Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Një aferë 130 milionë euro, një kontratë koncesionare e firmosur nga ish-ministri Lefter Koka, i cili ndodhet tashmë pas hekurave, me dënim për inceneratorin e Elbasanit e të Fierit dhe në proces për atë të Tiranës. Por, në ndryshim nga Elbasani dhe Fieri, Lefter Koka firmosi një kontratë koncesionare për 30 vjet për ndërtimin e landfillit dhe inceneratorit të Tiranës.

Ka një pyetje:
Për ata që nuk e kuptojnë, Elbasani dhe Fieri janë investime publike të shtrira për një periudhë gati 7-vjeçare. Pra, që qeveria e paguan me këste, e shtrirë në 7 vjet. Pavarësisht se quhet koncesion, atje në fakt e vetmja gjë që ka marrë koncesion kompania pasi e ka ndërtuar dhe pas përfundimit të afatit të investimit, është thjesht dhe vetëm energjia elektrike.
Në Elbasan nuk funksionon, inceneratori ka punuar shumë pak orë, është jashtë funksionit, një panel elektrik i djegur, një kazan me naftë, një investim i gabuar, një pajisje shumë e vjetër, ndërsa në Fier investimi ka ngelur ende për disa miliona euro, ndryshe është Tirana.
Tirana është një investim i shtrirë në 30 vite, me një koncesion, me një Partneritet Publik Privat, ku qeveria do të paguante një shumë parash prej 300 milionë eurosh dhe kompania investuese, “Integrated Energy BV SPV”, do të investonte 128 milionë euro për ndërtimin e inceneratorit, gjë që nuk ndodhi kurrë. Janë shtuar edhe më shumë se 100 milionë euro nga çuarja e mbetjeve të Bashkisë Durrës.
Afatet kanë kaluar të gjitha, kompania ka filluar investimin në vitin 2017, deri në gushtin e vitit të shkuar kur u sekuestrua nga SPAK-u. (Lexo këtu)
Në fakt, kanë investuar rreth 22 milionë euro sipas dokumenteve dhe kompania pretendon rreth 32 milionë euro në gati 7 vite, kur në fakt duhet të kishin përfunduar me gjasa të gjithë investimin. (Lexo këtu)


Duke u shtyrë afati sipas dëshirave të tyre, duke parë vitin e kaluar sekuestrimin që nuk ka bërë ende një vit, inceneratori nuk u ndërtua dhe u zhvillua projekti i investimit. Kompania nuk kishte para, pas saj fshiheshin Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, të cilët në fakt bashkëpunëtorin kryesor dhe pronar faktik kishin Erion Veliajn. (Lexo këtu)
Ky i fundit, pasi e kuptoi se atje kishte një aferë dhe duhet të dilte nga skema, kërkoi të ndërtonte disa skenarë.
Së pari, kërkoi që gjithçka ta mbulonte duke e lënë çështjen deri tek Arben Ahmetaj. Sipas Veliajt, hyrja në burg e Arben Ahmetajt, apo arratia e tij, akuzimi i tij, do të mbyllte çështjen e inceneratorëve dhe gjithçka do të harrohej, nuk do të kishte më përgjegjës. Por në fakt nuk do të ishte Arben Ahmetaj “kapaku”, sepse në procedurë ai nuk kishte asnjë lidhje me inceneratorin e Tiranës.
Përgjegjësi kryesor, njeriu që e kishte filluar, që e kishte futur në rrugën e investimit dhe të firmosjes së një kontrate koncesionare, është Erion Veliaj, i cili në emër të IFC-së riaktivizoi dhe solli në skemë një zgjedhje tjetër, jo atë që kishte propozuar IFC-ja, e cila ishte evadimi i mbetjeve në Tiranë dhe landfillimi i mbetjeve me një kosto 37 euro/ton, ndërsa Erion Veliaj shkoi tek inceneratori më pas me 29 euro/ton, duke thënë se ishte më e lirë se me 37 euro/ton që kishte gjetur nga Lulzim Basha. (Lexo këtu)
Në fakt, sot në Tiranë nuk kushton landfillimi dhe evadimi i mbetjeve, heqja e mbetjeve 29 euro/ton, pasi paguhen edhe rreth 20 milionë euro të tjera për heqjen e mbetjeve të kryeqytetit dhe rreth 10 milionë për landfillimin e tyre ku duhet të kishte inceneratorë, por që nuk ekziston.
Erion Veliaj me drejtorët e tij firmosin edhe një marrëveshje me kompaninë koncesionare, duke çuar dherat atje pa përcaktuar një tarifë më parë, pa e studiuar, duke vendosur një taksë për ndërtuesit, që në fakt paguhet nga qytetarët. (Lexo këtu)

