Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është akuzuar si pronari faktik i inceneratorit të Tiranës.
Faktet, provat e nxjerrin kryebashkiakun e Tiranës të implikuar thellë në aferën më të madhe, atë që është quajtur afera e shekullit, ajo e inceneratorëve.
Sot po sjellim 3 fakte që e nxjerrin kryekëput të lidhur me bosët e inceneratorëve, Klodian Zoton dhe “trurin” e aferës Mirel Mërtiri.
Në nëntor të vitit 2023 u publikuan disa mesazhe tronditëse që implikonin kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.
Dy bosët e inceneratorëve, njerëzit kryesorë të kësaj afere që kanë vjedhur, kanë gllabëruar qindra miliona euro nga taksapaguesit e varfër shqiptarë, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, kishin mbetur të habitur teksa punën e financuar nga ata, Erion Veliaj e kishte shitur si punën e Bashkisë Tiranë. (LEXO KETU)
Mërtiri dhe Zoto kishin financuar ndërtimin e çerdhes nr. 34 në lagjen Kombinat të Tiranës, në vitin 2019.
Në inaugurimin e kopshtit, Veliaj shfaqej në krah me Giusseppe Ciaffaglione-n, njeriun e Mërtirit dhe Zotos, i cili ka qenë administratori dhe një nga aksionerët kryesorë të inceneratorit të Tiranës.

Mesazhet u zbuluan nga grupi i ekspertëve të Partisë Demokratike dhe u nxorën nga ish-kryeministri Sali Berisha gjatë konferencës së përjavshme që ai mbante me gazetarët.
Mesazhet tregonin komunikimet e bosëve të inceneratorëve të shpallur në kërkim ndërkombëtar për aferën më të madhe të shekullit.
Mërtiri dhe Zoto, të regjistruar me emrat Mërtiri 3 dhe Zoto 4 komunikonin në “WhatsApp”, ku shprehnin pakënaqësinë e tyre për fshehjen e emrave si financues.
“Po kjo ça ishte?”, pyet Mërtiri 3.
Zoto 4 përgjigjet: “Ku di unë. I ke thënë gjë ti atij?”
“Jo, asnjëherë. Prandaj më bëri çudi”, ia kthen Mërtiri 3.
Zoto 4, i cili duket se nuk është në dijeni, i thotë: “S’e di, mbase ka folur me Lalin”.

Mesazhet mes Mërtirit dhe Zotos dhe përmendja e Veliajt në to tregojnë qartazi lidhjet e kryebashkiakut me bosët e inceneratorëve. Ky është vetëm njëri nga faktet që tregon se si ndërlidhet Veliaj me inceneratorët.
Faktet dhe provat që lidhin kreun e Bashkisë së Tiranës me aferën e dherave nuk janë të pakta.
Theksojmë këtu që afera e dherave, e cila ka arritur shifrën prej 60 milionë eurosh është një nga skemat më të mëdha korruptive, e cila lindi pas firmosjes së kontratës monopoliste koncesionare për landfillimin e Tiranës, ku përfshihej edhe ndërtimi i një inceneratori.
Edhe pse kanë kaluar 7 vite nga kjo kontratë, e firmosur në 2017, inceneratori nuk ekziston. Në aferën korruptive të dherave, Bashkia e Tiranës, e cila drejtohet nga Erion Veliaj detyroi bizneset dhe qytetarët e kryeqytetit të paguajnë dhjetëra miliona euro. Më 25 prill, drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi publikoi një e-mail që tregon lidhjen e Erion Veliajt me skandalin e dherave.
Këlliçi publikoi email-in e Denisa Tollkuçit dhe një zyrtari të Bashkisë Tiranë, ku komunikohej për rakordimet e sasive të depozituara të mbetjeve dhe dherave.
Ai sqaroi se deri në muajin maj të 2018, nuk kishte asnjë pretendim nga koncesionari për të aktivizuar një pagesë të re për zërin dhera/inerte.
Por më pas, Veliaj vendosi që buxheti i Bashkisë Tiranë duhet të paguante për çdo punë publike tarifën për depozitimin e dherave në biznesin e tij.
"Në 21 janar të vitit 2020, midis Denisa Tollkuçit dhe një zyrtari të Bashkisë Tiranë, komunikohet pikërisht për rakordimet e sasive të depozituara të mbetjeve dhe dherave. E më specifikisht, zyrtari i drejtohet Tollkuçit duke i thënë: 'Referuar tabelës me të dhënat e vitit 2018, krahasuar me tabelën tuaj kemi diferenca… Shmangia besoj ka ndodhur për faktin se në 2018 pagesat e urdhëruara kanë konsideruar vetëm zërin mbetje urbane deri në muajin maj, pas këtij muaji ne kemi filluar të aktivizojmë pagesat sipas zërave ‘urbane, dhera, inerte’.", thuhet në e-mail.



