Kurti: Kosova nuk kishte nevojë për këto zgjedhje, rezultati e dëshmoi qartë
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti u shpreh në ...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti u shpreh në ...

Të dielën, të gjithë besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin, një nga 2 festat më të rëndësishme në kalendarin e myslimanëve.
Nuk kanë munguar edhe urimet e politikanëve shqiptarë dhe zyrtarëve të lartë për këtë festë të rëndësishme.
Presidenti Bajram Begaj shprehet në një postim në rrjetet sociale se Kurban Bajrami bart mesazhin e sakrificës sublime duke mundur egoizmin, zemërimin dhe lakminë.
"Përzemërsisht i uroj Kurban Bajramin besimtarëve myslimane shqiptarë! Kurban Bajrami bart mesazhin e sakrificës sublime duke mundur egoizmin, zemërimin dhe lakminë. Kurban Bajrami është akt arsyeje dhe vullneti, me anë të të cilit ne kuptojmë madhështinë e mesazhit hyjnor dhe përpiqemi të përmbushim rolin tonë për të bërë të mira e për t’iu gjendur pranë atyre që nuk kanë mundësi. Vetëm ky reflektim i gjithsecilit bën të mundur një shoqëri më të mirë e më të drejtë. Gëzuar për shumë vjet Kurban Bajramin!", shkruan Begaj.
Ndërsa presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, tha se kjo festë është simbol i sakrificave dhe humanizmit, pikërisht nga Kavaja, qyteti simbol i traditave dhe vlerave.
"Gëzuar Kurban Bajrmain. Kënaqësi t'ju uroj këtë Festë të Shenjtë, simbol të sakrificave dhe humanizmit, pikërisht nga Kavaja, qyteti simbol i traditave dhe vlerave", shprehet Meta.
Nuk ka munguar edhe një urim nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.
"Me rastin e Festës së Kurban Bajramit, uroj besimtarët myslimanë dhe qytetarët që festojnë e ndajnë me ta harenë e kësaj dite të bukur. Kjo Ditë na frymëzon që dashurinë për Zotin ta kemi edhe për njeri-tjetrin, sakrificën në emër të Besimit ta bëjmë pjesë të jetës, përkushtimin ndaj Zotit ta tregojmë edhe ndaj atyre që kanë nevojë për ne. Shëndet, gëzime e bekime për të gjithë!", shkruan Nikolla në "Facebook".
Kurban Bajrami është një nga dy festat islame të cilën e kremtojnë myslimanët në mbarë botën, tjetri është Fitër Bajrami. Festa, sipas traditës islame, nderon gatishmërinë e Ibrahimit të flijojë djalin e tij si vepër e nënshtrimit ndaj urdhrit të Zotit, para se Zoti të ndërhyjë, përmes engjëllit të tij Xhebrailit dhe të njoftojë Ibrahimin se flijimi i tij është pranuar tashmë.
Mishi nga kafsha e flijuar ndahet në tri pjesë, familja mban një pjesë, pjesa tjetër jepet për të afërmit, shokët dhe fqinjët; ndërsa pjesa e mbetur u ndahet të varfërve dhe nevojtarëve.
Ndryshe është njohur edhe si Bajrami i haxhive, sepse brenda ditëve të këtij bajrami kryhet edhe pelegrinazhi ritual në Mekë.
Në kalendarin hixhri, Kurban Bajrami bie në ditën e 10-të të muajit Dhulhixhxhe dhe zgjat për katër ditë. Në kalendarin Gregorian, data ndryshon nga viti në vit duke shkuar përafërsisht 11 ditë më herët çdo vit./CNA
Mëngjesin e së dielës ka shpërthyer bombola e gazit në...
Si efekt zinxhir i turizmit, Aeroporti Ndërkombëtar i ...
Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë besimtarët my...
Ditën e sotme, besimtarët myslimanë festojnë Kurban Ba...
Sonte në Dortmund po luhet ndeshja Itali-Shqipëri. Rr...
Në stadiumin "Signal Iduna Park" në Dortmund ka patur ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha në fjalën e tij në tubimin ...
Kreu i PL-së Ilir Meta nuk ndal sulmet ndaj SPAK dhe k...
"Vulhumburi" Lulzim Basha vijon me takimet e tij të dë...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një denonci...
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Dortmund ku dhe do të...
Deputeti i PD-së Luan Baçi ka komentuar vendimin e Gjy...
Mbrëmjen e kaluar, tregu i rrobave të përdorura në Shk...
Të shtunën në mbrëmje, 50 mijë tifozë shqiptarë pritet të ...
Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar S...
50 mijë tifozë shqiptarë pritet të mbushin stadiumin e Dor...
Ditën e djeshme një zjarr masiv ra në tregun e rrobave...
Motra e avokatit të njohur, Sokol Mëngjesi, i cili u d...
Këtë të shtunë po ju njohim me disa prej titujve kryes...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj kryemin...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti u shpreh në ...
Qytetarët e Bashkimit Evropian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka deklaruar se for...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...