Murrizi paralajmëron Berishën: Koha e këllirave duhet të marrë fund ose do fundoseni
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka rea...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka rea...

Kreu i LRE, Arian Galdini ka reaguar pas replikave në rrjetet sociale me mjeken e Onkologjikut Alketa Ymeri Pere, e cila është në hetim nga SPAK, pas skandalit që shpërtheu tek Spitali i Onkologjikut ku mjekët shisnin medikamentet e kimioterapisë dhe drejtonin pacientët në spitalet private.
Galdini shkruan se doktoresha duket se është patronazhiste partie pasi hynte në komente dhe i drejtohej me fyerja dhe sharje dhe nga ana tjetër mbronte drejtuesit e QSUT, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Edi Ramën.
Galdini thekson se kjo shkon përtej pacipësisë që edhe pse e përfshirë në skandal, mjekja komenton në këtë mënyrë me njeriun që denoncoi skandalin tek Onkologjiku vite më parë.
Reagimi i Arian Galdinit
Doktoresha më sfidon. Brenda pak ditësh, kjo bëhet doktoresha e dytë që më sfidon.
E para punon tek Neorologjiku dhe dukej qartë që ishte Patronazhiste Partie sepse hynte me komente të ulëta e më shante e fyente mua dhe hidhej në zjarr me komente në mbrojtje të Drejtuesve të QSUT, Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Edi Ramës.
Sot hyn dora vetë Doktoresha e Famshme e Onkologjikut.
Ç’ti them unë kësaj? Ç’ti përgjigjem unë kësaj.
Sinqerisht që mendohem mirë dhe gjatë para se t’i them a shkruaj diçka sepse e shoh fillimisht si nënë e familjare e ndjej keqardhje për të.
Veç kur e mendoj si “intelektuale” dhe si “mjeke” nuk mund të hezitoj t’ia shpreh haptazi neverinë time.
Është e tmerrshme ta lexosh që “doktoresha dora vetë” e skandalit tek Onkologjiku, vjen e komenton në Faqen time duke e ditur mirë se unë jam Arian Galdini, njeriu që në 2015 ka denoncuar të tilla skandale të ngjashme tek Onkologjiku dhe madje kudo e ngado në sistemin shëndetësor shqiptar.
Ta lexosh sesi shkruan e komenton kjo Doktoresha, pas atyre përgjimeve që ne të gjithë lexuam, e pas daljes në dritë të aq shumë pronave e pasurive të vëna nga njerëz të paskrupull që përdorin “bluzën e bardhë” për t’i vjedhur hallin pacientëve të tyre e për t’u shitur vdekjen e shpërfilljen, është përtej pacipësisë.
Nuk dua të merrem me këtë doktoreshën si person, sepse nuk dua fare as ta bëjë të ndihet protagoniste e as si viktimë.
Ama, kur këta “intelektualët”, “bluzat e bardha”, si kjo janë kaq të pacipë e të pamend sa vijnë e shënojnë emrin aty ku askush nuk i ka thirrur me emër, nuk mund të rri pa e ngritur zërin.
A e kuptoni vallë se qytetari shqiptar është qytetari më i tradhëtuar në botë? Na ka tradhëtuar Qeveria, na kanë tradhëtuar Deputetët, na kanë tradhëtuar Kryetarët e Bashkive.
Të gjithë këta janë aty lart me votat tona e paguhen me taksat tona e na grabisin e plaçkisin pamëshirshëm deri në atë pikë sa kemi mbërritur tek kjo ditë kur Shqipërisë i ikin 6 shqiptarë në orë.
Tradhëtinë na e bëjnë edhe më të padurueshme edhe këta që ne u kemi besuar shkollat, shëndetin, kulturën, sigurinë, taksat, pushtetin, etj, etj.
Madje është e paimagjinueshme që këta që na kanë tradhëtuar, e na plaçkisin, kanë edhe guximin e kurajon marroke që të vijnë e të na kërkojnë llogari neve që përpiqemi të kërkojmë e flasim të vërtetën. Kemi arritur në epokën e pacipësisë.
Ne qytetarët çojmë në mirëbesim, fëmijët tanë në shkolla, dhe mësojmë se Drejtoresha e shkollës Qemal Stafa në Tiranë shet viza, e Drejtori i shkollës artistike Jan Kukuzeli në Durrës u shet drogë fëmijëve tanë.
Ne shkojmë në mirëbesim në spitale e qendra shëndetësore, e na trajtojnë si plotësues ëndrrash për pushime në Maldive a Tajlandë.
Shkojmë në Polici, e Shefa Komisariatesh apo Drejtorë Policie na shesin tek Grupet Kriminale, e më keq akoma, kapen në Sky Encrochat duke porositur vrasje, gjobëvënie, rrëmbime apo pengmarrje njerëzish.
Kështu grupe të tilla të strukturuara grabitqare shohim tek Bashkia e Tiranës me 5 D, tek Inceneratorët, tek ARRSH, etj, etj, etj…
Atëherë si mund ta tolerojmë këtë epokë pacipësie të na shndërrohet në normalitet?
Unë e refuzoj këtë Rilindje të Pacipësisë. Stop Epokës dhe Rilindjes së Pacipësisë. Pikë./ CNA


Gjatë pasdites janë riaktivizuar zjarret në Dropull. N...
Në Shqipëri, Gjykata Kushtetuese, shfuqizoi sot vendim...
Vajza e Linda Ramës dhe kryeministrit Edi Rama, Rea Xhilla...
Ish-uzina e baterive në Berat është përfshirë nga flak...
Kreu i PD-së Sali Berisha u ka bërë thirrje të gjithë ...
Të rinjtë dhe të rejat e Forumit Rinor të Partisë Demo...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale mome...
Roland Bejko, një nga ushtarët më besnikë të Lulzim Ba...
Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ka folur për protestën ...
Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e kreut të PD-së, ...
Ditën e nesërme në orën 20:00 opozita do të zhvillojë ...
Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) në bashkëpu...
Sot në mbledhjen e qeverisë është vendosur që gjatë kë...
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku gjatë fjalës së ...
Një zjarrfikës më Përmet me iniciale R.S. është djegur...
Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçkaj, bëri s...
Prej 2 javësh aparatura e rezonancës në Urgjencën e Re në ...
Në kërkim në kuadër të operacionit "Revanshi", arresto...
Seanca e sotme në Gjykatën e Posaçme për çështjen "Gër...
Të mërkurën është shtyrë sërish seanca në Gjykatën e P...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...