Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Kryebashkiaku Erion Veliaj ditën e sotme ka zhvilluar një takim në një nga zonat më të varfëra të Tiranës, Zall Bastarin.
Ndonëse pothuajse i gjithë zinxhiri i tij komandues ka rënë, me drejtëorë në burg dhe të tjerë nën hetim për abuzime, Veliaj gjen kohën për të bërë propagandë në një zonë të varfër.
Por përtej kësaj, në takimin me banorët e Zall Bastarit, Erion Veliaj shoqërohet nga deputeti Xhemal Qefalia, familjarët e të cilit akuzohen për abuzime me tendera.
Vëllezërit e Xhemalit kanë marrë 55 milionë euro tendera dhe leje ndërtimi me firmën e vetë Veliajt, kur Kujtim Qefalia, vëllai i deputetit socialist ishte Administrator i Komunës Dajt.
Ky denoncim është bërë nga drejtuesi politik i PD-së për Tiranës, Belind Këlliçi, i cili sqaroi në një deklaratë për mediat se si lulëzuan kompanitë e familjes Qefalia me “bekimin” e kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili firmoste në seri lejet e ndërtimit.
Ajo që po ndodh është skandaloze. Ndërkohë që të tijve u dhuron tendera me dhjetëra miliona euro, në Zall Bastar, në zonën e varfër të Tiranës, bën propaganda për ndërtimin e një ure.
Kujtim Qefalia në vitin 1999 themeloi kompaninë Qefalia sh.p.k., e cila sot mban emrin Dajti Park 2007. Në vitin 2007, zotëria në fjalë, pasi u zgjodh kryetar komune, aksionet e kësaj kompanie i’a kaloi shtetasit Ylber Osman Kalaja.
Pas zgjedhjes së Kujtim Qefalisë në krye të Komunës Dajt, kjo kompani filloi të lulëzonte duke përfituar mbi 4 leje ndërtimi në zonën e Freskut dhe Qesarakës, me firmën e vetë Kujtim Qefalisë. Në vitin 2016, administrator i kësaj kompanie emërohet vëllai i Kujtimit, Lulzim Qefalia, personazhi tjetër që shihni në foto.
Në dhjetor të vitit 2018, Ylber Kalaja vendos të dhurojë aksionet e kompanisë. 50% i’a dhuroi djalit të tij dhe 50% i’a dhuroi Lulzim Qefalisë. Gjest shumë i madh bamirësie duke patur parasysh se vlera e këtyre aksioneve ishte 1.7 milionë euro.
Ylber Kalaja në po të njëjtën periudhë dënohet për korrupsion për tenderat e famshëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve. Çuditërisht kompania Dajti Park 2007, e cila kishte përfituar këto tendera përmes korrupsionit, nuk dënohet, nuk vihet nën sekuestro dhe nuk përjashtohet nga pjesëmarrja në prokurimet publike.
Dhurimi 50% i aksioneve vëllait të Kujtim Qefalisë është provë e pakundërshtueshme se Ylber Kalaja ishte thjeshtë një prestanome.
Në prill të vitit 2022, Erion Veliaj vendos ta shpërblejë kompaninë e familjes Qefalia me një leje gjigante ndërtimi për hoteleri dhe banim pranë Gjimnazit Sami Frashëri, në një ndër zonat më të lakmuara të Tiranës.
Por kompania Dajti Park 2007, nuk u mjaftua vetëm me këtë leje ndërtimi. Kjo kompani ka përfituar 30 tendera në Bashkinë e Tiranës, gjatë periudhës që Veliaj ka qenë kryetar, me vlerë 10 milionë euro.
Këto tendera Erion Veliaj i’a ka dhënë familjes Qefalia përmes Agjencisë së Shërbimeve Funerale e deri tek Programi i Rindërtimit.
Kompania e vëllezërve Qefalia ka përfituar edhe nga Ministria e Shëndetësisë 9 tendera me vlerë 2.5 milionë euro dhe nga Agjencia e Blerjeve të Përqendruara, 20 tendera me vlerë 6.9 milionë euro, ku spikatin sërish tenderat në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.
Kujtim Qefalia nëpërmjet dhëndrit dhe familjarëve të tij të punësuar në Bashkinë e Tiranës, ka përfituar nëpërmjet kompanisë AL-POINT tender 4.8 milionë euro për ndërtimin e një godine në zonën e 5 Majit, aty ku Veliaj nxori me gaz lotsjellës familjet nga shtëpitë e tyre duke i shkatërruar banesat dhe mundin e një jete. Gjithashtu kjo kompani ka përfituar dhe 2 leje të tjera ndërtimi me firmë të Veliajt.
Nëpërmjet kompanisë ISEC sh.p.k., në pronësi të familjarëve të afërt të tij, Kujtim Qefalia ka përfituar rreth 700.000 euro tendera deri sot që flasim.
Në total, familja Qefalia, fill pas ardhjes së ‘Rilindjes’ në pushtet, ka përfituar rreth 25 milionë euro tendera nga të cilat, 15 milionë euro vetëm nga Bashkia Tiranë me firmë të Erion Veliajt si dhe 3 leje ndërtimi që përllogariten me vlerë tregu në shifrën 30 milionë euro.
Më 14 Maj të vitit të kaluar, Kujtim Qefalia ishte Drejtues Politik i Erion Veliajt për zonën e ish Komunës Dajt dhe fshatrave përreth. Si asnjëherë më parë, gjatë asaj fushate ka ndodhur një masakër e vërtetë elektorale e cila shpjegohet fare thjeshtë kur sheh se familja Qefalia, me firmë të Erion Veliajt dhe jo vetëm, ka përfituar vetëm nga kompanitë që ne kemi arritur të zbulojmë, të paktën 55 milionë euro./ CNA
Fotot në këtë artikull janë marrë nga faqja e kryebashkiakut Erion Veliaj
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) ka nënshkrua...
Protesta e 11-të e opozitës, qytetarëve dhe Aleancës p...
Libri, i ideuar në formë bashkëbiseduese ndërmjet z. R...
Arrestohet në Milano 47-vjeçari me iniciale A.N., i ci...
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit organizoi një tjetër p...
Policia u “përplas” me protestuesit, pasi këta të fundit h...
Para Bashkisë së Tiranës, ku po zhvillohet protesta e ...
Në protestën para Bashkisë Tiranë është tensionuar sit...
Protestuesit “kanë hedhur” në koshin e plehrave kryeba...
Qytetarët nuk janë ndalur, por janë mbledhur sërish të pro...
Rreth 28 mijë nxënës testohen këtë të hënë në Gjuhë sh...
Policia e Shtetit ka njoftuar masat e marra për protes...
Ditën e sotme, qytetarët, opozita dhe Aleanca për Mbrojtje...
Këtë të hënë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë të...
Të rinjtë shqiptarë po i shikojnë gjithnjë e më shumë ...
Rruga më e rëndësishme dhe me fluksin më të lartë të q...
Java pritet të jetë kryesisht në ndikim të kushteve at...
Një grup personash të udhëhequr nga Behar Bajri dhe Pëllum...
Platforma televizive, e cila ka qenë krenaria e shqipt...
Për të tetin vit radhazi, Drejtoria e Përgjithshme e Arkiv...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...