Qeveria shqiptare, Bashkia e Tiranës në fund paguan në vit për pastrim dhe landfillim, sepse atje incenerator nuk ekziston, rreth 30 milionë euro në vit. Dikush pretendon se shifra shkon mbi 80 euro për ton, por është edhe diçka më tepër sipas llogarisë së ekspertëve.
Erion Veliaj mendoi se duke bërë vetë skenarin Arben Ahmetaj vetë do të shpëtonte. CNA reagoi se afera e inceneratorëve nuk shkon vetëm tek Arben Ahmetaj, filluan pasi ky i fundit nuk kishte përgjegjësi në procedurë, për më tepër kishte refuzuar me disa shkresa projektin e famshëm të inceneratorit të Tiranës, njeriu që thoshte se ishte dakord parimisht, njeriu që thoshte se e mbështeste këtë projekt, ishte Erion Veliaj. (Lexo këtu)
Ky i fundit, nëpërmjet Lefter Kokës dhe në bashkëpunim me Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton çuan në firmosjen e një kontrate koncesionare 300 milionë euro, plus 128 milionë euro investim të kompanisë, por këtu nuk janë llogaritur në 30 vite lekët e dherave dhe të ardhurat që do të kishte kompania nga aktivitetet e tjera, shifra që sipas përllogaritjeve të ekspertëve shkon rreth 1 miliard euro.

Kjo ishte e gjithë skema dhe për këto para Erion Veliaj donte që faturën ta linte tek ish-zv.kryeministri i Edi Ramës dhe gjithçka t’i vihej kapaku dhe ai dilte i pastër.
Në fakt ka shumë prova e dokumente që tregojnë se Erion Veliaj është një nga njerëzit kryesorë, jo vetëm pronari faktik, por vëmendja, përfituesi kryesor i asaj afere direkt në Bashkinë e Tiranës.
Së pari, firma te çështja e dherave. Së dyti, është një kopsht që inauguron Erion Veliaj me Ciaffaglione-n, ku Zoto dhe Mërtiri nuk janë në dijeni.

Së treti, Klodian Zoto në një e-mail të nxjerrë së fundmi kundërshton shkresën e Taulant Tushës me idenë se do të pritet pasi do të flitet më lart. Më lart se Taulant Tusha në Bashkinë e Tiranës është vetëm një person, ai është Erion Veliaj.
Nga ana tjetër, Bashkia e Tiranës i ka shërbyer kompanisë së inceneratorit me gjithçka që ai ka pasur nevojë dhe për më tepër ka shkatërruar edhe Njësinë e Zbatimit të Projektit, i cili nuk arriti dot të monitoronte, të funksiononte dhe të zgjidhte të gjitha çështjet që dilnin gjatë investimit që nuk u krye kurrë i plotë.
Erion Veliaj gjithashtu ishte njeriu që shijonte mbështetjen mediatike që inceneratori jepte për televizionet, portalet e financuara që mbështesnin qeverinë dhe Bashkinë e Tiranës. Kjo është treguar gjatë fushatës së vitit 2021 ku kompania koncesionare ka paguar miliona euro reklama, kur në fakt ishte një kompani monopoliste dhe e kishte krejtësisht të panevojshme.
Propaganda e Erion Veliajt, pikërisht në këto media, u ngrit me skenarin për t’i vënë kapakun tek ish-zv.kryeministri. Kështu gjithçka zgjidhej, ai dilte i pastër dhe historia vazhdonte.
Në fakt, njeriu kryesor përgjegjës për mosfunksionimin, për mungesën e investimit dhe përfitues është Erion Veliaj dhe Bashkia e Tiranës, sepse të paktën është njoftuar në vitin 2020, rreth 4 vite më parë, me shkresa të publikuara në CNA, pandaluar, ku thuhej se pronari i inceneratorit të Tiranës nuk ishte një kompani holandeze siç na kishte thënë kryebashkiaku i Tiranës, por pas saj fshihej Klodian Zoto, Mirel Mërtiri, Giuseppe Ciaffaglione dhe persona të tjerë.

