Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...

Në vitin 2017, kur CNA deklaronte se Lulzim Basha kishte bërë një marrëveshje me Edi Ramën, se do të shkonte në qeveri me të, se nuk po luftonte për opozitën për ta sjellë në pushtet, se do t'i tradhtonte, do t'i linte rrugës, interesi i tij ishin paratë, pasurimi familjar, pasurimi i tij, në atë kohë CNA sulmohej, anatemohej, akuzohej, por koha tregoi se pasuria e Bashës dhe familjarëve të tij, pas takimit me Edi Ramën, u shtua pa ndalim.(LEXO KETU)
Pra, një lider opozite që i shtohej pasuria në opozitë dhe nga ana tjetër akuzonte qeverinë se kishim krizë ekonomike, varfëri e të tjera.
Luli filloi misionin e tij në 2021-shin, me përjashtimin e Berishës, me përçarjen e opozitës. E zgjati këtë deri pak kohë më parë. Tashmë nuk ka as vulë, nuk ka as parti, nuk ka asgjë.
Do t'i duhet të bëjë një parti të re që të shkojë në zgjedhje, pesha e tij politike është zero.
E vetmja mënyrë është që ta mbajë me oksigjen pushteti për të përçarë opozitarizmin, por duket se në sondazhe, te leximi që i bën në mënyrë të vazhdueshme kryeministri Rama, Luli del me këpucë të kuqe.
Pra, nuk shfaqet hiç në sondazhe, fare, nuk e kap kush, ndaj dhe duket se Ramës nuk i intereson Luli, por vlen për një mision të fundit dhe nuk i vlen Edi Ramës.
Edi Ramës mund t’i vlejë para zgjedhjeve nëse Luli do të ketë një logo, një sigël dhe do të mundet të krijojë një parti dhe do të mundet të marrë disa mijëra vota, disa këtu, disa atje, por në të kundërt nuk do t'i vlente.
Tashmë më shumë se çdo njeriu tjetër, i shërben Erion Veliajt. Prej kohësh është raportuar se ka një alenacë Veliaj-Basha.
Kjo dyshe është përdorur edhe kundër Ramës. Siç ishte rasti i një kulle në qendër të Tiranës, ku u ngritën thashethemnaja si i kishte dhënë leje Edi Rama, Sali Berishës, në fakt ishte Erion Veliaj që e kishte ngritur gjithë gënjeshtrën, bashkë me Lulzim Bashën dhe mediat e përdorura prej tyre, disa prej të cilave paguar edhe nga afera e inceneratorëve dhe shërbëtorët e drejtorëve hajdutë të dosjes "5D".
Njerëzit e Veliajt dhe njerëzit e Bashës, nuk është hera e parë që ishin në të njëjtën linjë, por tashmë ajo që është qartësuar është fakti se Lulzim Basha është kundër protestave në Bashkinë e Tiranës.
Lulzim Basha është kundër luftës me Erion Veliajn. Lulzim Basha nuk do që të denoncohen hajdutët e bashkisë. Këtë e ka bërë edhe kur ka qenë kryetari i PD-së.

CNA ka fakte të pakontestueshme se Lulzim Basha e ka pasur dosjen e inceneratorëve dhe nuk e ka denoncuar atë. E ka mbajtur të fshehur deri në shtatorin, tetorin e vitit 2020.
Deri në atë kohë, Lulzim Basha nuk ka përdorur asnjë dokument të inceneratorëve për ta çuar në SPAK apo për ta denoncuar publikisht.
Megjithëse prej 3 apo 4 vitesh ai ishte në dijeni të gjithçkaje, materialet i ishin çuar, por ai nuk denonconte asgjë për inceneratorin e Tiranës. Për Elbasanin dhe Fierin, flakë e zjarr, për Tiranën nuk thoshte asnjë fjalë.(LEXO KETU)
Së fundmi është pyetur për protestat. Lulzim Basha ka qenë kundër protestave. Ka thënë nuk duhen protesta para bashkisë edhe pse në godinë qëndron ende kryetari i organizatës së hajdutëve, Erion Veliaj, "kolegu" i prokurorëve të SPAK-ut, i cili në fillim na tha se ishin disa ish-zyrtarë, tani na dolën të gjithë drejtorët, të cilët i kishte pasur bashkëpunëtorë dhe me ta kishte bërë 1 mijë punë.

