Një ekspozitë si gjethe e pamundur fiku
Mbreti ka dalë lakuriq. Të gjithë shohin se lidhjet qe...

Sali Berisha është vendosur sërish, ashtu siç ka ndodhur shpesh përgjatë karrierës së tij, në paradoksin mes krenarisë personale dhe detyrimit që e kapërcen këtë egoizëm vetjak, atij që duhet të ketë një lider politik. Vendimi i gjykatës britanike (ndjesë për ata që këmbëngulin ta etiketojnë si komision), se masa e autoriteteve të Londrës për moshyrjen e tij në këtë shtet është e drejtë, i ka përzier edhe një herë këta kufij të papërcaktuar mirë.
Nga njëra anë, si person, qytetari Sali është i legjitimuar të ndjekë të gjitha shkallët, të tëra komisionet dhe gjykatat për të kundërshtuar atë që e konsideron të padrejtë. Ai mund të denoncojë me argumente të gjitha shkeljet e procesit, qoftë detaje qesharake që e lidhin me një ish-emigrant të dyshimtë që ka thyer një derë me shkelma, qoftë dhe vendime politike se “po u hoq sanksioni ndaj tij, bie reputacioni i Britanisë së Madhe”.
Por, nga ana tjetër, Berisha, si lideri i opozitës, nuk ka të drejtë që për ruajtjen e dinjitetit të vet legjitim, të mbajë peng gjithë PD-në.
Po të shikosh lajmin e djeshëm të Komisionit të Posaçëm të Apelimit për Migracionin (SIAC), vëren se ai u bë temë qendrore. Me të u morën gjerësisht të gjitha mediat që i shërbejnë pushtetit, por atë nuk e shmangën dot edhe ato pak pranë opozitës. Pavarësisht temperaturave mbi 35 gradë dhe etheve të Europianit ende të pashuara, titujt për sanksionimin e Berishës u bënë refreni kryesor i kësaj fillimjave. Aq në përmasa të stërmëdha u ekspozua kjo, sa dukej sikur lideri demokrat ishte shpallur “non grata” për herë të parë.
Pikërisht këtu është pika kur ai i bëhet barrë opozitës. Duke këmbëngulur për të vazhduar betejën personale ligjore kundër sekretarit të shtetit në SHBA dhe kundër Home Office në Angli, ai e mban gjallë si temë të aktualitetit një ngjarje që nuk shkon aspak në favor të familjes së vet politike.
Tri vite më parë ishte ndryshe. Duke qenë se ky u bë preteksti që një grupim diplomatësh të lobuar ndërkombëtarë në bashkëpunim me Ramën dhe kukullat e tij në PD, e përdorën "non grata"-n për ta nxjerrë Berishën jashtë saj, këtij të fundit i takonte jo vetëm të lidhte betejën e vet politike me atë morale, por dhe të nxirrte në dritën e diellit të gjitha dyshimet për sanksionimin e tij.
Por tani kohët kanë ndryshuar. Berisha e fitoi besimin e partisë të tij. Ai u ringrit në mënyrë plebishitare në krye të PD-së. Ata që kishin frikë se mos ambasada i trajtonte si dele që hanin bar, u kthyen si djali plangprishës në vathën e tij. Ata që vazhduan ta mbështesin përjashtimin, mbetën jo vetëm pa vota, por edhe pa vulë.
Po t'u shtosh këtyre edhe zbulimin e skandaleve si ai McGonigal, ku dëmtimi i opozitës paguhej nga Tirana, apo deklarata si ato të kontroversit Rik Grenell, që me cilësinë e ish-shefit të shërbimeve të Trump, pohonte se nuk kishte parë kurrë një dosje "Berisha", duke shtuar dyshimet se ajo qe montuar me shpejtësi pas zgjedhjeve të fundit, e ke më të lehtë të kuptosh se lideri demokrat ia arriti ta zhbëjë gjëmën që u projektua mbi të.
Sot legjitimiteti, pastërtia dhe drejtësia e sanksonit “non grata” është bërë më e dyshimtë se kurrë, aq më tepër kur partnerë të amerikanëve dhe britanikëve janë politikanë shqiptarë që kanë të vërtetuara, krime, vjedhje dhe lidhje me banditë, shumë më të tmerrshme se ato për të cilat përflitet Berisha në dokumentet perendimore.
Në këto kushte natyrshëm ngrihet pyetja: çfarë vlere ka këtej e tutje vijimi i betejës për diskreditimin e vendimit të “non grata”-s? Ku është interesi për të ndjekur betejën ligjore të filluar në qershor 2021, në Paris, kundër firmës së Anthony Blinken dhe asaj të nisur një vit më pas, kundër Home Office?
Natyrisht si qytetar i lirë i këtij vendi Berisha është në të drejtën e tij ta vijojë këtë përpjekje, që ndoshta nuk do ta fitojë dot për sa të jetë gjallë. Por ama si lider i opozitës ai ka një detyrim më të madh sesa krenaria e vet. Ai duhet të tërhiqet nga të dyja proceset kundër administratave amerikane dhe britanike qoftë edhe për faktin e thjeshtë se ato tashmë nuk kanë asnjë tjetër vlerë, veçse të përdoren si municion nga artileria e propagandës së pushtetit.
Këtej e tutje Sali Berisha nuk do të gjykohet më në bazë të etiketimeve “grata” apo “non grata”, por për cilësinë e opozitës që ai bën ndaj regjimit në fuqi. Në këtë këndvështrim, çdo çështje, qoftë edhe e manipuluar, që shërben për devijimin nga ky objektiv, e dëmton opozitën. Prandaj dhe ka ardhur koha që Berisha të frenojë egon personale në funksion të qëllimit politik./CNA
Mbreti ka dalë lakuriq. Të gjithë shohin se lidhjet qe...
“Përse duhet të votoj? Vota ime, po nuk ua dhashë partive ...
11 qershori duket se shënoi fundin e betejës së vulës ...
Të dashur miq, sot partia e PSSH, de facto Rilindja e ...
Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria do të ndër...
Mbijetesa e PD, ringritja e saj, bashkimi dhe ardhja n...
Pas plot dy vjetëve demokratëve iu kthye vula..., një ...
I nervozuar si kurrë më parë nga shembja e fadadës së ...
Kreu i PL, Ilir Meta, ka reaguar, ndërsa Lulzim Basha ...
Edhe ata që nuk e duan Edi Ramën me siguri që kanë ndierë ...
Mendojeni kaq thjeshtë. Që Enver Hoxha dhe Partia Kom...
Maskarada që vazhdon në Radiotelevizionin shqiptar nuk ka ...
Kur mendon se e gjithë Evropa e Bashkuar po zien nga debat...
Kronikat e ditës me ritme shumë të larta dhe haluçinante p...
Duke hedhur ku të mundet gurë mbi veten, për aktet rad...
Në periudhën pas një reality show si “Big Brother” sho...
Siç është mirënjohur, në 23 maj 2024, Asambleja e Përgjith...
Dy raste flagrante! Parlamenti shpërfill vendimin e G...
Projekt-rezoluta e propozuar nga PS për luftën kundër...
Rritja e statistikave të të arrestuarve nga SPAK-u në mëny...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...