
Alibeajn e ka zënë halli dhe ka tri ditë që del e jep intervista më shumë sesa ka dhënë të tilla në gjithë vitet që beson se është lojtar politik.
Alibeaj është ish-student i Magjistraturës që nuk pranoi të shkonte të punonte gjyqtar atje ku e caktoi KLD-ja. Për këtë arsye humbi të drejtën e futjes në sistem në një vend tjetër.
Ca kohë u angazhua si avokat, jo me zyrë të vetën, por e punësoi një mik i kohës, i cili me kalimin e muajve kuptoi që ishte e vështirë që t'i jepte klientë Enkelejdit sepse diten e dytë që takoheshin me të, i kërkonin t'ua hiqte qafe dhe t'u jepte një avokat tjetër.
Tani ky Enkelejdi që nuk ka prodhuar asnjë proces gjyqësor ku është njohur si avokat, dikush i besoi që të përfaqësojë demokratët!
Ky Enkelejdi që sa herë hap gojën në ndonjë tryezë ku bëhet dialog, duket sikur i përgjigjet zërit që i flet në vesh, aq pa lidhje me bashkebiseduesit duket ligjërimi i tij.
Ky Enkelejdi është ai tipi, që të vetmin gjyq që e mori përsipër vetë, atë të vulës, rezultoi se paskësh ngatërruar adresën e Gjykatës për ankesat e veta dhe në vend që të depozitonte kërkesë-padi në Gjykatën e Shkallës së Parë, kishte trokitur me ankimim në Gjykatën e Apelit.
Ky Enkelejdi që nuk di se cila është Gjykata kompetente për një ankesë kaq të thjeshtë, do të marrë përsipër të mbledhë elektorat dhe t'i përfaqësojë kudo, jo vetëm në Gjykatë.
Ky është Enkelejdi që dështoi pa arritur të prodhojë as një fije letër në hetimin e famshëm të Komisionit Hetimor të zgjedhjeve.
Është ky Enkelejdi që në Komisionin e Reformës Zgjedhore nuk u pa asnjëherë as të drejtonte, as të propozonte e as të prodhonte reformë.
I fryrë si gjel mes 2-3 kapadainjve të tjerë tani po na shet si shpëtim partiçkën që nuk dihet se kush do ta financojë sa kohë që karizma e Enkelejdit nuk financon dot as një bisedë dreke e jo më turma votuesish.
Lexoni sa mediokritet buron nga fjalitë e këtij tipit flegmatik që kujton se boll të hapësh gojën dhe ta quajnë që ke folur.
"Nuk është e thjeshtë dhe duhet përgjegjshmëri maksimale për të artikuluar këto ide. Pyetja e parë është a e kërkon sot, momenti politik, një lëvizje, një organizim, një formacion, a e ka publiku nevojën për të ndryshuar?
Besoj se është publike tashmë, ka një sërë të dhënash që tregojnë se publiku shqiptar kërkon një orë e më parë ndryshimin. Sondazhet e tregojnë, mbështetja e madhe e pa kushte për SPAK-un e tregon këtë punë.
Ndaj premisat janë, por duhet parë nëse është krijuar në këto 3 vite betejë, ndonjë grup që po ngjall shpresë? Unë besoj se po. Shqiptarët duan të mbështesin një formacion ndryshe politik.
Ajo që doja t’ju thoja është kjo, sot, ajo pjesë ku unë kam qenë, bëj pjesë, ka bërë betejën e saj, është farkëtuar si ideologji, ka program, ka artikulim publik, ka argument, besoj se janë premisat për të krijuar një formacion të ri të natyrës politike. Kjo është energji e madhe e mbledhur në opozitë”, -tha Alibeaj./ CNA
Opozita dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kanë zhvil...
Erion Veliaj po përpiqet të bëjë pis këdo në Partinë S...
Janë ditët e fundit apo orët e fundit të mbylljes së h...
Prej disa muaj është raportuar për një komision, i cil...
Kombëtarja shqiptare nis të shtunën e 15 qershorit rru...
Ish-presidenti, ish-kryeministri, kreu i Partisë së Li...
Zgjedhjet për në Parlamentin Evropian shoqërohen gjith...
Gjykata e Apelit më në fund vendosi drejtësi. I dha vu...
Veten e quan zdroms, e quan Lali, por në fakt në një term ...
Pas hetimeve të SPAK-ut, u arrestuan 3 drejtorë të Bas...
Nuk duhet të lodhesh shumë nga ana gazetareske për të bërë...
Kryeministri Edi Rama, sot i ka shkuar deri në fund valles...
Bën vaki edhe kështu, ai që e quante veten lali dhe shiste...
Po ndodh shpesh e më shpesh që disa deputetë, sa herë që d...
Shkrimi i parë i CNA-së i përket muajit dhjetor, duke rapo...
Nëse rreshton fotot e Ajola Xoxajt nga koha e gjimnazit e ...
Jo vetëm luftë kundër korrupsionit, jo vetëm dosje min...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili vetëquhet zd...
Raportimet për një komision anti-SPAK nga shumica qeverisë...
E nderuar Ajola, Prej disa ditësh, ju personalisht, në nd...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...