Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...

Familjarë të të vrarëve në kufi, së bashku me ish të burgosur politikë, përkujtuan sot në Shkodër 16 qershorin e vitit 1990, Ditën e të Vrarëve në Kufi nga regjimi komunist.
Në këtë ditë, në pikën kufitare “Hani Hotit”, në Malësi të Madhe, forcat kufitare vranë 17 vjeçarin Pëllumb Pëllumbi, gjatë përpjekjes së tij për të kaluar ilegalisht kufirin në drejtim të ish Jugosllavisë. Vrasja e 17 vjeçarit Pëllumbi zgjoi revoltën e të rinjve shkodranë, të cilët dolën në rrugët e qytetit duke protestuar me thirrje kundër diktaturës dhe regjimit të kohës.
Zenel Drangu, i cili drejton Shoqatën e ish të Burgosurve Poltikë në Shkodër tha se diktatura komuniste, në fundin e saj, i mashtroi të rinjtë dhe i vrau në kufi ndërsa tentonin të shkonin drejt lirisë.
“Në vitin 1990 ndryshoi ligji. Nga 10-25 vite burgim që ishte për tentativë arratisje, ndryshoi në kalim të paligjshëm që dënohej 3-5 vite burgim. Atëherë, shumë të rinj vendosën që ta provojnë fatin, por e keqja ishte se i kapën në kufi, i kapën gjallë dhe, mbasi i torturuan, i vranë”, thotë ai.
Në maj të vitit 1990, Gjekë Beqi së bashku me vëllain e tij Vatë Beqin tentuan të kalojnë kufirin, por forcat kufitare i diktuan dhe qëlluan ndaj tyre. Gjeka u plagos ndërsa vëllai i tij u vra.
“Me 18 maj, duke u arratisur për në Jugosllavi bashkë me vëllain tim, të cilin e kanë vra po atë ditë përpara meje, unë u plagosa dhe përfundova në spital. Të gjithë këtu ishin të burgosur, ishte një burg i madh 28 mijë kilometra. Po disa nuk e duronin këtë lloj burgu, disa e pësuan fatalisht si vëllai im dhe Pëllumb Pëllumbi”, thotë ai.
Gjeka tregon se si regjimi i kohës, në përpjekje për të frenuar arratisjet e të rinjve jashtë kufijve, përdori dhunë, vrasje dhe masakra, duke terrorizuar shqiptarët që kërkonin të iknin drejt lirisë.
“Dy djem të rinj, Dodë Gjerkajn dhe Gjon Kumbullakun, i kanë vrarë në kufi në Pentar, i kanë lidhur mbrapa në spondat e makinës ushtarake dhe kanë terrorizuar gjithë qytetin e Shkodrës, duke i thënë qytetarëve dhe kalimtarëve të rrugës se kështu jua bëjmë atyre që tentojnë të ikin”, thotë ai.
Drejtuesi i Shoqatës së ish të Burgosurve Politikë, Zenel Drangu, i cili vuajti shumë vite në ish burgun famëkeq të Spaçit, pas tentativës për arratisje, apeloi për gjetjen e vendvarrimit të shumë shqiptarëve, të vrarë nga diktatura për shkak të bindjeve politike.
“500 të vrarëve ende nuk ju janë gjetur eshtrat. Pra, një apel qeverisë dhe Ministrisë së Brendshme që të tregojë ku është kryer vrasja e tyre, ku i kanë groposë, pasi është e drejtë e familjarëve që të kenë një varr dhe të çojnë një tufë lule”, thotë ai.
Gjatë viteve të diktaturës, duke filluar nga vitit 1949, rreth 1000 shqiptarë u vranë në kufi, ndërsa përpiqeshin të kalonin ilegalisht jashtë vendit në kërkim të lirisë. Vetëm në vitin 1990, kur diktaturës po i vinte fundi, u vranë në kufi 54 persona, pjesa më e madhe të rinj e të reja./ VOA
Dhjetëra makina luksoze kanë qarkullur këtë diel në fshati...
Nuk ishin të paktë VIP-at shqiptarë që ishin dje të pranis...
Liqenet e Lukovës në Mokër të Pogradecit nga njëri vit...
Kurban Bajrami është festuar edhe në Korçë, ku qindra ...
Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar...
Intensifikimi i marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë...
Të dielën, Gjykata e Tiranës ka liruar protestuesin me...
Radio Televizoni Shqiptar, i cili paguhet me taksat e ...
Këshilltari i Sigurisë së kryeministrit Edi Rama, Flor...
Mijëra besimtarë u mblodhën mëngjesin e së dielës për ...
Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar S...
Të dielën, të gjithë besimtarët myslimanë festojnë Kurban ...
Mëngjesin e së dielës ka shpërthyer bombola e gazit në...
Si efekt zinxhir i turizmit, Aeroporti Ndërkombëtar i ...
Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë besimtarët my...
Ditën e sotme, besimtarët myslimanë festojnë Kurban Ba...
Sonte në Dortmund po luhet ndeshja Itali-Shqipëri. Rr...
Në stadiumin "Signal Iduna Park" në Dortmund ka patur ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha në fjalën e tij në tubimin ...
Kreu i PL-së Ilir Meta nuk ndal sulmet ndaj SPAK dhe k...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...