Shtypi i ditës, e martë, 18 qershor 2024/ Njihuni me titujt kryesorë të gazetave
Këtë të martë po ju njohim me disa prej titujve kryeso...

Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, në një deklaratë për mediat ka zbuluar skemat e vjedhjes së kryebashkiakut Erion Veliaj me inceneratorin që nuk ekziston dhe kompaninë "5D".
Skema e parë e vjedhjes, thekson Këlliçi, është se mbrojti publikisht dhe firmosi personalisht koncesionin e mbetjeve, dhënë kompanisë "Integrated Energy BV SPV", ku deri më tani ka vjedhur të paktën 132 milionë euro nga xhepat e shqiptarëve për një incenerator që nuk ekziston dhe gjithashtu i dha monopolin e pastrimit të qytetit, duke paguar rreth 17 milionë euro në vit, miqve të tij të "Ndranghetta"-s italiane, përmes kompanisë "Eco Tirana".
Skema e dytë ishte ajo e vjedhjes së 100% të fondeve publike përmes kompanisë "5D".
“Ditën e djeshme depozituam zyrtarisht në SPAK studimin e famshëm të IFC, të muajit shkurt të vitit 2014, i cili fakton se projekti i atëhershëm i Bashkisë Tiranë, parashikonte që qytetarët të paguanin shifrën e 38 euro/ton për të gjithë zinxhirin e trajtimit të mbetjeve, duke përfshirë pastrimin e rrugëve, mbledhjen e mbetjeve, transportin, depozitimin, zgjerimin e landfillit, e në fund trajtimin e tyre.
Sapo Erion Veliaj futi këmbët në Bashkinë Tiranë në vitin 2015, ai hyri me një plan të detajuar të zhvatjes së qytetarëve të Tiranës përmes dy skemave të qarta tashmë për këdo.
E para propozoi, mbrojti publikisht dhe firmosi personalisht koncensionin e mbetjeve, dhënë kompanisë 'Integrated Energy BV SPV', ku deri më tani ka vjedhur të paktën 132 milionë euro nga xhepat e shqiptarëve për një incenerator që nuk ekziston dhe gjithashtu i dha monopolin e pastrimit të qytetit, duke paguar rreth 17 milionë euro në vit, miqve të tij të 'Ndranghetta'-s italiane, përmes kompanisë 'Eco Tirana'.
Skema e dytë ishte ajo e vjedhjes së 100% të fondeve publike përmes kompanisë famëkeqe '5D' Konstruksion, skemë, e cila u replikua dhe nga disa titullarë të tjerë, si famozi Arben Maloku me kompaninë e tij 'ARB-Trans' 2010 dhe Kujtim Qefalia me kompaninë 'Dajti Park' 2007.
Të tria këto kompani kanë përfituar tenderë publikë dhe leje ndërtimi nga Bashkia Tiranë, për një vlerë që e tejkalon shifrën 200 milionë euro.
I gjithë shtabi elektoral i Erion Veliajt në zgjedhjet e majit të vitit 2023, janë të kallëzuar në SPAK prej më shumë se 1 viti dhe kjo strukturë vijon gjumin letargjik mbi këto dosje flagrante.
Edhe pse sot, me miratim të Veliajt, gjenden prapa hekurave Taulant Tusha, Mariglen Qato dhe Redi Molla, Erioni vazhdon i qetë pagesat për '5D' dhe inceneratorin fantazmë të Tiranës.
Partia Demokratike dhe unë personalisht, jemi të angazhuar që fatin e 3 drejtorëve në qeli, ta ketë vetë pronari faktik i inceneratorit të Tiranës dhe '5D Konstruksion' Erion Veliaj, së bashku me pjesën tjetër të mbetur ende jashtë dhe në shërbim të këtij banditi.
Çdo ditë që kalon, qëndrimi i Erion Veliajt në zyrën e kryetarit të Bashkisë Tiranë, i jep atij mundësinë të zhdukë provat dhe të vazhdojë të vjedhë i qetë buxhetin e Bashkisë Tiranë.
Kolegët e Erionit në SPAK duhet të ndajnë mendjen njëherë e përgjithmonë. Ose janë bashkëpunëtorë të hajdutit Erion Veliaj, ose janë në shërbim të ligjit dhe drejtësisë. Rrugë të mesme NUK KA e NUK DO TË KETË!
Për këtë arsye, ftoj sërish qytetarët e Tiranës, demokratë e socialistë, me apo pa parti, të protestojmë së bashku përpara Bashkisë Tiranë, ditën e premte, datë 21 qershor, ora 11:00.
Largimi i menjëhershëm nga zyra i hajdutit Erion Veliaj është emergjencë kombëtare.
O sot, o kurrë”, deklaroi Këlliçi./ CNA
Këtë të martë po ju njohim me disa prej titujve kryeso...
Sot 28 mijë maturantë do të zhvillojnë provimin e tret...
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda ...
Biznesmeni dhe sipërmarrësi Gjergj Luca ndodhet në Jug...
Prezantohet në panairin ndërkombëtar EUROSATORY që po ...
Gazetari Blendi Fevziu ka treguar ëndrrën 89-vjeçarit ...
Kryebashkiaku Erion Veliaj po kalon orët e makthit të ...
Kreu i PL-së, Ilir Meta, është justifikuar në media pë...
Avokatët e kryebashkiakut të zgjedhur të Bashkisë së H...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me ve...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka humbur gjyqin kundër nd...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi,...
Me hyrjet e shtetasve të huaj që janë rritur me mbi 30...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtue...
Policia Kufitare ka bllokuar gjatë 24 orëve të fundit ...
Këtë të hënë po ju njohim me disa prej titujve kryesor...
Familjarë të të vrarëve në kufi, së bashku me ish të b...
Dhjetëra makina luksoze kanë qarkullur këtë diel në fshati...
Nuk ishin të paktë VIP-at shqiptarë që ishin dje të pranis...
Liqenet e Lukovës në Mokër të Pogradecit nga njëri vit...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...