Rama ka ndërhyrë për Ballukun?/ Braho-opozitës: Paraqitini provat në SPAK
Deputetja Elda Hoti në Komisionin për Nismat Qytetare ka d...
Deputetja Elda Hoti në Komisionin për Nismat Qytetare ka d...

Rezervuarët bujqësorë që përdoren për ujitjen e tokave nuk kanë matje të volumeve të ujit dhe sedimenteve prej të paktën 30 vitesh.
Të paktën ky është konstatimi që ka bërë Komiteti Kombëtar i Digave të Mëdha (KKMD) duke nënvizuar se ligji përcakton që këto matje të bëhen çdo 5 vjet.
“Nga shqyrtimi i raportit vërehet se në të gjithë digat e mëdha të administruara nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBZHR) të cilat sipas legjislacionit ne fuqi janë objekte të rëndësisë së veçantë nuk ka të dhëna për monitorimin real dhe me instrumente të këtyre digave. Nuk janë përgatitur plane të gatishmërisë në rastet e emergjencave civile. Nuk ka asnjë sistem alarmi të instaluar në këto diga apo në zonat urbane poshtë tyre, nuk janë përgatitur të dhëna në lidhje me monitorimin e integruar real të tyre. Megjithëse sipas legjislacionit në fuqi kërkohet matja e volumeve aktuale të ujit dhe sedimenteve në rezervuarët e krijuar prej tyre të paktën një herë në 5 vjet. Rezulton se në këto rezervuare nuk është kryer asnjë matje faktike e këtyre volumeve prej mese 30 vitesh”, thuhet në parashtrimin e vendimit të KKMD që mban datën 29 prill.
Sipas të njëjtit mungesa e këtyre matjeve bëhet më problematike jo vetëm për menaxhimin e integruar dhe kompleks të rezervave ujore të krijuar me një volum të projektuar prej mëse 110 milionë m3 ujë, por edhe për faktin se këto objekte janë ndërtuar mëse 40 vjet përpara dhe problemet e sedimenteve duken se janë të mëdha dhe kanë zvogëluar ndjeshëm volumin faktik të ujit në këto rezervuare.
Komiteti konstaton se në të gjithë digat e mëdha të administruara nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural nuk ka asnjë vlerësim të aseteve të digave dhe elementëve të tyre apo regjistër të këtyre pasurive të paluajtshme.
“Mirëmbajtja e këtyre digave ka mjaft probleme të cilat po sjellin përkeqësimin e gjendjes së tyre. Një nga digat e mëdha që administrohet nga MBZHR Diga e Bllacës në Dibër ka vite që është jashtë funksionit. Në shumicën e digave të mëdha mungojnë masat për sigurinë fizike të tyre dhe elementëve kryesorë të tyre. gjitha digat e mëdha te administruara nga MBZHR nuk ka asnjë vlerësim te aseteve te Bazuar në Raportin e paraqitur na rezulton se në përgjithësi të gjitha digat e mëdha që janë nën administrimin e bordeve të MBZHR nuk monitorohen sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi”, thuhet në vendim.
Në këto kushte KKDM vendosi t'i kërkojë MBZHR si shfrytëzuese e digave të mëdha që administrohen prej saj, të marrë masat për mirëmbajtjen dhe monitorimin e digave të mëdha përmes sistemeve të monitorimit. “Në kuadër të këtyre masave duhet të kihet parasysh instalimi i sistemeve të monitorimit të digave në kohë reale dhe online si dhe krijimi i bazës së të dhënave të monitorimit të digave dhe rezervuarëve të krijuar prej tyre”, nënvizon Komiteti./Monitor
Të martën në orën 11:00 pritet të zhvillohet protesta e ra...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të mblidhet këtë të ...
Vitin e shkuar, në ato që njihen infrastruktura kritike, u...
Këtë të hënë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë të...
Ditën e sotme, në orën 13:00, do të mbahet seanca plen...
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë, ka shprehur mbështetje ...
Top Channel, i njohur ndryshe si TV Inceneratori, zgjo...
Aktorja Egla Ceno fitoi mbrëmjen e kaluar edicionin e ...
Plan masash për ushtrimin e kontrolleve intensive në të gj...
Deputetja Sorina Koti ka pasur një debat me kandidaten për...
Takimi në Milano i kryeministrit Edi Rama me emigrantët sh...
Kryeministri Edi Rama, në takimin e tij me mijëra emigrant...
Harito Zoto, kandidati i PD-së për drejtimin e degës s...
Kryeministri Edi Rama po mban fjalimin e tij në Milano par...
Sot po zhvillohet takimi i organizuar nga kryeministri Edi...
Kryeministri Edi Rama është shprehur i emocionuar për taki...
Këngëtarët më të dashur dhe të njohur shqiptarë kanë qenë ...
Përveç atmosferës nga shqiptarët të veshur kuq e zi duket ...
I ndodhur në hall pas hetimit nga SPAK-u, i marrë tashmë n...
Deputetja Sorina Koti ka zbuluar se kë mbështet në garën p...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...