
Skandali i zbuluar nga KLSh-ja dhe i hetuar nga Prokuroria në lidhje me sjelljen kriminale të mjekëve të spitalit të Onkologjikut duke i rrjepur njerëzit edhe në grahmat e tyre të fundit të jetës, nuk është thjeshtë dhe vetëm një çështje individësh por për të gjithë, përfshirë dhe kastën politike dhe ata që drejtojnë vendin. (LEXO KETU)
Është çështje e një sistemi dhe një mentaliteti të kalbur prej 30 vitesh tranzicion kur korrupsioni dhe paraja janë gjithçka, por këtu nuk mund të përfshihen të gjithë mjekët pasi janë me dhjetëra apo me qindra të tjerë që u shërbejnë qytetarëve pa u sjellë si tregtarë vdekjesh.

Ky titull nuk është thjesht një frazë politike por ka fakte dhe argumente përtej.
A ka Onkologjiku më shumë të sëmurë me kancer për shkak të pluhurit dhe ndotjes që ka Tirana?
Sipas ekspertëve pa asnjë diskutim. Tirana është një nga qytetet më të ndotura me ajrin më të pisët.
A ka më pak pemë?
Pa asnjë diskutim. Erion Veliaj premtoi se do të bënte një pyll orbital me një milion pemë, se ku janë një Zot e di.
Shkojmë më tej.
A duhet të kishin më shumë rrugë të shtruara, më pak pluhur, më shumë ambiente jotoksike?
Nuk i kemi paratë u vodhën, u vodhën me 5D, u vodhën me inceneratorin.
A nuk duhet të kishim ujëra më të pastra në kryeqytet?A nuk duhet të derdheshin më pak ujëra toksike? A nuk duhet të kishte ujë 24 orë?
Nuk ndodh. Nuk i kemi. Dhe, shërbimet duhet t’i japë Bashkia e Tiranës.
E siç vrisnin ata mjekët duke i lënë njerëzit dhe me temperaturë, duke mos e vrarë mendjen hiç për ta, kështu bën dhe Erion Veliaj. Nuk e vret mendjen për qytetarët e Tiranës por abuzon me dhjetëra miliona euro, me dosjen 5D, me drejtorët e tij hajdutë, me inceneratorë që nuk ekzistojnë e na shet propagandë se ka bërë punë të mëdha. Në fakt është zgjedhur për të bërë punë.
Qarkullon qindra miliona euro, ku ka korrupsion, ka skandale, jep kulla, jep beton, ka nxehur Tiranën sepse nuk ka më shumë gjelbërim, nuk ka më shumë ajër të pastër, sepse nuk ka më shumë ujë të pastër.
Prandaj ka dhe më shumë sëmundje, ka më shumë Onkologjik, dhe Onkologjiku kalon nga Bashkia e Tiranës, te shërbimi që duhet t’u bëjë qytetarëve te pastrimi që duhet t’i bëjë qytetit, ku ende fshihet me fshesa ferrash trotuari, ku ndotja është në shifra të frikshme, ku Bashkia paguan për të larë rrugët të cilat nuk lahen kurrë.
Prandaj dhe Onkologjiku kalon nga Bashkia e Tiranës.
Pa folur për makinat që shkarkojnë gazra nafte të standarteve me të ulta botërore që qelbin dynjanë e kryesisht mjetet e transportit publik, a thua se qarkullojnë me naftë të sapo nxjerrë nga pusi.
Ndaj është fakt që Onkologjiku kalon nga Bashkia e Tiranës dhe Bashkia e Tiranës ka një kryetar që quhet Erion Veliaj.
Dhe, dhjetëra doktorë të tjerë Onkologjiku si ata të dosjes 5D dhe inceneratorëve që çdo ditë me korrupsionin, abuzimet e tyre me detyrën dhe duke mos u shërbyer qytetarëve, shtojnë pacientët e Onkologjikut tek mjekët e korruptuar./ CNA
Një krahasim i natyrshëm, dikush në opinioin e tij pol...
Të dielën në mbrëmje, në orët e vona, rreth mesnate, s...
Alibeajn e ka zënë halli dhe ka tri ditë që del e jep ...
Opozita dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kanë zhvil...
Erion Veliaj po përpiqet të bëjë pis këdo në Partinë S...
Janë ditët e fundit apo orët e fundit të mbylljes së h...
Prej disa muaj është raportuar për një komision, i cil...
Kombëtarja shqiptare nis të shtunën e 15 qershorit rru...
Ish-presidenti, ish-kryeministri, kreu i Partisë së Li...
Zgjedhjet për në Parlamentin Evropian shoqërohen gjith...
Gjykata e Apelit më në fund vendosi drejtësi. I dha vu...
Veten e quan zdroms, e quan Lali, por në fakt në një term ...
Pas hetimeve të SPAK-ut, u arrestuan 3 drejtorë të Bas...
Nuk duhet të lodhesh shumë nga ana gazetareske për të bërë...
Kryeministri Edi Rama, sot i ka shkuar deri në fund valles...
Bën vaki edhe kështu, ai që e quante veten lali dhe shiste...
Po ndodh shpesh e më shpesh që disa deputetë, sa herë që d...
Shkrimi i parë i CNA-së i përket muajit dhjetor, duke rapo...
Nëse rreshton fotot e Ajola Xoxajt nga koha e gjimnazit e ...
Jo vetëm luftë kundër korrupsionit, jo vetëm dosje min...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...