Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...

Gjykata dhe Prokuroria e Posaçme duket se vijojnë të kenë kompleks të përmendin emrin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në hetimet që kanë në zhvillim.
Kështu ndodhi më herët me dosjen e inceneratorit të Tiranës dhe e njëjta gjë u përsërit edhe në hetimin e aferës “5D” shpk.
Në 120 faqe vendimi gjyqësor, emri i kryebashkiakut Veliaj nuk përmendet asnjëherë nominalisht, megjithëse e gjithë çështja hetimore është bazuar mbi drejtorët e tij të rëndësishëm dhe, për më tepër, mbi një numër të konsiderueshëm tenderash të zhvilluar drejtëpërdrejtë nga Bashkia Tiranë dhe të fituar në mënyrë abuzive nga “5D” shpk (ish “V.A.S Construction”)
Megjithatë, përtej kompleksit për të përmendur emrin e tij, Gjykata e Posaçme, gjithësesi, ka lënë një shenjë për Prokurorinë, ku i kërkon të hetojë titullarin e Autoritetit Kontraktor.
Në vendim nuk përmendet më shumë se cilit Autoritet Kontraktor. Por, duke ndjekur logjikën e vendimit, kuptohet qartësisht se bëhet fjalë për Erion Veliaj.
Në vendim, thuhet konkretisht: “Në raport me faktet dhe rrethanat e mësipërme, gjykata vlerëson se, në vijim të hetimeve, duhet të hetohen dhe vlerësohen edhe përgjegjësitë e mundshme të titullarit të autoritetit kontraktor ose nëpunësit të autorizuar, në lidhje me detyrimet ligjore të tij për të kontrolluar ligjshmërinë e procedurave të prokurimit objekt procedimi, për të vlerësuar nëse ka element të veprës penale”.

Ky paragraf në vendimin e gjykatës paraprihet nga analizimi i elementëve të veprës penale për Taulant Tushen, Enton Punavijan, Julian Zanaj dhe Albano Janku, të cilët kanë qenë personat e ngarkuar për tenderat e zhvilluar nga Autoriteti Kontraktor, Bashkia e Tiranës, dhe të fituar nga “5D” shpk.
Duke ndjekur rrjedhën logjike të veprime të Prokurorisë dhe vendimit të Gjykatës, kuptohet qartësisht se gjyqtarja e posaçme ka urdhëruar hetimin e Erion Veliajt për aferën “5D” shpk.
Kompania “5D” ka fituar një numër të konsiderueshëm tenderash në 4 institucione (autoritete kontraktore) që lidhen me Bashkinë Tiranë.
Konkretisht, tenderat e fituar nga shoqëria, e cila sipas SPAK-ut, zotërohet faktikisht nga Mariglen Qato dhe Redi Molla, janë zhvilluar nga autoritetet kontraktore: Bashkia Tiranë, Ujësjellës-Kanalizime Tiranë, Tirana Parking dhe Klubi Sportiv “Tirana”.
SPAK-u, ashtu si edhe Gjykata e Posaçme, janë shumë konkret kur përmendin emrat e titullarëve të tre nga katër autoriteteve kontraktore. Vetëm në një rast bëjnë përjashtim, duke mos i përmendur emrin titullarit të autoritetit kontraktor- atë që drejton Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj.
Më konkretisht, në vendimin e gjykatës për tenderat e Ujësjellësit të Tiranës, thuhet:
“Redi Molla, në cilësinë e autoritetit kontraktor, Ujësjellës-Kanalizime Tiranë…ka lejuar zhvillimin e këtyre procedurave (të fituara nga V.A.S Construction, shën.red), 6 prej të cilave në shkelje të dukshme të përcaktimeve të ligjit për prokurimet publike…”.

Lidhur me shkeljet e tenderave të zhvilluar nga autoriteti kontraktor, “Tirana Parking”, në vendimin e gjykatës së posaçme, thuhet:
“Nga tërësia e fakteve dhe rrethanave…rezultojnë se shtetasja Eglantina Zëre, në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor “Tirana Parking”…ka kryer veprime të kundërligjshme, që kanë krijuar avantazhe dhe privilegje për bashkimin e operatorëve ‘V.A.S Construction’ dhe ‘Rroku Guest’…në raport me përmbushjen e kritereve kualifikuese…”.

E njëjta gjë përsëritet edhe për shkelje në procedurat e zhvilluara nga Klubi Sportiv “Tirana”, me fitues “5D” shpk.
Në vendimin e Gjykatës thuhet se:
“Nga tërësia e fakteve dhe rrethanave…rezultojnë se shtetasja Deborah Keçi, në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor “Klubi Sportiv Tirana”…ka kryer veprime të kundërligjshme, që kanë krijuar avantazhe dhe privilegje për operatorin ‘V.A.S Construction’…në raport me përmbushjen e kritereve kualifikuese…”.

Pra, duket qartë se Prokuroria dhe Gjykata e Posaçme nuk kanë asnjë problem të përmendin emrat e drejtorëve në varësinë e Veliajt.
Por, kur vjen fjala tek Bashkia e Tiranës, dy institucionet mjaftohen me termin “titullar i autoritetit kontraktor, Bashkia Tiranë”, duke luajtur kukafshehti me veten dhe publikun, i cili, megjithatë, e ka shumë të qartë se kush e drejton këtë institucion./ Bold News
Fatmir Xhafaj, ish-ministër i Brendshëm, i cili dha do...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi u ka...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për arrestimet ...
Ekspertja e Ekonomisë, Brisida Shehaj ka komentuar ska...
Ish-kryeministri, Sali Berisha ka reaguar në rrjetin e...
Anëtari i Kryesisë, Grigels Muçollari ka folur për arr...
Njeriu që duhet të ishte duke vuajtur dënimin për skan...
Një banesë në lagjen “28 nëntori” në Vlorë është përfs...
Kuvendi ka injoruar kërkesën e Gazment Bardhit për int...
Shpesh në investigimet hetimore duhet një element, një...
Përfaqësuesi ligjor i PD-së, Ivi Kaso ka folur për çës...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, pas palestrës duket s...
Teksa vendi po zien nga abuzimet dhe milionat e vjedhu...
Një vatër zjarri është ndezur në fshatin Mazhicë të Njësis...
Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e sotme 43-vjeçar...
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka bërë me dije se në ...
Ervin Salianji, i njohur ndryshe si “Babalja”, ka dek...
Sot është konstituuar Komisioni Hetimor për rrjedhjen e të...
Deputetja Albana Vokshi ka deklaruar se mazhoranca po ...
Gazment Bardhi ka reaguar pasi Olsi Rama ka bërë me dije p...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...