Vrau efektivin e policisë dhe plagosi një tjetër/ Kush është autori i ngjarjes në Maliq
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...

Një grup personash të udhëhequr nga Behar Bajri dhe Pëllumb Gjoka, në muajin gusht 2020 vihen në lëvizje për të vrarë Ibrahim Licin, pasi pretendonin se kishin siguruar një numër telefonik dhe përmes tij, Ibrahimin do ta kishin më të lehtë për ta lokalizuar.
Grupi i përbërë nga Bajri, Pëllumb Gjoka, Astmer Bilali, Edmond Preka, Denis Brajoviq, Prek Kodra, Leksi i Druve dhe shefi i hetimit të Krimeve të Rënda në Shkodër, Ardrit Hasanbegaj, hyjnë në veprim sapo Astmer Bilali, pretedoi se kishte gjetur numrin telefonik 069*******.
Por në fakt ky numër nuk ishte i Ibrahimit, por i djalit të xhaxhait të tij, Ramzanit.
Vënia në përgjim e Ibrahim Licit është bërë nga shefi i seksionit të vrasjeve në Shkodër, Luan Hamzallari, i cili në muajin prill 2024 është pyetur në SPAK dhe ka treguar se numrin e kishte marë nga Ardriti, dhe vënien në përgjim parandalues e kishin kryer pasi sipas tij Ibrahim Lici ishte i dyshuar për vrasjen e Gjin Boriçit.
Dukshëm policia po kryente hetime në drejtim të kundërt dhe të pashpresa për të zbardhur ngjarjen e vrasjes së Gjin Boriçit, pasi personat që flisnin me policinë dhe fusnin atë në qorrsokak ishin vetë ata autorë të vrasjes së Boriçit.
Astmer Bilali e kishte të sigurtë se ky numër përdorej nga Ibrahim Lici dhe për këtë arsye Pëllumb Gjoka ka aktivizuar lidhjen e tij të fuqishme brenda policisë së Shkodrës, nëndrejtorin Ardrit Hasanbegaj duke i dhënë numrin e dërguar nga Astmeri, me qëllim vënien në përgjim parandalues.
Në datën 8 gusht 2020, Astmer Bilali i shkruan Behar Bajrit në “SKY” duke i thënë se: “…Ibrahimin e kanë parë në jug këto ditë, tek hoteli i një shokut të Bardhokut.Po ma tregojnë hotelin, ku e kanë parë dhe me kë e kanë parë.
Ja kishin tregu këtij shokut, por ia kishin haruar emrin…”.
Më tej në orën 14:54 të kësaj dite Denis Brajoviç alias Vaso pyet Edmond Prekën: “…Dori ka “Porsh” të Zi si Ylli, me xhama të zinj me targa italiane. Pyet një herë që ta marimm vesh, që të bëhena gati…”.
Ndërkohë në orën 20:46 Astmer Bilali i dërgon Behar Brajoviq numrin e telefonit 0693128769 dhe i shkruan numri tjetër i Ibrahimit.
Nga ana tjetër Behari e pyet nëse e din mirë dhe Astmeri i thotë që e di mirë, për numrin.
Në orën 21:20 Behar Brajoviç, i dërgon Pëllumb Gjokës numrin e telefonit të mësipërm dhe i shkruan …numri i Brahimit…
Pëllumbi i shkruan Beharit që po ia jepte atij, duke nënkuptuar Ardrit Hasanbegaj.
Nga ana tjetër Behari i shkruan që më datën 7 mars është hapur ky numër.
Në orën 21:40 Astmeri i shkruan Beharit që hoteli ku qëndron Ibrahimi quhet “Klajdi” dhe Behari e pyet se në çfarë qyteti bëhet fjalë dhe Astmeri i përgjigjet që nuk e dinte këtë pjesë, por besonte se bëhej fjalë për në Sarandë.
Në orën 23:21 Pëllumb Gjoka komunikon me Ardit Hasanbegaj dhe i dërgon forëard mesazhin që i ka dërguar Behari, ku gjendet numëri i telefonit 069******* dhe i tregon që ky është numri i "Ibrahimit".
Arditi shprehet që, unë javën tjetër jam në punë dhe duhet të jem unë në punë që ta çoj dhe e mbaj unë edhe jemi komod.
