajn live në Syri Tv. Pse duhet të kursehej Arben Ahmetaj dhe të dilte kamera e fshehtë kur në fakt gjithçka e kishte thënë në një intervistë me gazetarin Çim Peka disa kohë më parë.

Kur ka ndodhur intervista? Në atë moment apo më vonë, kjo nuk dihet.
Më tej skenarët shkojnë te Vojo Bregu, pavarësisht dashurisë së një emisioni investigativ nga një ish-zyrtar i korruptuar i LS-së, nga një nga hajdutët më me famë dhe të shumë akuzuar si Vojo Bregu.

Skenarët sërish shkojnë tek Erion Veliaj, afrohen te Çim Peka, miku i ngushtë i kryebashkiakut të Tiranës.
Duke lënë mënjanë Arben Ahmetajn, historia rikthehet dhe me detaje të tjera, të cilat tregojnë se kohë më parë, persona të cilët kanë dirigjuar sulmin ndaj vëllait të kryeministrit kanë qenë në takime me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj dhe gjithçka ditë pas dite duket dhe me qartë. Sa më shumë rëndohet halli i Erion Veliajt, aq më fort segmente brenda opozitës bashkëpunojnë me kryebashkiakun e Tiranës për të goditur kryeministrin. Justifikimi është nga më spektakolarët lufta jonë është me Edi Ramën, nuk kemi punë me Erion Veliajn.

Në fakt, të shohësh se si hesht opozita, mediat e saj dhe njerëzit e saj kryesorë në lidhje me aferat e Bashkisë së Tiranës, duke mos shkuar në protesta, duke mos shkruar asnjë fjalë në rrjetet sociale e gjoja duke u marrë parimisht vetëm me kryeministrin thjesht dhe vetëm tregojnë shërbimet dhe përfitimet e bëra nga kryebashkiaku i Tiranës, i cili në ditët e tij më të bukura nuk e ka menduar dhe ëndërruar se do ta donte kaq shumë opozita dhe ai do të urrente kaq shumë Edi Ramën./ CNA
Ish-numri dy i qeverisë, Arben Ahmetaj, dikur i etiketuar ...
Mbrëmjen e djeshme u mbajt finalja e Champions League,...
Mbrëmjen e sotme, media italiane “RAI3” do të transmetojë ...
“Sfidë apo e vërtetë” quhet loja që po bëhet virale në rrj...
Ditën e martë, më 4 qershor pritet një protestë tjetër kun...
Televizioni italian “Rai 3” do vijojë me publikimin e inve...
Të dielën, Gjykata e Tiranës ka caktuar masën "detyrim...
Avokati ish-kryeministrit Sali Berisha, Sokol Mëngj...
Një ditë përpara fillimit të provimeve të maturës, Ministr...
“Mos shko në Shqipëri, nuk është vend i sigurt”. Kjo ishte...
Deputetja e PD-së Albana Vokshi ka ndarë lajmin e hidhur p...
Pas ezaurimit të gjitha mundësive për zgjidhjen e problemi...
Anëtari i Këshillit Bashkiak, Ilir Alimehmeti është sh...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar heshtjen e ...
Ish-kryeministri, Sali Berisha ka hedhur akuza të fort...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka komentuar s...
Zëvendës-kryetyari i Këshillit Bashkiak, Dorian Teliti...
Deputetja e PS-së, Mimi Kodheli ka folur për çështjen ...
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda ...
Në Shqipëri ambasada amerikane dhe Delegacioni i Bashkimit...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...