web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Protesta që na tregon hallet e opozitës

12 Korrik 2024, 11:40, Editorial CNA
Protesta që na tregon hallet e opozitës
Protesta e 11 korrikut para Kryeministrisë. Foto: LSA

Opozita dje thirri një protestë. Sali Berisha qëndron në "arrest shtëpie", Ilir Meta vazhdon të lëshojë pëllumbat e tij. Një parti ku njëri i bie gozhdës dhe tjetri patkoit, udhëheqësi më i rëndësishëm ka ngelur Flamur Noka, Gaz Bardhi bën çfarë i do qejfi. (lexo këtu)

Një grup deputetësh, të cilët morën hunjtë kundër demokratëve, tani janë bërë Berishistët më të mëdhenj dhe duan lirimin e liderit të tyre nga arresti i shtëpisë, e kështu me radhë. (lexo këtu)

Protesta që na tregon hallet e opozitës
Gazmend Bardhi, Flamur Noka në protestë. Foto: LSA

Por këto janë detaje të politikës së ditës, në fund ka një mesazh, mijëra qytetarë u mblodhën, një Tiranë që digjej nga vapa, një protestë rreth 3 orë, që tregon se vërtet opozita ekziston. (lexo këtu)

Ashtu e përçarë, e copëtuar, pa një strategji të qartë, mungon një projekt i vërtetë se si vihet në pushtet, ku nuk shihen më fytyra të reja që të nxisin qytetarët që të shkojnë dhe të votojnë opozitën, nuk shihen më njerëz që të kenë shpresë dhe të besojnë se kjo opozitë do të bëjë përmbysjen. (lexo këtu)

Nuk ka më një ashpërsi si dikur, apo forcë si në protestat kundër Nanos, në vitin 2004 apo 2005 e kështu me radhë. Por gjithsesi opozita ekziston, ata njerëz në shesh janë opozitarizmi dhe shumë më tepër sesa aq.(lexo këtu)

Pakënaqësia ndaj një qeverie në gati 12 vjet pushtet është normale dhe qeveria Rama ka kaluar skandal pas skandali, me një zhurmë më të madhe të një skandali më të madh duke menduar se do të harrohet ai më i vogli, por duke u përsëritur aferat, korrupsioni, akuzat, pasojat janë të dukshme, opozita do të rritet dhe nuk janë vetëm ata në shesh. Ndoshta janë edhe dhjetëra mijëra të tjerë gati të votojnë kundër qeverinë e Ramës, por për shkak të një PD-je të vjetruar, jo shpresëdhënëse, ndoshta qëndrojnë larg. (lexo këtu)

Protesta që na tregon hallet e opozitës
Kryeministri Edi Rama

Sinjalet janë të qarta, shqiptarët mund të shkojnë dhe të votojnë masivisht kundër në rast se do të shohin një shpresë të vërtetë, një ekip në opozitë që u ngjall atyre besimin se e ardhmja mund të sjellë një ndryshim. Ndaj, dhe duhet që mesazhin e djeshëm të protestës ta lexojë dhe doktori, jo vetëm për interesin e tij në ballkon, por edhe për interesin e shqiptarëve dhe ndoshta duhet ta lexojnë të gjithë ata që ndodhen në drejtimin e PD-së.(lexo këtu)

Ata ndodhen, dikush për një kockë, dikush për servilizëm, dikush si sharlatan, por duhet të reflektojnë, të hapin rrugën dhe opozita të zgjedhë një elitë të re, e cila e drejton pushtetin.(lexo këtu)

Protesta që na tregon hallet e opozitës
Sali Berisha, foto:PD

Protesta e djeshme dhe mijëra e mijëra opozitarë që janë gati të votojnë kundër qeverisë e japin sinjalin e ndryshimit, të cilin në fakt e pengojnë shumë arsye që i përmendëm më sipër që kanë të bëjnë që nga organizimi i opozitës, personazhet që përballen, kauzat e tradhtuara, betejat e humbura, braktisja e denoncimeve, lufta e vërtetë ndaj korrupsionit e kështu me radhë. (lexo këtu)

Ndaj opozita tashmë duhet ta shohë vetën në një drejtim tjetër, më shumë se të merret me hallet e Ilir Metës apo të dikujt tjetër duhet të merret me hallet e opozitarizmit të vërtetë që të fakt duket se mungon.(lexo këtu)/CNA 





16:11 Editorial Elvi FUNDO

Vula nuk mjafton!

Gjykata e Apelit më në fund vendosi drejtësi. I dha vu...

12:05 Editorial

Thjesht Erioni!

Nuk duhet të lodhesh shumë nga ana gazetareske për të bërë...

Lajmet e fundit nga