Vrasja e studentes greke/ Zbardhen telefonatat e të dyshuarve
Janë zbardhur tabulatet telefonike të Aleksandër Lucës dhe d...
Nëpërmjet një urdhëri të nëndheshëm kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i vetëquajtur çuditshëm me nofkën e qëmotëshme “Lali Eri”, ka nxitur shkuljen me gjithë shtyllë dhe ndalimin e reklamës publicitare të CNA.al.
Një akt që, de fakto, do të thotë gjetje rasti për ti shpallur publikisht luftë Agjencisë së pavarur, më të madhe, të lajmeve, që, realisht ,mban qëndrim kritik jo vetëm ndaj Lali Er Veliut, por ndaj gjithçkaje që bie ndesh me moralin dhe ligjin.
Ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, CNA.al asnjëherë nuk ka qenë tendencioze, në kuptimin që ti qepet, me bukë në trastë, dhe t’ja bëjë të zezë gjithçka. E kemi lëvduar kur e ka merituar, sikurse e kemi kritikuar kur edhe këtë e ka meritur.
Ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, CNA.al ka ruajtur të njejtin raport, si me gjithë të tjerët, pa i hyrë kurrë në hak, ndaj dhe kur nga burime brenda stafit të tij, u informua se urdhërdhenësi i shkuljes së reklamave dhe ndalimit të dy taksive shëtitëse, ishte vetë dora, Erion Lal Veliaj, bëm çudi.
Nga që edhe në rastin e publikimit të vrasjes së të ndjerit, Ardit Gjoklaj, nuk patëm kurrfare tendence, por pasqyruam veç të vërtetën. Pa e fshehur faktin se gjyqi i bërë ndaj të akuzuarve për vrasjen e tij ishte i manipuluar. Me një dëshmi ekspertësh që kumtonin, pa argumenta, se i ndjeri ishte vrarë jashtë landfillit dhe më pas trupi i tij ishte hedhur aty…
Ngjarjen nuk e ka stisur CNA.al, gjyqin nuk e ka stisur CNA.al, që nuk ka stisur as edhe konkluzionin e ekspertëve. E theksojmë: në këtë mes i vetmi faj që rëndon mbi CNA.al është ai i mos-heshtjes, ndërkohë që media pro Veliajt e bëri këtë akt, aspak gazetaresk.
Por CNA.al bëri edhe fajin tjetër, që nuk ju bind dëshirës së Lali Erit për të shtrëmbëruar e pasqyruar ngjarjen sipas oreksit të këtij të fundit, ndërkohë që jo pak homologe e bën këtë.
Përmendëm rastin e të ndjerit Gjoklaj pasi pikërisht pas këtij publikimi dhe tre ditë pas nisjes së fushatës publicitare, reklama tek stadiumi”Dinamo”, që ka më shumë se dy dekada që funksionon, është shkulur bashkë me shtyllën mbajtëse.
Ndërkohë që shoferët e dy taksive që mbanin mbi karroceri reklamën e CNA.al janë ndaluar të qarkullojnë, duke i vendosur një goxha gjobë të majme.
Gjithçka e sajuar për hakmarrje, për ti mbyllur gojën CNA.al. Një akt jo i panjohur për tipat si Erion Lal Veliaj, që pushtetin nuk e shfrytëzojnë për të përmbushur premtimet elektorale, por për të ushtruar tiraninë.
Me këtë akt kryebashkiaku i Tiranës i shpalli luftë medias kritike, duke harruar se çfarëdo arme të përdorë për të arritur qëllimin ajo nuk është veçse heshtë. E ngjashme me heshtën që personazhi më qesharak i lëtërsisë botërore, Don Kishoti i Mançës, përdorte si armë kundër mullinjve të erës, të cilëve asnjëherë nuk ja doli t’ia ndalte rrotullimin. /CNA.al
Janë zbardhur tabulatet telefonike të Aleksandër Lucës dhe d...
Ka shkuar në 10 numri i viktimave, nga aksidenti tragjik që ...
Në vitin 1955 një gazetë e quajtur Housekeeping Monthly, pub...
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar me...
StërvitjaUshtrimet dhe stërvitja janë zgjidhja e duhur për ç...
Nëse ke parë një thikëFrika jote e fshehtë mund të jetë frik...
Prindërit e nxënësve të shkollës 9-vjeçare “Gustav Mayer” në...
Nëse ke zgjedhur rrugën me kthesaJe një njeri shumë i duruar...
Nënkryetari i Partisë Demokratike , Edi Paloka ka thënë sot ...
Një ngajrje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në autostrad...
Është ndoshta rasti më unik në botë, kur një personazh polit...
Avokati Spartak Ngjela ka thënë sot se presioni ruso-serb po...
Nga një qytetar i varfër që ishte dikur, ashtu siç e ka pohu...
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj i ka kërkuar kreu të...
Analisti Andi Bushati ka thënë sot se protesta e 16 Shkurtit...
Analisti dhe gazetari Andi Bushati ka folur sot për bllokimi...
Fotot e deputetit demokrat Ervin Salianji si edhe ish-minist...
Nuk ka të ndalur trafikimi i drogës nga Shqipëria për në ven...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sote për herë të parë për v...
Një person është proceduar penalisht pasi ka zhvilluar aktiv...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një oficer policie raportohet se është dhunuar një natë më...
Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi dënimin me 28 ...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Kushdo që shqyrton projektbuxhetin federal për vitin 2027 ...
Shtetet e Bashkuara thanë se janë në pritje të krijimit të...
Mbi 800 zjarre pyjore vazhdojnë të digjen në të gjithë Kan...
Të paktën 14 persona humbën jetën dhe pesë të tjerë mbetën...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...