Patjetër që do të bënte 1 mijë punë, pa bërë punë nuk mund të vidhet, është edhe rasti i "5D"-së që vjedh pa bërë asnjë punë.
Shkojmë më tej.
Lulzim Basha jo vetëm i kundërshtoi protestat, tani ai ka kaluar në një intrigë tjetër, me kërkesë të Veliajt, hapi i tij është më politik. Protestat bëhen për interes të luftës brenda klaneve të PS-së. Në fakt, protesta që ndodh para Bashkisë, tregon çdo javë se vazhdon të qëndrojë në bashki hajduti.
Vazhdon t'u tregojë qytetarëve të Tiranës se duhet të hapin sytë se po vidhen sërish, se është i njëjti kryetar organizate në atë godinë.
Por, Erion Veliaj nuk sulmohet nga Lulzim Basha. Ai nuk do që të protestohet sepse mendon që protesta i shërben klaneve brenda PS-së. Sikur t’i shërbejë edhe vetë Edi Ramës, protesta është mjeti kryesor i opozitës në demokraci, nuk ka asnjë mënyrë tjetër, shumicë në parlament nuk ka, në këshill bashkiak nuk ka, në prokurori dhe gjykata nuk ka kontroll.
Sipas logjikës së Lulit, të heshtet për Veliajn, të heshtet për Edi Ramën e të merremi sa të lumtur jetojnë demokratët në Pukë. Kjo është teza që hedh Erion Veliaj, kjo është teza që përdor Lulzim Basha. Një diversion politik se segmente të caktuara të opozitës po i shërbejnë luftës brenda PS-së.
E nëse do ta bënin këtë, do të jenë treguar mjaft të zgjuar, duhen falënderuar. Po, a janë aq të zotët që ta bëjnë këtë dhe a i mbështet kush nga brenda mazhorancës që të bëjnë këtë lloj beteje? Nuk ka as fakte, as prova për këtë, por do të ishte një zgjuarsi e madhe politike që të bëhej me një palë për të copëtuar palën tjetër, për të dobësuar mazhorancën.
Qëllimi i opozitës, ky është në final, ndërsa Luli thotë "mos protestoni kundër Erion Veliajt". Luli bashkëpunon për të përhapur thashethemnajat e Erion Veliajt, i cili njihet si mjeshtër i mashtrimit, i FAKE-NEWS, i propagandës.
Në këtë rast në grahmat e fundit të tij, Erion Veliajt i duhet shumë Lulzim Basha, i duhet ndoshta edhe pse ai mund të vlejë më pak se një qime floku e Roland Bejkos, por vetë është duke marrë fund, është duke shkuar te kolegët për t'u trajtur si një fajtor, pasi është hetuar për korrupsion dhe vjedhje si kryetar i një organizate hajdutësh.
Nga njëra anë, Luli thotë "mbështesim SPAK-un", nga ana tjetër, bën diversion pro Erion Veliajt.
Deri këtu është katandisur Lulzim Basha, i cili në fakt thjesht dhe vetëm ka marrë llokmën e radhës, të cilën do ta zbardhim shumë shpejt dhe do ta kuptojmë se nga kanë kaluar qokat e bëra nga zdromsi, siç vetëquhet Erion Veliaj, për të na treguar më pas sesi mund të jesh një monstër në politikë, një i pafytyrë, një qelbërisë politike, një sharlatan dhe i pacipë që për një copë djathë, apo për një kockë, je gati të shërbesh si zagari radhës.
Këtë, Lulzim Basha duket se po e bën me vullnet vetëm se ka gjetur gjahtarin e "duhur". Gjahtari i tij është fiks si ai gjahtari i historisë me ariun, që shkoi 3 herë dhe ariu e fali, pasi kryente një akt me të dhe në fund e pyeti: Çfarë je ti gjahtar apo b...?/ CNA
Në një prononcim për mediat nga Vlora, Lulzim Basha ka...
Partia Demokratike ka reaguar me akuza ndaj qeverisë, ...
Zëdhënësja për Anti-Korrupsionin në Partinë Demokratik...
Avokati i Ilir Metës, Genc Gjokutaj njofton se paraqit...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha në daljen e tij të radh...
Në një dalje televizive, juristi Kreshnik Spahiu ka fo...
Elisa Spiropali, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet ...
CNA zbuloi skemën e përgatitur nga Lulzim Basha, pas v...
Në një konferencë për mediat nga selia e Partisë së Li...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për situatën ...
Të premten zhvilloi mbledhjen e radhës Komisioni i Pos...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi,...
Nis mbledhja e Komisionit të Posaçëm që do të thërrasë...
Drejtuesja e Departamentit të Arsimit në Partinë Demok...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, u ...
Në Shqipëri, ish-presidenti i Republikës, Ilir Meta, n...
Pas lajmit se ka vendosur të ndahet nga bashkëshortja ...
Kreu i PL-së, Ilir Meta ka ripërsëritur akuzat për dr...
Kreu i PL-së, Ilir Meta i ftuar në emisionin 'Çim Peka...
Kryetari i PD-Së, Sali Berisha u ka bërë thirrje edhe njëh...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...