
Pas hetimeve të SPAK-ut, u arrestuan 3 drejtorë të Bashkisë së Tiranës. Në prangat e policisë ranë Mariglen Qato, ish-drejtor i Shërbimeve Mbështetëse pranë UKT-së Tiranë dhe Redi Molla, ish-drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë.
Ndërkohë një tjetër urdhër arresti u lëshua ndaj Taulant Tushës, i cili ndodhej më herët prapa hekurave pas hetimeve për inceneratorin e Tiranës.
Të tjera masa u dhanë për drejtorë të tjerë të Bashkisë Tiranë, Eglantina Zeren, ish-drejtoreshë e "Tirana Parking", sot drejtoreshë e Gjelbërimit në Tiranë. Ndaj saj është vendosur edhe një tjetër masë, "Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”.
Masat "detyrim paraqitje" janë dhënë për Enton Punavijën, Drejtor aktual i Trafikut dhe Transportit në kryeqytet, Debora Keçin, Drejtoreshë e "Klubit të Sportit Tirana", Julian Zanaj, funksionar pranë Prokurimeve Publike, Albano Jankun, inxhinier pranë kompanisë dhe për biznesmenin Nestor Muhamellari.
Por këto nuk janë arrestimet e para që janë kryer në Bashkinë e Tiranës pas hetimeve të SPAK-ut.

Më fillim të muajit dhjetor, SPAK-u lëshoi 15 urdhër-arreste pas hetimeve për inceneratorin e Tiranës. Në prangat e policisë ranë Erjon Murataj, Bledar Karoli, Përgjegjës i Sektorit të Prokurimeve në Ministrinë e Mjedisit, Taulant Tusha, Namik Simixhiu dhe Jetmir Llapaj.
Masat "arrest shtëpie" u dhanë për Alba Thomën, Drejtoreshë e Drejtorisë Juridike të Ministrisë së Mjedisit, Valbona Ballgjinin, Sidita Koplikun, Pëllumb Abeshin, Etleva Kondin dhe Sidita Tolën.

Erion Veliaj në mënyrë të paturpshme tenton të mohojë duke thënë se bëhet fjalë për ish-drejtorë, më pas pendohet dhe thotë për një apo dy drejtorë. (Lexo këtu)
Në fakt nuk janë as një, as dy, por janë 9 drejtorë të cilët janë arrestuar dhe të tjerë janë nën hetim.
Më tej, Veliaj mori në mbrojtje drejtorët e tij hajdutë, për të cilët shprehej se kishin bërë punë të mira. (Lexo këtu)

Ai e ka quajtur Bashkinë e Tiranës, një organizatë të disiplinuar, një organizatë të mençur, por në fakt hetimet e SPAK-ut kanë treguar që aty kemi të bëjmë me një “strofull hajdutësh” që nuk ngopen duke vjedhur paratë e shqiptarëve të varfër.
Pra një organizatë kriminale që përdor skema nga më të ndryshmet për të vjedhur qytetarët e kryeqytetit.
Tashmë Erion Veliaj i ka lëshuar drejtorët e tij hajdutë.
Pasi u thirr në SPAK për të dhënë llogari për përfshirjen në aferën e inceneratorit të Tiranës, Erion Veliaj nuk e rreh më gjoksin para drejtorëve të tij duke thënë se e ka nën kontroll SPAK-un dhe është i paprekshëm.
Tani kemi një tjetër fytyrë të Veliajt përballë. Kemi kryebashkiakun që po kërkon të shpëtojë kokën e tij dhe po merr në qafë bashkëpunëtorët e ngushtë.
Erion Veliaj, që thoshte se drejtorët e tij nuk preken, një e nga një po shkojnë të gjithë në burg dhe të tjerë priten të arrestohen dhe kryebashkiaku nuk ka guximin të marrë përgjegjësitë.
Tashmë i është ngushtuar "laku në fyt", pasi SPAK-u ka nisur hetim pasuror për të dhe familjarët e tij. (Lexo këtu)

Tani tenton të mbulojë korrupsionin dhe dështimin e tij në Bashkinë e Tiranës.
Del duke shpërndarë tesera partia, duke u angazhuar me fushatë elektorale, por në fakt dhe kjo i ka dalë huq pasi në mbledhje nuk i shkojnë më shumë se 20 vetë.
Erion Veliaj është i dështuar dhe jeta e tij politike duket se po prek fundin.
Sado të përpiqet me mbledhjet e tij të dështuara me 20 veta nuk do të mund ta fshijë dot njollën e vjedhjve të drejtorëve të tij hajdutë dhe korrupsionin që ka kapur institucionin që ai e drejton prej tri mandatesh./ CNA
Nuk duhet të lodhesh shumë nga ana gazetareske për të bërë...
Kryeministri Edi Rama, sot i ka shkuar deri në fund valles...
Bën vaki edhe kështu, ai që e quante veten lali dhe shiste...
Po ndodh shpesh e më shpesh që disa deputetë, sa herë që d...
Shkrimi i parë i CNA-së i përket muajit dhjetor, duke rapo...
Nëse rreshton fotot e Ajola Xoxajt nga koha e gjimnazit e ...
Jo vetëm luftë kundër korrupsionit, jo vetëm dosje min...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili vetëquhet zd...
Raportimet për një komision anti-SPAK nga shumica qeverisë...
E nderuar Ajola, Prej disa ditësh, ju personalisht, në nd...
“Non-paper” i shpërndarë është një mbledhje në mënyrë meka...
Rama, tri ditë më parë, u bë prezantuesi publik i nismës q...
Fatmir Xhafaj, enveristi i fundit apo enveristi i Veliajt,...
Na ishte seç na ishteee! Na ishte një zog i vogël që e...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, për të mijtën h...
Shumë kohë më parë CNA ka publikuar disa shënime, edit...
CNA do të sjellë sot dy fakte, të cilat janë të verifi...
Pas shpërthimeve të skandaleve korruptive, dy janë mën...
Është e qartë për opinionin publik se një treshe polit...
Kryeprokurori Olsian Çela ishte një nga njerëzit që mo...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Në Francë, përdorimi i drogës në restorante, qofshin ato r...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...