Çfarë izolimi!
Kur mendon se e gjithë Evropa e Bashkuar po zien nga debat...
Maskarada që vazhdon në Radiotelevizionin shqiptar nuk ka të sosur. Kjo maskaradë ka vetëm një autor dhe ky është Alfred Peza, (Fredi ose Fërrja) siç rëndom e thërrasin.
Pas gati rreth një viti, Peza ka dërguar në Këshillin Drejtues kandidaturat për drejtuesit e Njësive.
Këta janë:
-Për Njësinë e Programacionit, Bora Xhania dhe Kejsi Lama (Asistentja e tij). Për Zëvëndësdrejtor i përgjithshëm, Genc Çaushi dhe Aurora Poli.
-Për Njësinë e Lajmeve, Blerta Filopati dhe Olsi Laskaj.
-Për Njësinë Teknike, Edlir Rrapaj dhe Anesti Nasi.
Po e themi troç: tallje më të madhe se kaq me Këshillin Drejtues nuk ka dhe nuk mund të ketë. Dhe të mendosh se këtë turp e tallje e bën Fred Peza, është më keq se kaq.

Drejtuesit e Njësive, të komanduar prej rreth një viti në mënyrë të jashtëligjshme, hapur të jashtëligjshme, Bora Xhania, Blerta Filopati dhe Edlir Rrapaj, në një shtet normal e ligjor, duhet t’i kthejnë arkës së RTSH gjithë pagesën e marrë gjatë këtij procesi të jashtëligjshëm.
Të tre këta beniaminë a çingije të Fred Pezës e dinë fare mirë këtë. Duke qenë “gazetarë”, këta e dinë fare mirë se janë në shkelje të ligjit. Atë që nuk dimë ne, taksapaguesit, është fakti që ku e kanë profesionalizmin, kulturën dhe në fund të fundit dinjitetin personal, që edhe duke e ditur se janë në shkelje të ligjit, vazhdojnë të qëndrojnë në detyrë, e madje presin edhe të legjitimohen nga Këshilli Drejtues?!...
Po ku janë shkeljet?
Sipas Ligjit dhe Statutit për RTSH, drejtuesit e njësive i zgjedh Këshilli Drejtues, me propozim të Drejtorit të Përgjithshëm. Sipas një vendimi të Këshillit Drejtues, të aplikuar dhe më parë, për këtë proces zgjedhjeje hapet garë dhe nga kjo garë përzgjidhen jo më pak se dy kandidatura nga drejtori i përgjithshëm, të cilat i paraqiten për votim Këshillit Drejtues.
Ndërkohë, Ligji ka përcaktuar kriteret që duhet të përmbushin kandidatët.
Në kapitullin “Kriteret dhe papajtueshmëritë e zgjedhjes së Zëvëndësdrejtorit të Përgjithshëm dhe drejtuesve të njësive administrative në përbërje të RTSH-së”, thuhet: Pika 1, ç: “të kenë përvojë pune ose drejtuese të drejtpërdrejtë në median e shkruar ose audiovizive jo më pak se 5 vjet”. Pika 3: Papajtueshmëritë për Zëvëndësdrejtorin e Përgjithshëm dhe drejtuesit e njësive administrative të RTSH-së, janë të njëjta me ato të Drejtorit të Përgjithshëm”: “të ketë përvojë pune jo më pak se 10 vjet, nga të cilat 5 vjet pozicione menaxhimi në media, institucione publike (jo administratë), sektori privat, në shkenca komunikimi, teknologji komunikimi dhe digjitale”.

