Ndahet nga jeta mjeshtri i humorit, Todi Llupi
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit To...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit To...

Zona bregdetare e Draleos, Drimadhes dhe Dhërmiut shumë shpejt do të ketë një furnizim të pandërprerë me ujë të pijshëm, falë projekti që Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve është duke zbatuar. Investimi nis në zonën e Tragjasit, ndërsa përmes rrjetit të ri që po ndërtohet do të bëhet e mundur furnizimi i zonës bregdetare me ujë të pijshëm.
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me Drejtorin e AKUK, Klevis Jahaj ishin në zonën e Dukatit ku po punohet për ndërtimin e rrjetit të ri të transmetimit të ujit.
Drejtori Jahaj bëri të ditur se projekti në fjalë mbulon kërkesën aktuale të zonës, duke ju përgjigjur njëkohësisht edhe zhvillimit të zonës në vitet e ardhshme.
“Ky është një investim mëse i nevojshëm. Ne kemi bërë llogaritjet e sistemit hidraulik duke u bazuar në të gjithë pjesën, jo vetëm të njësive akomoduese aktuale ose banesave që janë, por edhe ato të cilat janë miratuar dhe janë në projekt zhvillimi”, tha Jahaj.
Zëvendëskryeministrja Balluku tha se ky është një ndër projektet e rëndësishme që AKUK është duke zhvilluar pasi i shërben një prej zonave kryesore turistike.
“Nga Dukati do të furnizojmë me ujë zonën e Palasës, Dhërmiut, Gjilekës, Kondraqit, të gjithë pjesën e konsideruar si një nga zonat zhvillimore më të rëndësishme të nuklave të turizmit në jug, që tashmë edhe me tunelin e Llogarasë do të zhvillohet akoma dhe më tepër për shkak të aksesit infrastrukturor që ka”, bëri të ditur Balluku.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë u ndal më tej tek reforma që Qeveria Shqiptare ka ndërmarrë në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve ku ka një përmirësim të dukshëm të të gjithë treguesve, por mbi të gjitha edhe të shërbimit ndaj qytetarëve. Balluku theksoi gjithashtu se po punohet edhe për uljen e humbjeve teknike, një problematikë e mbartur në vite në këtë sektor.
“Që reforma është e mirë, këtë nuk e diskuton më askush, sepse flasin numrat, flasin shifrat dhe kur flasin shifrat dhe kur ke përmirësim të kushteve financiare të këtyre ndërmarrjeve të cilat ishin kthyer në ndërmarrje debitore të cilat krijonin vetëm probleme për palët e treta, duke nisur nga OSHEE-ja, duke nisur me taksat lokale dhe gjithçka tjetër, është e padiskutueshme. I referohemi shifrave, kemi përmirësim të kushteve financiare, kemi përmirësim të shërbimit, kemi përmirësim të fizibilitetit të investimeve dhe siç e the edhe vetë, kemi një koordinim të jashtëzakonshëm të projekteve”, deklaroi Balluku.
Ndërtimi i rrjeti të furnizimit me ujë të zonave bregdetare, Draleos, Drimadhes dhe Dhërmi është një projekt i shtrirë në dy bashki, Vlorë dhe Himarë. 2300 banorë, 3200 punonjës që shërbejnë në njësitë hoteliere të zonës si dhe më shumë se 65 mijë turistë do të jenë përfitues të këtij investimi./ CNA
Prokurori i Përgjithshëm, z.Olsian Çela, dhe kryetarja...
Qeveria miratoi të mërkurën e kësaj jave procedurat që do ...
Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërg...
Drejtori i Policisë Rrugore, Altin Qato, së bashku me ...
Të enjten, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të n...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në kryeqy...
Gjykata e Posaçme ka ndryshuar masën e sigurisë për bi...
Të enjten ka nisur në Gjykatën e Posaçme seanca gjyqës...
Seanca e radhës për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe...
Opozita e bashkuar do të zhvillojë sot protestën para ...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka njoftuar se në ...
Sot në orën 20:00 pritet të zhvillohet para Kryeminist...
Policia e Tiranës ka marrë masat për protestën e sotme...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, nënshkroi gjatë pu...
Lindjet në Shqipëri janë duke rënë me shpejtësi, por t...
Mëngjesin e së enjtes, kryeministri Edi Rama ka njoftu...
Këtë të enjte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Në Delvinë vatrat e zjarrit janë aktive që nga dita e ...
Kreu i LRE, Arian Galdini ka reaguar pas replikave në ...
Gjatë pasdites janë riaktivizuar zjarret në Dropull. N...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit To...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...