Gjithashtu u njoftua se kjo kompani nuk i kishte fondet e duhura për të bërë këtë investim dhe se po këta njerëz kishin bërë Elbasanin dhe Fierin, ku në fakt tek e para kishin dështuar totalisht dhe tashmë qeveria shqiptare paguante dhjetëra miliona euro për një incenerator që nuk do të ndërtohej dhe nuk do të ekzistonte. Koha i dha të drejtë CNA-së edhe stafit tonë.
Sot jemi përballë faktit që Erion Veliajt po i hetohet pasuria në lidhje me inceneratorin, në lidhje me dosjen “5D”, në lidhje me shembjen e teatrit dhe shumë dosje të tjera që ai i ka “mal” në SPAK.
Por thelbi i çështjes është se tashmë koha e zbardhi të vërtetën, pra inceneratorët nuk shkonin vetëm te një person siç kërkoi të na thoshte Erion Veliaj që donte t’i vendoste kapakun.

Ky njeri, i cili mashtroi dhe nuk e pranoi kurrë publikisht se kishte një fletëthirrje për të në SPAK, por tentoi të na thoshte se nuk e kishin thirrur “kolegët”. (Lexo këtu)
Përgjigjen për “kolegët” e mori nga Altin Dumani dhe tani veç tij po e marrin edhe të gjithë bashkëpunëtorët, edhe ata mediatikë, të cilët janë përdorur për të shantazhuar dhe kërcënuar prokurorët, për të shantazhuar dhe për të kërcënuar mediat, të cilat denonconin aferën e inceneratorëve, të paguar nga Mirel Mërtiri, të paguar nga Klodian Zoto dhe nga njerëzit rreth tyre. Tashmë janë rrugës për të dhënë të gjithë llogari përpara ligjit.
Afera e inceneratorëve nuk mbaron sërish me Erion Veliajn, ata që mendojnë se gjithçka do të mbyllet ditën që do të mbyllet Erion Veliaj e kanë gabim. Afera e inceneratorëve është një dosje e madhe me shumë tentakula, është një “kandil” që do të përvëlojë jo vetëm një kryebashkiak, apo një ish-zëvendëskryeministër apo ministra të tjerë dhe zyrtarë, por këdo që është përfshirë, sepse tashmë dokumentet janë bërë “mal”.

Janë zbardhur fakte, prova dhe transferta bankare, pagesa, deri te maskarallëku e korrupsioni mediatik, që futën duart në paratë e shqiptarëve të varfër, thjesht dhe vetëm për të mbrojtur aferën e inceneratorëve që të mbushnin xhepat e tyre dhe për të vjedhur dhe abuzuar, pasi kishin mbrojtje politike dhe pasi pretendonin se duke pasur pushtetin mediatik së bashku me Erion Veliajn do të dilnin të palagur. (Lexo këtu)
Tani gjërat kanë ndryshuar dhe Erion Veliaj nuk ka shpëtuar nga kjo aferë, nuk do të dalë pa lagur nga kjo aferë dhe çdo person tjetër i përfshirë në bashkëpunim me Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton, bandën dhe grupin kriminal të inceneratorëve, një bandë hajdutësh që fillon nga disa biznesmenë, shkon te politika dhe përfundon te media./ CNA
Shtyhet sërish seanca për kreun e zgjedhur të Bashkisë së ...
Rezervuarët bujqësorë që përdoren për ujitjen e tokave...
Të martën në orën 11:00 pritet të zhvillohet protesta e ra...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të mblidhet këtë të ...
Vitin e shkuar, në ato që njihen infrastruktura kritike, u...
Këtë të hënë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë të...
Ditën e sotme, në orën 13:00, do të mbahet seanca plen...
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë, ka shprehur mbështetje ...
Top Channel, i njohur ndryshe si TV Inceneratori, zgjo...
Aktorja Egla Ceno fitoi mbrëmjen e kaluar edicionin e ...
Plan masash për ushtrimin e kontrolleve intensive në të gj...
Deputetja Sorina Koti ka pasur një debat me kandidaten për...
Takimi në Milano i kryeministrit Edi Rama me emigrantët sh...
Kryeministri Edi Rama, në takimin e tij me mijëra emigrant...
Harito Zoto, kandidati i PD-së për drejtimin e degës s...
Kryeministri Edi Rama po mban fjalimin e tij në Milano par...
Sot po zhvillohet takimi i organizuar nga kryeministri Edi...
Kryeministri Edi Rama është shprehur i emocionuar për taki...
Këngëtarët më të dashur dhe të njohur shqiptarë kanë qenë ...
Përveç atmosferës nga shqiptarët të veshur kuq e zi duket ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...