
Janë ditët e fundit apo orët e fundit të mbylljes së hetimeve në lidhje me inceneratorin e Tiranës, ndërkohë që vazhdojnë intensive ato për dosjen famoze "5D" të drejtorëve hajdutë të Erion Veliajt.(lexo këtu)
Në të dyja rastet në krye të Bashkisë së Tiranës është Erion Veliaj. Tek e para ai thotë që nuk ka përgjegjësi, thjesht dhe vetëm i plas plehrat te dera, ndërsa tek e dyta dha se ishin disa ish-zyrtarë, drejtorët e tij hajdutë, por në të dyja rastet ka gënjyer.(lexo këtu)
Ka gënjyer sepse tek e para, ai ka dalë disa herë në media dhe ka thënë se është personi që e ka aktivizuar këtë koncesion, e ka kërkuar ai te kryeministri bërjen e koncesionit për inceneratorin e Tiranës (që nuk ekziston dhe pagesat kanë shkuar deri 150 milionë euro), tek e dyta në fillim tha që ishin disa ish-zyrtarë, më pas pranoi se ishte i gjithë zinxhiri komandues i Bashkisë së Tiranës, ndërkohë që shumë drejtorë të tjerë të tij rrezikojnë burgun. (lexo këtu)

Problemi nuk qëndron thjesht dhe vetëm te këto dy çështje apo te disa dosje të tjera hetimore që ka për Bashkinë e Tiranës, që nga shembja e ndërtimeve pa leje, prishja e teatrit apo dhe kullat. Thelbi është Reforma në Drejtësi, thelbi është standardi “Dumani”.(lexo këtu)
CNA e ka theksuar që në krye të herës që standardi “Dumani”, duke filluar me dosjen e ish-zv-kryeministrit Arben Ahmetaj, nuk duhet të preket. (lexo këtu)
Këtë e kemi përmendur dhe faktuar që me rastin Ilir Beqajt kur prokurori i çështjes, Edvin Kondili, thjesht dhe vetëm nuk donte ta përfshinte fare në hetim ish-ministrin, megjithëse ishte njeriu kryesor përgjegjës i disa koncesioneve të dhëna nga Ministria e Shëndetësisë.(lexo këtu)
Ilir Beqaj vajti si ish-ministër dhe sërish më vonë pati një masë sigurie, më pas u mor pasaporta dhe u mor një vendim me detyrim paraqitje në gjykatë. (lexo këtu)
Të tjerë zyrtarë, për shembull Vangjush Dako nuk ishte në detyrë, ishin kryer procedurat në lidhje me një pallat dhe ai nuk ishte më zyrtar, por sërish pati një masë sigurie, ai u arrestua dhe qëndroi në burg gjatë, derisa procedurat dhe afatet kohore i dhanë "arrest shtëpie".

Nga ana tjetër zyrtarë të tjerë bashkiakë, ish-ministra të tjerë, kanë marrë masa sigurie, detyrim paraqitje. Ish-kryeministrit Sali Berisha i është marrë pasaporta, është mbyllur në shtëpi. Kryebashkiakë dhe ish-kryebashkiakë të tjerë të dënuar me pasaporta të hequra, me masa sigurie përpara vendimeve të plota të gjykatës. (lexo këtu)
Ndërsa në rastin e Erion Veliajt, ende nuk ka një masë sigurie. Nuk mund dhe nuk duhet të ketë disa të nënës dhe disa të njerkës.

Njerëz, të cilët nuk janë më zyrtarë, kanë masa sigurie, megjithëse ata nuk mund të prishin dot provat, por dyshohet se për shkak se janë deputetë, ish-deputetë, ministra, ish-kryeministra, mund të veprojë në institucione, mund të prishin prova.
Për Erion Veliajn, i cili është në krye të bashkisë, i cili është njeriu që për 9 vite emëroi, qarkulloi një tufë drejtorësh hajdutë, të gjithë ata që janë brenda në burg, nga Mariglen Qato, te Redi Molla, te Taulant Tusha etj., nuk ka masë sigurie prej më shumë sa kryhen hetimet për dosjen “5D”.
Të gjithë hajdutët i ka qarkulluar sa në ujësjellës në Tirana DC, në punët publike, e kështu me radhë. Erion Veliaj, njeriu që komandonte, i cili thotë se bëjmë punë të mira me këta hajdutë, thekson se ishin disa ish-zyrtarë. Në fakt ishin të gjithë në detyrë dhe i mbajti për gati 10 vite dhe i kishte bashkëpunëtorët më të ngushtë. Ose këta ishin hajdutë dhe kryetari i tyre ishte shenjtor, ose ishin bashkë hajdutë dhe ata merrnin përgjegjësitë e kryetarit, ose dikush po na shpëton “pa dashje” kryetarin e hajdutëve. (lexo këtu)
Për inceneratorin e Tiranës, Veliaj vazhdon të japë para, megjithëse ai nuk ekziston, megjithëse investimi nuk vazhdon, megjithëse kontrata koncesionare është shkelur, megjithëse afatet janë kaluar, ama supertejkaluar. (lexo këtu)

