Gjokutaj: Divorci Meta-Kryemadhi, lajm i trishtë por i pashmangshëm!
Avokati i Ilir Metës, Genc Gjokutaj njofton se paraqit...

Zëdhënësja për Anti-Korrupsionin në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, denoncoi nga selia blu se nënkryetarja e Bashkisë së Fierit, Eleni Gjikondaj është në konflikt interesi pasi kompania e bashkëshortit dhe kunatit të saj kanë përfituar një numë të madh tenderësh.
Sipas Vangjelit, kompania ka përfituar të paktën 169 tenderë vetëm nga institucionet e qeverisjes vendore, me vlerë 6 milionë euro, nga të cilat 6 kontrata i ka me bashkinë Fier dhe 6 me bashkinë Roskovec.
Deklarata e plotë:
Eleni Gjikondaj, një zyrtare e lartë lokale në administratën hajdute te Edi Ramës, është dëshmi se babëzia dhe vjedhja nuk njohin as kufij dhe as gjeografi apo gjini.
Në një cv të shkurtër të zj. Gjikondaj, rezulton se ajo ka mbajtur një seri detyrash: 2014 deri 2016 punëmarrëse në Drejtorinë e Mjedisit Fier; 2016 përgjegjëse finance bashkia Roskovec; 2019 anëtare e këshillit bashkiak fier për PS. Aktualisht mban postin e nënkryetares së bashkisë Fier. Gjikondaj është e lidhur në konflikt interesi me subjektin tregtar me iniciale A.. .. .. shpk me pronar bashkëshortin dhe kunatin e saj.
Ky subjekt ka përfituar të paktën 169 tendera vetëm nga institucionet e qeverisjes vendore, me vlerë 6 milion euro, nga të cilat 6 kontrata i ka me bashkinë Fier dhe 6 me bashkinë Roskovec.
Ligji i konfliktit të interesit, neni 35 pika 2, vlerëson aksionet e bashkëshortit si të ishin të regjistruara në emrin e vetë zyrtares Gjikondaj dhe i kufizohen të drejtat pasurore për to, në të njëjtën masë dhe mënyrë si në rastin e vetë zyrtarit.
Por ligji nuk i ka penguar as Kryetarët e bashkive Fier dhe Roskovec dhe as familjen Gjikondaj të lidhin kontrata publike të kundraligjshme.
Gjithashtu, me anë të Vendimit nr.2 datë 19 Maj 2023 të Asamblesë së përgjithshme të UKT Fier, në varësi të Bashkisë Fier, “ujkut i varen sërish mëlçitë në qafë”…
Kështu Eleni Gjikondajt i është caktuar detyra e likuidatores së kësaj shoqërie, pra mbyllja e të gjitha veprimeve të shoqërisë, mbledhja e kredive të paarkëtuara dhe e kontributeve të pashlyera, shitja e pasurive të shoqërisë dhe shlyerja e kreditorëve.
Është në dorën e Eleni Gjikondaj të përgatisë edhe një bilanc të gjendjes së shoqërisë në çastin e hapjes së likuidimit dhe një bilanc përfundimtar në çastin e mbylljes së këtyre procedurave, si edhe Raportin e Likuidimit.
Kryetari i këshillit të bashkisë Fier, me pak fjalë, i ka ngarkuar zyrtares së preferuar të fshehë vjedhjet e deritashme, dhe mundësisht, të aksesojë në ndonjë të re kur t’i jepet rasti.
Ky është pushteti i Edi Ramës, që me anë të ‘subashëve’ dhe ‘gjikondëve’, në Tiranë apo në rrethe, e ka shndërruar shtetin në një instrument në dorë të batakçinjve./CNA
Avokati i Ilir Metës, Genc Gjokutaj njofton se paraqit...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha në daljen e tij të radh...
Në një dalje televizive, juristi Kreshnik Spahiu ka fo...
Elisa Spiropali, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet ...
CNA zbuloi skemën e përgatitur nga Lulzim Basha, pas v...
Në një konferencë për mediat nga selia e Partisë së Li...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për situatën ...
Të premten zhvilloi mbledhjen e radhës Komisioni i Pos...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi,...
Nis mbledhja e Komisionit të Posaçëm që do të thërrasë...
Drejtuesja e Departamentit të Arsimit në Partinë Demok...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, u ...
Në Shqipëri, ish-presidenti i Republikës, Ilir Meta, n...
Pas lajmit se ka vendosur të ndahet nga bashkëshortja ...
Kreu i PL-së, Ilir Meta ka ripërsëritur akuzat për dr...
Kreu i PL-së, Ilir Meta i ftuar në emisionin 'Çim Peka...
Kryetari i PD-Së, Sali Berisha u ka bërë thirrje edhe njëh...
Kryebashkiaku i kryeqytetit, Erion Veliaj ka vijuar ed...
Kreshnik Çollaku tradhëtoi Lulzim Bashën sapo Gjykata ...
Enkelejd Alibeaj, pasi i shërbeu për 3 vite radhazi Lu...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...