ABI Bank ka refuzuar të paguajë gjobën 120 milionë për një portal gjobaxhi
ABI Bank ka refuzuar të paguajë gjobën 120 milionë për një...
ABI Bank ka refuzuar të paguajë gjobën 120 milionë për një...
Kryeministri Edi Rama, në takimin e tij me mijëra emigrantë shqiptarë në Milano, ka kujtuar kontributin e Llazar Fundos, intelektualit dhe idealistit që hartoi Manifestin e Ventotenes “Për një Europë të lirë dhe të bashkuar”.
Rama u shpreh se pas kthimit të Zai Fundos, Shqipëria nuk ishte gati për ambicien e një idealisti si ai, ku thekson se me t'u rikthyer, diktatura e çoi para kohe në varr djaloshin e dashuruar me Platonin dhe atdheun e tij.
“Kjo fjali nga Iliada nxirrej me zë të ulët nga një shqiptar që në vitin 1943.
Ai ishte afruar me ish-komunistët dhe socialistët me të cilët fliste shpesh për djallëzinë e regjimit të Stalinit. I qetë ecte elegant me kokën drejt, bukurosh me flokët bionde duke pëshpëritur fjalët e Platonit që i lexonte në greqisht tek kërkonte thjeshtësinë e shpirtit. Gjatë natës së 25-26 korrikut të 43 rrëfen Spinelli ndërsa ishin mbyllur nëpër baraka, ishte përhapur fjala se Musolini kishte dhënë dorëheqjen.
Mëngjesin tjetër të gjithë të internuarit u gjendën në shesh për të dëgjuar shkarkimin e tij.
Zai Fundo thirri: Viva la italia Libera
Më pas Zai Fundo u kthye në Shqipëri, por Shqipëria nuk ishte gati për ambicien e tij, e çuan para kohe në varr djaloshin e dashuruar me Platonin dhe atdheun e tij, por të zhgënjyer nga komunistët që e kishin rrëmbyer me dhunën e diktaturës pushtetin e gjithë shqiptarëve.
Shqipërisë iu desh të dilte nga terri i pambarimtë komunist, por edhe të përshkonte vargmalet rraskapitëse të një tranzicioni të mosozotshëm për t’iu rishfaqur më në fund në Mesdhe si një shtet me zërin e vet”, tha Rama.
I internuar në ishullin e Ventotenes si antifashist, do të binte në kontakt me ideologët italianë, Altiero Spinelli dhe Ernesto Rossi, me të cilët Zai Fundo do të hartonte "Manifestin e Ventotenes", i njohur si pararendës i Kongresit të Hagës dhe i Deklaratës së Shumanit.
Ata zhvilluan një vizion të ri për krijimin e një Europe të lirë dhe të bashkuar, të bazuar në idenë e sovranitetit, lëvizje të punëtorëve, të monedhës së përbashkët, etj.
Studiuesit italianë do t'i quanin si pararendëse të Bashkimit Europian idetë e juristit të lindur në Korçë dhe të diplomuar në Sorbonë. Fundo kishte një përvojë politike të gjatë dhe komplekse, në Shqipëri dhe në Europë.

Llazar Fundo, i njohur si Zai Fundo, u lind në Korçë më 20 mars 1899 në një familje tregtare me origjinë nga Voskopoja. Ndoqi Liceun francez në Selanik, më pas studimet për drejtësi në Sorbonë të Parisit ku ra në kontakt me idetë komuniste. Më 1923 u kthye në Shqipëri me profesionin jurist. Ishte aktivist dhe kryetar i shoqërisë “Bashkimi” të Avni Rustemit, një eksponent i njohur i lëvizjes komuniste, më pastaj gazetar, social-demokrat.
Ndërkohë, mori pjesë në Shoqërinë “Bashkimi” (1922-1925) dhe pas vrasjes së Avni Rustemit më 1924, u zgjodh kryetar i shoqërisë dhe drejtoi gazetën “Bashkimi”. Në mbarim të dhjetorit, kur Qeveria e Nolit ra, u largua nga atdheu për në Itali, Austri, Gjermani, Francë e Rusi.
Gjatë kësaj kohe bashkëpunoi me gazetën “Liria Kombëtare” e Omer Nishanit. Gjatë qendrimit në Vienë aderon në Federatën Komuniste Ballkanike, që kishte në brendi –n dhe Komitetin e Kosovës, ku Zai Fundo ishte aktiv. Më pas emigron drejt BRSS-së, diplomohet për filozofi në Moskë dhe jep leksione të kësaj lënde në Leningrad dhe anëtarësohet në Komintern.
Merr pjesë në Kongresin e 8-të të Federatës Komuniste Ballkanike ku diskutoi rreth formimit të partisë komuniste në Shqipëri, duke ndihmuar të formohet Grupin Komunist i Korçës.

