web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Meta në sulm ndaj SPAK-ut: Turp për çdo opozitar që i bën furça

11 Korrik 2024, 21:19, Aktualitet CNA
Meta në sulm ndaj SPAK-ut: Turp për çdo opozitar që i
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka sulmuar sërish kreun e SPAK Altin Dumanin dhe Prokurorinë e Posaçme.

Në fjalën e tij në protestën e opozitës, Meta tha se kjo qeveri e ka bazuar pushtetin kriminal tek Dumani.

Po ashtu sulmoi çdo opozitar që mbështet SPAK-un në punën e tij.

“E ka bazuar pushetitin kriminal te Dum Dumanët.

Turp për çdo opozitar që i bën furça SPAK-ut sepse kanë probleme.

Dum Dumani është 4 vjet më vonesë që nuk ka arrestuar Edi Ramën, që me vetëdije të plotë ka firmosur 17 vendime qeverie që i ka imponuar ai.

Këtu gjithë shteti është 5D. Veliaj është me 5 vite me vonesë që nuk është në burg. Ka vjedhur, është e zeza në të bardhë”, ka thënë Meta./ CNA





Lajmet e fundit nga