(E-mail-i i Denisa Tollkuçit dhe një zyrtarit të Bashkisë Tiranë, ku komunikohej për rakordimet e sasive të depozituara të mbetjeve dhe dherave)
Afera e dherave është një abuzim, një skemë vjedhje, e cila del brenda aferës së madhe qindra miliona euro të inceneratorit të Tiranës.
60 milionë euro është fatura që paguajnë shqiptarët dhe bizneset. Por më skandaloz është klani që del zbuluar te kjo aferë që drejtorë të Bashkisë Tiranë janë të implikuar në këtë vjedhje monstruoze që u është bërë qytetarëve të Tiranës.
Për aferën e inceneratorit të Tiranës vijojnë hetimet. Me urdhër të SPAK-ut janë arrestuar drejtorë të Bashkisë Tiranë. Për inceneratorin e Tiranës është arrestuar Taulant Tusha, drejtori i Erion Veliajt.
Marrëveshja e dherave është një nga pjesët më të errëta të aferës.
Bashkia e Tiranës ka detyruar bizneset dhe qytetarët të paguajnë 60 milionë euro për dherat, të cilët duhet të depozitoheshin në një vend të caktuar, por në të vërtetë zbrazen te landfilli i Tiranës, i cili është në një gjendje katastrofike, tej kapaciteteve, duke dalë jashtë hartës ku supozohej se do të bëhej grumbullimi i mbetjeve.
“Klani” i kësaj afere monstruoze doli zbuluar në një dokument zyrtar, ku tregohej se si 3 drejtorë të Veliajt firmosnin për t’i shërbyer kompanisë së landfillit të Tiranës.
Ermal Kapllanaj, Taulant Tushe, Evisjon Sulku, por të tjerë persona kanë ndërtuar skemën e kontrollit të territorit për dherat duke i shtuar 60 milionë euro aferës së inceneratorëve.
Ekziston një marrëveshjeje që CNA e ka raportuar që ka ndodhur midis zyrtarëve të Bashkisë Tiranë dhe firmosur edhe nga Giuseppe Ciaffagalione.






(Marrëveshja mes zyrtarëve të Bashkisë Tiranë dhe Giusseppe Ciaffaglione)
Skema e kontrollit të territorit, e kamionëve në terren niste që nga Policia e Shtetit, e cila i kishte ndarë me zona, pra me çdo rajon dhe vazhdonte te të dyja Policitë Bashkiake, deri te struktura e IMT-së dhe tek Inspektorati i Mjedisit.
Tek IMT-ja që në atë kohë e drejtonte Mariglen Qato, policët e tij ndiqnin nga pas çdo zonë të kryeqytetit, mjetet ku lëviznin, pra ato që transportonin dhera në vendet ku hapeshin gropa për të ndërtuar pallate dhe ata ishin për gjithçka në dijeni, pasi lejet jepeshin nga Bashkia e Tiranës dhe Inspektorët e Mjedisit të IMT-së apo Policisë Bashkiake e dinin vendndodhjen dhe monitoronin në vazhdimësi pa ndalim çdo lëvizje që bëhej.
Policia Bashkiake ishte në krye të aksionit, por pas nuk ngelej edhe mjedisi. Pra, e gjithë struktura e Bashkisë Tiranë në shërbim të dherave dhe për këtë sipas raporteve të dhëna paguheshin nën dorë, nën rrogoz, për sasitë e dherave në kamionë, pasi vetë pronarët e kompanive dhe drejtuesit e landfillit të Tiranës në atë kohë deklaronin se një shumë prej 50 lekësh jepej për metër kub, thjesht dhe vetëm për strukturat mbështetëse edhe të Bashkisë së Tiranës.
Pra, drejtorët e Veliajt firmosnin për kontratën e dherave, i shërbenin kompanisë së inceneratorit të Tiranës dhe e gjitha kjo ndodhte para syve të kryebashkiakut Erion Veliajt dhe ky i fundit nuk dinte asgjë.
Erion Veliaj bën “të paditurin” për të gjitha këto fakte. Bën "të paditurin" për kopshtin dhe se nuk e di se financimi është bërë nga Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto.
Bën "të paditurin" për aferën 60 milionë euro të dherave dhe se drejtorët e tij kanë firmosur.
Këto janë vetëm disa nga provat dhe faktet të cilat tregojnë se tentakulat e megavjedhjes shkojnë deri te kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili është në hetim për dosjen e nxehtë si dhe në hetim pasuror, si ai dhe familjarët e tij./ CNA
Ministria e Financave publikoi raportin e Monitorimit ...
Drejtuesi i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka publikua...
Zonja e drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv...
Adriatik Llanaj, një qytetar 32-vjeçar nga Vlora, treg...
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka publikuar një seri raportes...
Në fillim të këtij qershori, portal informativ italian...
Drejtuesi i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka denoncua...
Për problemin e shtetases italiane emisioni “Stop” i është...
Shumë të huaj kanë zgjedhur Shqipërinë si destinacion për ...
Emisioni “Stop” është pozicionuar në banesën e Vladimir Si...
Një shtetas italian, Domenico Lupoli, tregon, se është dre...
Qentë e rrugës janë kthyer në një shqetësim për banorët e ...
I ardhur me më shumë se 1 orë e 30 minuta vonesë, autobusi...
Emisioni “Stop” është në Lushnje për problemin e një zonj...
Fejzi Shkemza me banim në Shkodër, tregon, se ka blerë një...
Një skandal është regjistruar nga kompania “Salillari”, e ...
Zona e liqenit të Thatë me 23 mijë banorë dhe perspektivë ...
Një tjetër akt skandaloz është shtuar në listën e zezë të ...
DASH, në raportin e publikuar në vitin 2023, thotë se ...
Javën e kaluar “Stop” në Tv Klan një ngjarje të rëndë të n...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...