Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Erion Veliaj po përpiqet të bëjë pis këdo në Partinë Socialiste, thjesht dhe vetëm të “vrasë” zhurmën, të luftojë publikisht për të pasur sa më pak zëra dhe sa më shumë qetësi që ai të ketë mundësi me shpresat dhe ëndrrat që sheh se mund të mbyllë dosjet e tij të skandaleve dhe aferave korruptive në SPAK, që nga inceneratorët, dosja "5D", hetimet për teatrin, hetimi pasuror, ndërtimi i kullave e kështu me radhë. (lexo këtu)
Në një shkrim të 27 prillit 2024, janë renditur 6 rastësi në atë kohë që po ndodhnin pikërisht në momentin kur kishte plasur skandali i dosjes "5D" dhe zyrtarët e Bashkisë së Tiranës arrestoheshin, hetimet vazhdonin, media shkruante fort çdo ditë që nga sulmi i parë që filloi me Olsi Ramën, që ishte qartazi një dirigjencë me disa bashkime interesash që nuk përjashtohej as Erion Veliaj dhe inceneratorët, deri te kamerat e fshehta me Arben Ahmetajn.(lexo këtu)
Erion Veliaj sulmoi Edi Ramën, më pas shpiku ngjarjen e ministres Delina Ibrahimaj, e cila kishte ndodhur shumë muaj më parë. Shpiki një histori tjetër me fëmijët e Tom Doshit, një ngjarje që kishte plasur shumë muaj më parë. (lexo këtu)

Kjo me një qëllim të vetëm, Erion Veliaj kërkonte mbështetjen e Edi Ramës dhe nga ana tjetër godiste për të “vrarë” zhurmën e tij. Duke theksuar, një zhurmë më e madhe “vret” një zhurmë më të vogël dhe luante me qëllimin “unë të bëj pis kudo”, thjesht dhe vetëm për të tërhequr pas vetes në unitet Ramën, PS-në, që kryeministri dhe vetë PS ta mbrojnë politikisht. (lexo këtu)

Pas këtyre 6 rastësive që do t'i lexoni në këtë shkrim, ne po sjellim sot disa fakte të tjera që lidhen me personazhe mjaft të rëndësishëm në PS, të cilët sulmohen nga mediat e paguara nga inceneratorët, të cilët sulmohen nga mediat afër pushtetit, por me stilin kriminal të Erion Veliajt duke goditur dhe duke e bërë pis kë të mundet dhe si të mundet që të ketë sa më pak zhurmë dhe t’i relativizojë gjërat.(lexo këtu)
Pra, te teza e inceneratorëve janë të lidhur të gjithë, janë të përfshirë të gjithë, “çfarë kam unë te ‘5D’”, “çfarë kam unë”, disa drejtorë, “te teatri unë nuk kam faj, te kullat nuk kam faj”, te vjedhja e parave, tek abuzimet, te pasuria, nuk ka faj. Pra, Erion Veliaj nuk ka faj për asgjë. (lexo këtu)
Le t’i shikojmë rastet një nga një.
Tashmë qartazi në qarqet e PS-së e dëgjon betejën midis Belinda Ballukut dhe Erion Veliajt. Në fakt rezulton që të jetë e kundërt, një betejë e Erion Veliajt me Belinda Ballukun. Sulmet e tij poshtë brezit nëpër portale anonime, nëpër media, duke shpërthyer skandale, akuza apo deri në hapje shampanje kur arrestoheshin drejtorët e Ministrisë së Infrastrukturës. A thua nuk ishin nga e njëjta parti.
Veliaj përdori deri te media kombëtare si “News 24”, Irfan Hysenbelliun, duke i mbushur mendjen se ishte Balluku që e godiste dhe askush nuk përmendte emrin e Edi Ramës. (lexo këtu)

Por nën rrogoz luante çdo fije Erion Veliaj që të sulmohej mediatikisht, jo vetëm nga anonimet apo portalet e mediat e inceneratorëve, por edhe nga media të tjera për t'u sulmuar ministrja e Infrastrukturës dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku. Faktet janë me dhjetëra.
Sulme, akuza, kundërakuza me ministrin e Drejtësisë dhe veprime të dirigjuara, të gjitha nga Erion Veliaj dhe bashkëpunëtori i tij i ngushtë, Fatmir Xhafaj. Enveristi i fundit tashmë ka ngelur me gisht në gojë me një komision që nuk i duhet askujt. Një komision që e kërkoi Erion Veliaj dhe Edi Rama ia dha, por askush nuk e ka mbështetur. Një fillim i nisur me dështim.
Sulmet ndaj Ulsi Manjës ishin mjaft të ashpra dhe për më tepër Erion Veliaj i gjeti dhe zëvendësimin e tij, por nuk mundi të kryente misionin e tij deri në fund, pas ndërhyrjes së ndërkombëtarëve dhe ndërhyrjes së Alfred Ballës nga kreu i KLP-së.(lexo këtu)
Sulme të pandalshme edhe nga mediat brenda Rilindjes që janë afër me Erion Veliajn apo dirigjohen prej tij. Janë bërë edhe ndaj ministres aktuale të Arsimit, ish-ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Të pandalshme sulmet. Gjithmonë Erion Veliaj e ka parë si rivale, pasi vite më parë ajo përflitej si një kandidate e mundshme për Bashkinë e Tiranës dhe sapo dikush mund të perceptohet politikisht se mund të shkojë diku ku është Erion Veliaj, ai menjëherë shpërthen, sulmon, akuzon duke bërë pis sa të mundet dhe kë të mundet.(lexo këtu)