Me 1933-shin ndodhej në Gjermani ku e pa Zjarrin e Reichstagut dhe u largua drejt Bashkimit Sovjetik me të gjykuarin e Leipzig-ut, Georgi Dimitrov. U dënua me vdekje nga Kominterni për qendrimin kundërstalinist më 1938, por Dimitrovi, atëherë prijës i Kominternit, e rrëzoi vendimin.
Me 1939, pas pushtimit italian kthehet në atdhe dhe nis punë si mësues gjimnazi. Hiqet pas një viti për veprimtarinë e tij antiitaliane bashkë me Ali Këlcyrën, me të cilin puqet dhe në mendimin politik të qendrës së majtë. Kapet nga italianët dhe internohet në ishullin famëkeq të Ventotenes. Atje do ishte bashkë me Safet Butkën, Muzafer Pipën, Isuf Luzajn, Altiero Spinellin dhe Sandro Pertinin.
Fundo ishte bërë komunist në Paris gjatë studimeve universitare. Duke qenë se besimit të tij i shtohej inteligjenca dhe njohja e jo pak gjuhëve, angazhimi i tij politik kishte arritur përtej Shqipërisë, dhe kur Dimitrov ishte arrestuar pas zjarrit në Rajhshtag, Fundo ishte në Berlin si një nga bashkëpunëtorët e tij. I kishte shpëtuar arrestimit dhe kishte rihyrë në Moskë ku punonte në Internacionale. Kur nisi era e spastrimeve të mëdha, ai, komunist besnik, por i edukuar në një atmosferë kulturore liberale në vendet demokratike, kishte frekuentuar jo pak kundërshtarë të Stalinit…

Në Ventotene ishte afruar në mënyrë të natyrshme me ish-komunistët dhe socialistët me të cilët fliste shpesh për mallkimin e regjimit të Stalinit. Përndryshe shëtiste i qetë, i drejtë, i bukur, me flokë bionde që ia merrte era, duke mërmëritur me zë të ulët fjalët e Platonit që ishte duke lexuar në greqisht, duke kërkuar te tekstet antike qetësinë e shpirtit që ia kishte marrë dështimi i përvojës së tij komuniste dhe që nuk e gjente gjëkundi… Pas 8 shtatorit kur u lirua dhe grupi i fundit i të internuarve të Ventotenes, Llazar Fundo zbriti në bregun puliez, kaloi në Shqipëri, u njoh me partizanët komunistë duke u thënë kush ishte dhe që po vinte të luftonte me ta, u vu pas murit dhe u pushkatua. Ishte a s’ishte dyzetë vjeç. Dua të shpresoj se përveç meje ka ndonjë shqiptar në botë që e kujton”.
Me dy federalistët italianë bashkë me mikun e tij Stavro Skëndin hartojnë Manifestin e Ventotenes
Pasi regjimi fashist mori tëposhten e tij më 1943-shin, me gjithë mbështetjen vëllazërore dhe miqësore që i dha Sandro Pertini, në një takim të fundit me të në Romë, në gusht 1943; që donte ta bindte për të qëndruar në Itali për të luftuar me të fashizmin, ai vendos të kthehet në Shqipëri për të luftuar. Bashkohet me vëllezërit Kryeziu dhe misionin britanik pranë tyre në Malësinë e Gjakovës.
Në shtator 1944 kapet nga partizanët jugosllavë në malin Dobrej të Tropojës dhe u dorëzohet komunistëve shqiptarë. Dënohet për “trockizëm” dhe bashkëpunimin me Shërbimin Informativ Britanik. Arrestohet dhe vritet nga forcat partizane në Kolesjan të Kukësit më 23 shtator 1944.
Në radiogramin e Enver Hoxhës më 21 shtator 1944, thuhet: “Zai Fundon ta torturoni deri në vdekje dhe pastaj ta pushkatoni”./ CNA
Harito Zoto, kandidati i PD-së për drejtimin e degës s...
Kryeministri Edi Rama po mban fjalimin e tij në Milano par...
Sot po zhvillohet takimi i organizuar nga kryeministri Edi...
Kryeministri Edi Rama është shprehur i emocionuar për taki...
Këngëtarët më të dashur dhe të njohur shqiptarë kanë qenë ...
Përveç atmosferës nga shqiptarët të veshur kuq e zi duket ...
I ndodhur në hall pas hetimit nga SPAK-u, i marrë tashmë n...
Deputetja Sorina Koti ka zbuluar se kë mbështet në garën p...
Kryeministri Edi Rama sapo ka mbërritur në Milano për të z...
Incidenti i parë është regjistruar në zgjedhjet që po zhvi...
“Nëse do të bëhej një tabelë ku të renditen vendet në rapo...
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë takimin e radhës me ...
Avokatja Brikena Kasmi, në ditën ndërkombëtare të fëmijëve...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka komentua...
Ish-kryeministri Sali Berisha nuk ndal sulmet ndaj kreut t...
Ish-kryeministri Sali Berisha, mbrëmjen e sotme nga ballko...
Alberto Alemanno, një profesor në shkollën e biznesit në P...
Pasditen e sotme shumë qytete janë përfshirë nga moti keq ...
Bashistët kanë dalë në mbështetje të SPAK. Besniku i L...
Pas temperaturave të larta, prej ditësh, pasditen e so...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kompania hekurudhore gjermane Deutsche Bahn ka rifilluar s...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...