Erion Veliaj thotë se nuk dinte asgjë, ai thjesht dhe vetëm transferon lekët dhe plehrat i lë te dera, ku në fakt po ta shohim ka e-maile, ka dokumente zyrtare, të cilat tregojnë se është Taulant Tushea, Erion Veliaj në lidhje të drejtpërdrejtë me njerëzit e inceneratorëve. Faktet janë pafund, masë sigurie nuk ka. Pse? (lexo këtu)
Erion Veliaj është i provuar që ka menaxhuar dhe drejtuar ai zullumin e inceneratorit të Tiranës. Që ka qenë në dijeni për dosjen "5D", pasi ka dalë publikisht dhe i ka mbrojtur zyrtarët e tij dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë, hajdutët, njerëzit që i kishte kryesorët në udhëheqjen e fushatës së tij elektorale. Nuk ka një masë sigurie ndaj kryebashkiakut të drejtorëve hajdutë dhe të inceneratorit që nuk ekziston. (lexo këtu)
Ai shkon çdo ditë në Bashkinë e Tiranës, ai shkon çdo ditë dhe mund të prishë provat. Ai çdo ditë mund të dëmtojë materiale, dokumente, si drejtorët e tij, të cilët e dinin hetimin dhe ndyshuan telefonat dhe SPAK-u për këtë është në dijeni.
Nuk mund të kemi dy standarde. Njerëz që nuk janë në funksione. Njerëz që po hetohen për vendime dhe korrupsion, apo shpërdorim detyre, kur ata kanë qenë në detyrë, të cilët ndiqen nga masa sigurie. Erion Veliaj, i cili është në detyrë dhe ka dhjetëfishin e tyre prova dhe fakte të cilat dihen publikisht, nuk ka asnjë masë sigurie, por vazhdon të shkojë në bashki çdo ditë. (lexo këtu)
Faktet janë se Erion Veliaj vazhdon dirigjon gjithçka nga Bashkia e Tiranës, me sulme e akuza në mediat e tij ndaj SPAK-ut, dhe do të tregojë se ai i ka b*let e vërteta prej hekuri dhe po i bën karshillëk SPAK-ut.
Në fakt përgjigjja është, standardet e SPAK-ut, standardi “Dumani” për Erion Veliajn dhe për këdo tjetër, për të më mos rrëzuar përfundimisht Reformën në Drejtësi dhe për të mos na thënë se disa janë të nënës dhe disa janë të njerkës. Duhet të kemi masën e sigurisë për Erion Veliajn që të gjithë shqiptarët të besojnë më shumë se kurrë se ka vërtet një drejtësi dhe nuk ka standarde të dyfishta./CNA
Prej disa muaj është raportuar për një komision, i cil...
Kombëtarja shqiptare nis të shtunën e 15 qershorit rru...
Ish-presidenti, ish-kryeministri, kreu i Partisë së Li...
Zgjedhjet për në Parlamentin Evropian shoqërohen gjith...
Gjykata e Apelit më në fund vendosi drejtësi. I dha vu...
Veten e quan zdroms, e quan Lali, por në fakt në një term ...
Pas hetimeve të SPAK-ut, u arrestuan 3 drejtorë të Bas...
Nuk duhet të lodhesh shumë nga ana gazetareske për të bërë...
Kryeministri Edi Rama, sot i ka shkuar deri në fund valles...
Bën vaki edhe kështu, ai që e quante veten lali dhe shiste...
Po ndodh shpesh e më shpesh që disa deputetë, sa herë që d...
Shkrimi i parë i CNA-së i përket muajit dhjetor, duke rapo...
Nëse rreshton fotot e Ajola Xoxajt nga koha e gjimnazit e ...
Jo vetëm luftë kundër korrupsionit, jo vetëm dosje min...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili vetëquhet zd...
Raportimet për një komision anti-SPAK nga shumica qeverisë...
E nderuar Ajola, Prej disa ditësh, ju personalisht, në nd...
“Non-paper” i shpërndarë është një mbledhje në mënyrë meka...
Rama, tri ditë më parë, u bë prezantuesi publik i nismës q...
Fatmir Xhafaj, enveristi i fundit apo enveristi i Veliajt,...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...