Në 48 orët e fundit dy personat e sulmuar janë Niko Peleshi dhe Damian Gjiknuri, të dy për çështjen e inceneratorëve. Njërit i nxirren fotot dhe tjetri sulmohet me qëllimin e vetëm, atë që përmendem më lart, të relativizohet çështja e inceneratorëve. Pra, tek inceneratorët janë të përfshirë Arben Ahmetaj, Niko Peleshi që në 2013 i ka takuar ata, më pas ka qenë Damian Gjiknuri, po bllokimet e pagesave dhe shkatërrimin e NJZP-ve e ka bërë Belinda Balluku e kështu me radhë. (lexo këtu)
Të gjitha këto tezat e Erion Veliajt për të relativizuar gjërat dhe për të bërë pis këdo me skemat e tij të ndyra mediatike, të neveritshme, që i përdor duke menduar se do të shpëtojë lëkurën nga aferat. (lexo këtu)
Gjithashtu nuk ka shpëtuar nga sulmet e Veliajt edhe Elisa Spiropali. Edhe nga memet e Erion Veliajt, sepse më lart nuk përmendën edhe faqet e shumta në rrjetet sociale që ai përdor, që i ka blerë nëpërmjet drejtorëve të Bashkisë Tiranë, ndonjë prej tyre edhe në burg. Fakti është që edhe Elisa u sulmua jo direkt nëpër media, po dikur nëpër portale anonime, diku në faqe memesh, goditje nën brez, pa kursyer askënd.

Pra, sollëm të paktën 5 raste, dhe sulmet ndaj kryeministrit, gjashtë, të cilat vërtetojnë katërcipërisht se Erion Veliaj dirigjon një sulm mediatik duke përdorur influencat e tij dhe kontrollin që ka mbi mediat për të goditur kryeministrin dhe zv/kryeministrin, ministre, ministra, deputetë, me një qëllim, ndotjen e tyre për të thënë këtu jemi të gjithë bashkë, apo deri në kërcënimin politik të Edi Ramës për ta mbështetur sepse ndryshe ai mund t’i marrë me vetë të gjithë. (lexo këtu)
Si i kontrollon mediat, pagesat prej miliona eurosh që jep vëllai i tij janë një influencë e qartë. (lexo këtu)

Pagesat e dhëna miliona euro nga inceneratorët janë një tjetër fakt për mediat që kontrollohen nga Erion Veliaj, që dirigjohen prej tij për të sulmuar jo vetëm opozitën siç është rasti i PD-së, ku sulmohet Berisha, bashkëpunëtorët e tij e kështu me radhë, por për të sulmuar një pjesë të rëndësishme të PS-së, drejtues të saj, ministra, me shpresën se Erion Veliaj do të dalë nga llumi ku është zhytur deri në fund. Por orët e ankthit dhe paniku i tij duket se nuk po mbarojnë derisa SPAK-u të çojë pakon e dytë të urdhër-arresteve për aferën e inceneratorëve, por edhe vazhdimi i thellimeve për dosjen “5D”.
Gjithashtu hetimi i plotë i pasurisë së Erion Veliajt që derisa të përfundojmë dhe derisa të kemi një proces të qartë gjyqësor për kryebashkiakun e Tiranës, ai do të vazhdojë të godasë dhe të bëjë pis në PS këdo, deri te kryeministri, thjesht dhe vetëm me shpresën se duke i goditur të gjithë ai mund të shpëtojë./CNA
View this post on Instagram
Janë ditët e fundit apo orët e fundit të mbylljes së h...
Prej disa muaj është raportuar për një komision, i cil...
Kombëtarja shqiptare nis të shtunën e 15 qershorit rru...
Ish-presidenti, ish-kryeministri, kreu i Partisë së Li...
Zgjedhjet për në Parlamentin Evropian shoqërohen gjith...
Gjykata e Apelit më në fund vendosi drejtësi. I dha vu...
Veten e quan zdroms, e quan Lali, por në fakt në një term ...
Pas hetimeve të SPAK-ut, u arrestuan 3 drejtorë të Bas...
Nuk duhet të lodhesh shumë nga ana gazetareske për të bërë...
Kryeministri Edi Rama, sot i ka shkuar deri në fund valles...
Bën vaki edhe kështu, ai që e quante veten lali dhe shiste...
Po ndodh shpesh e më shpesh që disa deputetë, sa herë që d...
Shkrimi i parë i CNA-së i përket muajit dhjetor, duke rapo...
Nëse rreshton fotot e Ajola Xoxajt nga koha e gjimnazit e ...
Jo vetëm luftë kundër korrupsionit, jo vetëm dosje min...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili vetëquhet zd...
Raportimet për një komision anti-SPAK nga shumica qeverisë...
E nderuar Ajola, Prej disa ditësh, ju personalisht, në nd...
“Non-paper” i shpërndarë është një mbledhje në mënyrë meka...
Rama, tri ditë më parë, u bë prezantuesi publik i nismës q...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...