Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...

Gjykata e Apelit më në fund vendosi drejtësi. I dha vulën, siglën, Sali Berishës, në fakt, njeriut që shumica absolute në PD, asaj që ka ngelur nga PD-ja, një PD shumë e madhe, dikur më e vogël, sot ku Sali Berisha ka qenë historikisht shumicë.
Ajo që bëri në dhjetor të vitit 2021 në “Air Albania”, ku mblodhi dhjetëra mijëra veta, ishte mesazhi i plotë se me kë ishte shumica e demokratëve, ndërkohë që Lulzim Basha ishte me rreth 2 mijë veta në Pallatin e Kongreseve, ku pretendohej se kishte 5 mijë delegatë në një sallë ku ka rreth 1900 karrige.(LEXO KETU)


Prandaj dhe gjykata me gjithë procedurat me shqyrtimin e çështjes në themel, vulën ia dha Sali Berishës, por vula nuk mjafton. Sali Berishës nuk i mjafton vula për të fituar zgjedhjet apo për të bërë një Parti Demokratike të madhe e për të larguar nga pushteti kryeministrin Rama. (LEXO KETU)
Është shumë pak vula. Berisha e provoi edhe një vit më parë në zgjedhjet lokale, Partia Demokratike e tij e bashkuar me Ilir Metën ka marrë një rezultat totalisht zhgënjyes.
Fitorja e Ramës ka qenë dërrmuese në të gjithë vendin dhe në pak pika ku ka fituar Berisha ka fituar për shkak të disa individëve me influencë në zonë apo me reputacion. Një parti e madhe që të konkurrojë Partinë Socialiste duhet të jetë mbi 30% dhe më pas me frymën e zgjedhjeve të godasë shumicën për t’u kthyer vetë në fitues.
Shumicën e votave e bëjnë patjetër dhe kandidatët, strukturat e partisë e kështu me radhë, por Sali Berisha sot ka vulën, por nuk ka struktura, në shumë qytete i ka të përçara beteja e tij me Lulzim Bashën, e ka shpartalluar partinë në bazë. Njerëzit janë sharë, kanë bërë sherr mes vete, janë rrahur nëpër lokalitete.
Në fillim rriheshin dhe sulmoheshin nga Lulzim Basha ata që mbronin Sali Berishën, më pas një pjesë e atyre të Bashës u bashkuan me Saliun, më pas këta të Saliut kanë marrë revanshin kundër këtyre të Bashës, por në fakt po t’i mbledhësh të gjithë janë të gjithë demokratë.
Një trupë e mbledhur militantësh, e cila fatkeqësisht është më e vogël se strukturat e PD së ‘97 që edhe pse kishte një zhgënjim të madh ndaj Partisë Demokratike.
Në ‘97 njerëzit ishin më të bashkuar, kishin një lloj ideali, u dukej sikur u ishte bërë një padrejtësi, u ishte bërë një revolucion komunist, ishte rrëzuar PD-ja nga pushteti, ishin gjallë akoma bijtë e diktaturës e kështu me radhë, kurse sot edhe tezat antikomuniste PD-së i kanë rënë sepse askush nuk mund të thotë që Rama është komunist, për më tepër është më antikomunist ndoshta sesa Berisha.
U ka rënë teza ish-pronarëve pasi në 30 e ca vite qeverisi dy herë vendin për gati 13 vite dhe nuk ua ktheu kurrë pronat pronarëve.
I ka rënë kolona e të përndjekurve sepse erdhi 8 vite në pushtet dhe nuk mundi t’i dëmshpërblente 100%, por dha vetëm 2 këste dhe më pas gjithçka u ndal dhe u kujtua në fund. I ka rënë ylli polar, që ka qenë Kosova.
I ka rënë Shqipëria në NATO sepse Shqipëria ka hyrë në NATO. I ka rënë teza e integrimit në BE pasi vetë mazhoranca socialiste dhe të gjitha partitë politike e kanë këtë tezë.
Prandaj PD po lufton me antikorrupsionin me sulme ndaj kryeministrit. Por të luftosh me antikorrupsionin, me ata deputetë që janë në Grup Parlamentar dhe me ata ish-ministra apo ish-drejtorë disa deri të neveritshëm me qytetarët gjithçka është tepër e vështirë për t'u kthyer në mazhorancë.
Prandaj dhe qëndron fjalia, “Vula nuk mjafton”. Duhet një PD e mirorganizuar, një PD që përfaqëson elitën dhe sado që të luftojë doktori nuk mundet që Berisha të jetë frymëzues i një fitoreje të madhe. Patjetër është një lider i padiskutueshëm, është një qëndrestar absolut, por duhet edhe më shumë sesa kaq.
Duhet një PD më e madhe, më e mirorganizuar, me më shumë emra, me një elitë të rifreskuar që qytetarët ta besojnë, në të kundërt vula do të humbasë sërish edhe nuk do të jetë më debati kush e ka dhe kujt i përket vula, por do të ngelet një PD e vogël, e mbyllur dhe e trashëguar ndoshta për interesa familjare. Deri në këto momente vula nuk mjafton.
Nuk është vula që ta jep fitoren. Fitoren ta jep struktura, ta jep fryma, fitoren ta jep vota. Deri tani PD ka vetëm vulën, si me të, si pa të nuk është ende shumicë./ CNA
Veten e quan zdroms, e quan Lali, por në fakt në një term ...
Pas hetimeve të SPAK-ut, u arrestuan 3 drejtorë të Bas...
Nuk duhet të lodhesh shumë nga ana gazetareske për të bërë...
Kryeministri Edi Rama, sot i ka shkuar deri në fund valles...
Bën vaki edhe kështu, ai që e quante veten lali dhe shiste...
Po ndodh shpesh e më shpesh që disa deputetë, sa herë që d...
Shkrimi i parë i CNA-së i përket muajit dhjetor, duke rapo...
Nëse rreshton fotot e Ajola Xoxajt nga koha e gjimnazit e ...
Jo vetëm luftë kundër korrupsionit, jo vetëm dosje min...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili vetëquhet zd...
Raportimet për një komision anti-SPAK nga shumica qeverisë...
E nderuar Ajola, Prej disa ditësh, ju personalisht, në nd...
“Non-paper” i shpërndarë është një mbledhje në mënyrë meka...
Rama, tri ditë më parë, u bë prezantuesi publik i nismës q...
Fatmir Xhafaj, enveristi i fundit apo enveristi i Veliajt,...
Na ishte seç na ishteee! Na ishte një zog i vogël që e...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, për të mijtën h...
Shumë kohë më parë CNA ka publikuar disa shënime, edit...
CNA do të sjellë sot dy fakte, të cilat janë të verifi...
Pas shpërthimeve të skandaleve korruptive, dy janë mën...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...