Nuk kam pse ti kërkoj nderë ktyre, e mbaj vetë, veç sa të kthehem. Ardriti shprehet që, ishalla të mbaj këtë ai motërq… edhe mbarojmë punë.
Ai tjetri që kemi çuar e ka ai i vogli, është konfirmuar, flet rrallë, shumë rrallë. (E ka fjalën për Muhamet Licin).
Por në fakt numri që Pëllumb Gjoka i jep Ardridit për ta përgjuar, nuk është i Ibrahim Licit, por djalit të xhaxhait të tij, Ramazan Licit, i cili rezulton të jetë djali i Fatbardh Licit të vrarë disa vite më parë në Shkodër.
Ky verifikim është bërë nga SPAK përmes kompanisë “Vodafone”.
Veprimet e punonjësit të policisë Ardrit Hasanbegaj, në shërbim të grupit kriminal të Behar Brajoviq dhe qellimeve të tija, ka mundësuar vendosjen në përgjim të numrit të dhënë nga Pellumb Gjoka.
Sipas SPAK, kjo provohet edhe nga përgjigjja e Policisë së Shtetit, ku evidentohet që numri i shkëmbyer midis Pellumbit dhe Ardritit, 0693128769, është vënë në përgjim parandalues me sugjerim të Luan Hamzallarit, shef i seksionit të vrasjeve në DVP Shkodër më datë 2 shtator 2020.
Po ashtu edhe nga deklarimi i Luan Hamzallarit, i cili është pyetur në 20 prill 2024, Hamzallari i pyetur lidhur me veprimet e tij në kuadër të parandalimit të ngjarjeve kriminale në DVP Shkodër të Ibrahim Licit, është pyetur nëse i është dhënë ndonjëherë nga Ardrit Hasanbegaj apo eprorët e tij, numra telefonikë me qëllim që t'i vinte në përgjim parandalues.
Luan Hamzallari ka deklaruar:
"....Kujtoj që ka ndodhur një herë me Ardritin.
Ardrit më ka dhënë një herë një numër telefonik të Ibrahim Licit të cilin e kishte shënuar në letër dhe më ka thënë ky është numra Ibrahim Licit.
Unë kam marrë këtë numër, kam plotësuar një informacion model SK2 dhe kam përpiluar kërkesën për përgjim apo shtesë në përgjim parandalues.
Numrin telefonik dhe periudhën nuk e kujtoj, por di që ka ndodhur një herë kjo gjë.
Ditën që ma ka dhënë numrin, kam bërë edhe informacionin për përgjim parandalues.
Por di të them me bindje se ka qenë pas vrasjes së shtetasit Gjin Boriçi (Ndoji), ku Ibrahim Lici ishte autor i dyshuar....".
Sipas SPAK deklarimi i Luan Hamzallarit përputhet edhe me të dhënat e përftuara nga aktet e marra, pasi siç rezulton, për numrin e mësipërm është përpiluar SK2 nga Luan Hamzallari dhe po këtë ditë është dërguar informacion për vënien në përgjim.
Platforma televizive, e cila ka qenë krenaria e shqipt...
Për të tetin vit radhazi, Drejtoria e Përgjithshme e Arkiv...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm një v...
Shqipëria është duke zhvilluar punime në 6 segmente rr...
Koordinatori për Programin Ekonomik në PD, Dorjan Teli...
Ish-kryeministri Sali Berisha, në tubimin para banesës...
Shqipëria do ta nisë rrugëtimin e saj në Europian kund...
Shqipëria po përgatitet të zhvillojë industrinë e prod...
Mjeku Tritan Kalo i ka dhënë lamtumirën e fundit bashk...
Ditmir Bushati dhe Lura Pollozhani në podcastin “Publi...
Kapiteni i Borussia Dortmund Emre Can dhe sulmuesi Karim A...
Kryetarja e grupit parlamentar të PDIU, Mesila Doda ka...
Anëtari i Këshillit Bashkiak Ilir Alimehmeti ka deklar...
CNA ka mësuar nga burime zyrtare se SPAK ka thelluar h...
Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet për Princ Lekë...
Një djalë 23-vjeçar dhe një grua 42-vjeçare rezultojnë të ...
"DigitAlb", kompania më e madhe mediatike në Shqipëri ...
Policia ka ndaluar shoferin e morgut që paraditen e djeshm...
Apeli i Gjykatës së Posaçme ka dënuar përfundimisht me...
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) feston 75-vjetor...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...