Vrasja e efektivit në Maliq/ Detaje të reja, zbardhen emrat dhe rrethanat e ngjarjes
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...

Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka publikuar një tjetër e-mail për skandalin e dherave. Këlliçi theksoi se Erion Veliaj, përpara se të grabiste qytetarët e Tiranës dhe biznesmenët e ndërtimit, grabiti fillimisht buxhetin e Bashkisë Tiranë.
Këlliçi publikoi email-in e Denis Tollkuçit dhe një zyrtari të Bashkisë Tiranë, ku komunikohet për rakordimet e sasive të depozituara të mbetjeve dhe dherave.
Këlliçi denoncoi se deri në muajin maj të 2018, nuk kishte asnjë pretendim nga koncensionari për të aktivizuar një pagesë të re për zërin dhera/inerte.
Sipas tij, pas këtij muaji Erion Veliaj vendos që buxheti i Bashkisë Tiranë duhet të paguante për çdo punë publike tarifën për depozitimin e dherave në biznesin e tij.
"E sigurisht, oreksi vjen duke ngrënë. Pasi e pa si një mundësi të artë për të vjedhur dhjetëra milionë euro shtesë, Veliaj në tetor të vitit 2018 vendosi këtë gjobë edhe për bizneset private", u shpreh ai.
Deklarata e plotë:
Ditën e djeshme ju bëmë me dije se si funksiononte afera e dytë korruptive, brënda mega aferës së inceneratorit të Tiranës, afera e dherave.
Nëpërmjet marrëveshjes të firmosur më 15 tetor të vitit 2018, pronari faktik i inceneratorit të Tiranës Erion Veliaj, duke përdorur drejtorët 5D, shantazhonte, kërcënonte dhe detyronte biznesin e ndërtimit për të paguar depozitimin e dherave, shumë e cila kalon vlerën e 60 milionë eurove. Para të cilat sigurisht kanë dalë nga xhepi i qytetarëve shqiptarë.
Sot, nëpërmjet një tjetër e-maili do ju faktojmë se Erion Veliaj përpara se të grabiste qytetarët e Tiranës dhe biznesmenët e ndërtimit, grabiti fillimisht buxhetin e Bashkisë Tiranë. Kontrata konçensionare e firmosur në vitin 2017, për të cilën Erion Veliaj dha miratimin në shkelje të Ligjit ‘Për vetqeverisjen vendore’ pa mare dakordësinë e Këshillit Bashkiak, hyri në fuqi në janar të vitit 2018.
Në 21 janar të vitit 2020, midis Denisa Tollkuçit dhe një zyrtari të Bashkisë Tiranë, komunikohet pikërisht për rakordimet e sasive të depozituara të mbetjeve dhe dherave. E më specifikisht, zyrtari i drejtohet Tollkuçit duke i thënë:
‘Referuar tabelës me të dhënat e vitit 2018, krahasuar me tabelën tuaj kemi diferenca… Shmangia besoj ka ndodhur për faktin se në 2018 pagesat e urdhëruara kanë konsideruar vetëm zërin mbetje urbane deri në muajin maj, pas këtij muaji ne kemi filluar të aktivizojmë pagesat sipas zërave ‘urbane, dhera, inerte’.’
Pra e thënë thjeshtë, sipas këtij komunikimi deri në muajin Maj, nuk kishte asnjë pretendim nga konçensionari për të aktivizuar një pagesë të re për zërin dhera/inerte. Pas këtij muaji nëpërmjet një veprimit kryekëput korruptiv, Erion Veliaj vendos që buxheti i Bashkisë Tiranë duhet të paguante për çdo punë publike tarifën për depozitimin e dherave në biznesin e tij. E sigurisht, oreksi vjen duke ngrënë. Pasi e pa si një mundësi të artë, për të vjedhur dhjetëra milionë euro shtesë, Veliaj në tetor të vitit 2018 vendosi këtë gjobë edhe për bizneset private.
Ditët në vijim, do të bëjmë publike disa marrëveshje të Bashkisë Tiranë ku aty do të kuptoni fare se këta janë qartazi një grup i strukturuar kriminal, të cilët në bashkëpunim kanë vepruar për të vjedhur buxhetin e shtetit dhe taksat e qytetarëve. Dokumente që bëjnë bashkë inceneratorin e Tiranës, bandën 5D, Taulant Tushën, Ilda Qazimllarin dhe kokën e këtij grupi kriminal, Erion Veliajn.
I bëjmë thirrje SPAK, të mos harxhojë më edhe një orë të vetme, por sot të sekuestrojë të gjitha asetet e këtij grupi të strukturuar kriminal, që fillon me inceneratorin e Tiranës, vijon me bandën e 5D dhe përfundon tek dhjetra e dhjetra apartamente në kullat më të rëndësishme të Tiranës. Apartamente të cilat Veliaj mund ti ketë përdorur dhe për të blerë influencë politike brenda Grupit Parlamentar të PS.
Ftoj sërish qytetarët e Tiranës, që ditën e nesërme, e premte, datë 26 prill, ora 11:00, të protestojmë përpara Bashkisë më të korruptuar në Europë, në mbrojtje të taksave tona, në mbrojtje të qytetit të Tiranës, pa harruar asnjëherë shëmbjen brutale të Teatrit Kombëtar si dhe vrasjen e Ardit Gjoklajt, për të cilin do të nxjerrim të dhëna të reja. O sot, o kurrë!/CNA
Kryeministri Edi Rama ka dëbuar kryebashkiakun Erion V...
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të...
Nesër pritet të zhvillohet protesta e radhës e organiz...
Në mbledhjen e Komisionit Hetimor të Shëndetësisë, ka ...
Me debate po shoqërohet mbledhja e sotme e Komisionit ...
Nënkryetari Oerd Bylykbashi ka prezantuar publikisht qëndrim...
Të mërkurën, Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Par...
Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez ka pezulluar të g...
Kreu i PL-së, Ilir Meta ka folur mbrëmjen e sotme për njoh...
Seanca në Apel ndaj Ervin Salianjit të dënuar nga Shkalla ...
Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë fjalimit të tij për qy...
Kryeministri Edi Rama është rreshtuar krah SPAK-ut tek...
Kryeministri Edi Rama i ka dorëzuar SPAK-ut kryebashki...
Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si një gënjeshtër ...
Kreu i PL-së, Ilir Meta ka folur me nota ironie dhe ta...
E gjithë administrata e Bashkisë së Tiranës dhe institucio...
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këll...
44 deputetë të opozitës kanë firmosur kërkesën për të ...
Të mërkurën, në një konferencë për mediat kreu i PD-së...
Në një konferencë për mediat kreu i PD-së së Vulës, Lu...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...