Veten e quan zdroms, e quan Lali, por në fakt në një term politik mund të quhet hajduti i socialistëve. Hajduti i socialistëve, i cili është vënë përballë “kolegëve”, ashtu siç i ka quajtur ai prokurorët e SPAKU-t.
Ka filluar prej ditësh të dalë në fushatë në kryeqytet pasi ndoshta e ka mësuar se shumë shpejt nuk do të jetë më kryetari i PS së Tiranës. (LEXO KETU)
Erion Veliaj, i vetëquajturi zdromsi apo hajduti i socialistëve, ka rrëmbyer logon e partisë, vendos foltoren dhe del nëpër sheshe me 20 veta, me 30 veta për të treguar se ka mbështetje politike dhe partia është me të, kur në fakt ai është i vetmi që nuk është socialist në atë parti. (LEXO KETU)
Ai është një ish-Mjaftist që rrëzoi socialistët nga pushteti në vitin 2005, fotot, faktet dhe ngjarjet e tregojnë këtë.


Më pas është një 99-ç, që kandidoi në vitin 2009 dhe mori vetëm një dorë vota. As familja e tij nuk e ka votuar me aq pak vota sa ka marrë.
Më tej, bashkohet me socialistët duke marrë bashkinë dhe duke krijuar organizatën më të madhe të hajdutëve që ka ekzistuar ndonjëherë në Shqipëri, një bandë kriminale në Bashkinë e Tiranës, që vidhte tenderë me inceneratorët, me prokurime, me kompani deri te skema më kriminale. (LEXO KETU)
Nuk ka pse bëjmë tenderë dhe marrim përqindje, tenderët i bëjmë për vete, ia japim vetes sonë, punët i bëjmë me punonjësit e bashkisë.
Dhe për të gjitha këto, Erion Veliaj, hajduti i socialistëve, nuk dinte asgjë. Po pikërisht hajduti i socialistëve sepse si një Mjaftist, si një 99-ç, hyri në PS për t’u bërë ministër dhe kryetar bashkie dhe më pas i vodhi socialistët.

U la damkën e hajdutëve socialistëve me çetën e tij të drejtorëve nga rruga dhe i mbajti në karrige, edhe pse e dinte mjaft mirë se kush ishin.
U doli në mbrojtje hajdutëve duke na treguar se ishte kreu i tyre, u doli publikisht në mbrojtje duke thënë se ishin shpifje të vërtetat mbi dosjen “5D”, faktet në rrugën “Xhon Belushi” dhe të shumë të tjera si ato. (LEXO KETU)

Milionat e eurove që u jepen administratorëve të Bashkisë së Tiranës, drejtorëve, njerëzve të lidhur me to deri te paratë që shpërndahen nga vëllai i tij Arbër Veliaj, deri tek ekspertja e artit si kuratore Ajola Xoxa, deri te tri katet te Kodra e Diellit, dasma me fiq në kala.
Të gjitha këto skandale të njëpasnjëshme, gënjeshtra, tallje publike i vunë Veliajt damkën e hajdutit, por jo vetëm të xhepave të shqiptarëve, por në veçanti hajduti i socialistëve.
A mund të quhet një 99-ç, hajduti i socialistëve, i cili i vodhi logon tani për të shpëtuar nga kolegët e SPAK-ut, kolegëve që po u bën karshillëk, po u rri përballë për t’u treguar që nuk e “rruan” për ta se ky është “b*lehekur”, se ky e ka SPAK-un nën kontroll kur në fakt thjesht dhe vetëm Erion Veliaj ka vjedhur logon e socialistëve, ka vjedhur simbolet e kësaj partie dhe ka dalë në terren për ta përdorur si mburojë ndaj aferave, skandaleve dhe hetimeve që kanë plasur, jo vetëm “5D”-ja jo vetëm inceneratorët, jo vetëm shembja e teatrit, jo vetëm ndërtimet e kullave, por politikisht vjedhja e socilalistëve.
Erion Veliaj politikisht mund të jetë i vdekur shumë shpejt, mund të jetë në bankën e të akuzuarve, por Erion Veliaj do të mbahet mend si hajduti i socialistëve dhe si të tillë socialistët e vërtetë duhet ta heqin këtë 99-ç, këtë zdroms që iu ka vjedhur logon dhe kërkon t’ju vjedh partinë për të mbajtur pushtetin e tij të organizatës së hajdutëve të cilëve shumicën e ka në burg dhe të tjerët presin orën e arrestimit./ CNA
Pas hetimeve të SPAK-ut, u arrestuan 3 drejtorë të Bas...
Nuk duhet të lodhesh shumë nga ana gazetareske për të bërë...
Kryeministri Edi Rama, sot i ka shkuar deri në fund valles...
Bën vaki edhe kështu, ai që e quante veten lali dhe shiste...
Po ndodh shpesh e më shpesh që disa deputetë, sa herë që d...
Shkrimi i parë i CNA-së i përket muajit dhjetor, duke rapo...
Nëse rreshton fotot e Ajola Xoxajt nga koha e gjimnazit e ...
Jo vetëm luftë kundër korrupsionit, jo vetëm dosje min...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili vetëquhet zd...
Raportimet për një komision anti-SPAK nga shumica qeverisë...
E nderuar Ajola, Prej disa ditësh, ju personalisht, në nd...
“Non-paper” i shpërndarë është një mbledhje në mënyrë meka...
Rama, tri ditë më parë, u bë prezantuesi publik i nismës q...
Fatmir Xhafaj, enveristi i fundit apo enveristi i Veliajt,...
Na ishte seç na ishteee! Na ishte një zog i vogël që e...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, për të mijtën h...
Shumë kohë më parë CNA ka publikuar disa shënime, edit...
CNA do të sjellë sot dy fakte, të cilat janë të verifi...
Pas shpërthimeve të skandaleve korruptive, dy janë mën...
Është e qartë për opinionin publik se një treshe polit...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...