Pika 3 është edhe pika ku ligjvënësi i ka dhënë përparësi autoritetit të Zëvëndësdrejtorit të Përgjithshëm dhe drejtuesve të njësive, duke i barasvlerësuar me kriteret e drejtorit të përgjithshëm:
Shkelja e parë e Pezës është komandimi i Bora Xhania, Blerta Filopati dhe Edlir Rrapaj. Komandimi si koncept lidhet me punonjësit e brendshëm dhe ka si qëllim përmbushjet e disa detyrave bazë me një afat kohor të shkurtër dhe që duhet të përmbushë vakuumin deri në zgjidhjen përfundimtare.
Ky koncept bie, është shpërbërë, është i jashtëligjshëm dhe i dënueshëm administrativisht, sepse afati kohor rreth një vit tejkalon çdo lloj argumenti ligjor. Përpos kësaj, të tre të komanduarit nuk kanë shkuar për miratim, edhe në rast komandimi, në Këshillin Drejtues, i cili e ka këtë të drejtë sipas ligjit. Rroga prej gati një viti e këtyre drejtuesve të komanduar të jashtëligjshëm përbën dëm ekonomik dhe duhet shlyer.
Shkelja e dytë e Pezës është fakti që personat në fjalë nuk përmbushin kriteret e përcaktuara sipas ligjit. Vetë mosha fizike e tyre e përjashton automatikisht kriterin e pasjes të paktën 5 vjet në drejtimin e një media. Për të konkretizuar këtë, po përmendim shembujt e Bora Xhania dhe Blerta Filopati, të cilat nuk kanë menaxhuar asnjë media.
Tani të vijmë tek kandidaturat e paraqitura Këshillit Drejtues. Bora Xhania dhe Kejsi Lamaj kanë qenë shoqe klase dhe të dyja kanë punuar tek portali më larg se periferik Alpenews, portal personal i Alfred Pezës. Konflikt i pastër interesi dhe banalitet profesional, përveçse korruptiv. Eshtë denoncuar më heret edhe fakti se për të bërë të mundur kriterin 5-vjeçar, në emër të Bora Xhania, janë paguar në një ditë të vetme, sigurimet e saj për 5 vjet. Kjo është tentativë e dëshpëruar dhe mosnjohje e ligjit, sepse, askush nuk të ndalon të paguash sigurimet e dikujt, por kjo nuk të plotëson kriterin e punësimit. Thjeshtë të ndihmon për pensionin?!...

Por tallja dhe absurditeti deri në neveri i Pezës vazhdon me kandidaten për Zëvëndësdrejtor të Përgjithshëm, Aurora Polo.
Kjo kandidate që ka dërguar Peza, në fakt erdhi në RTSH e punoi pak kohë. Pas debateve të shumta me Fredin e Borë(s)n, ajo dha dorëheqjen dhe nuk është më në RTSH. Deri këtu, malinjiteti dhe pafytyrësia vetëm në mendjet perverse mund të lindin.
Shkurt, Peza ka gjetur disa emra anonimë sa për t’u tallur me Këshillin Drejtues e për t’i vënë ata në pozitë të vështirë që të mund të “ligjërojë” paligjshmërinë që zgjat prej një viti me po të njëjtët njerëz, duke u vënë sejcilit të paligjshëm nga një “Namik Hot” si kandidaturë alternative…
Duke patur të qartë gjithçka u tha më lart, tani kemi disa pyetje për anëtarët e Këshillit Drejtues.
1- A mund të keni kurajo ta shkelni ligjin, në mungesë të kurajos për të dënuar (shkarkuar) shkelësin e ligjit Alfred Peza?
2- A keni kohë e moshë të pranoni të talleni kaq paturpësisht nga një ordiner i korruptuar edhe në sytë dhe me ndihmën tuaj?
Ju, Leka Bungo, regjisori, “Nderi i Kombit” nuk besoj se keni shumë kohë të turpëroheni, ndaj ndaleni kohën!
Po ju, Mevlan Shanaj, regjisori, aktori, i adhurueshmi ynë, a e dini se po na veniten rolet dhe historia juaj e artë në mjegullën e zezë që ka kapluar RTSH?
Po ju, Gëzim Podgorica, ish-drejtori i Radio-Tirana, a ju dhëmb ndopak institucioni ku keni dhënë kontributin tuaj të vyer?
Zoti Ilir Keko, kur të lexosh këto të verteta, siç ke mundësi të mësosh çdo ditë për bëmat e Pezës në shkatërrimin e RTSH, institucionit ku ke punuar e ke derdhur djersën tënde, mendo dhe voto sic mund të mendonin të mëdhenjtë Xhanfize, Endri e Teodor Keko…
Zonja Milena Selimi, a e dini se kolegu juaj i para shumë viteve në Radio-Tirana, një ndër zërat unikalë në tregun radiofonik, Genc Ymeraj, është nxjerrë në një nga komisionet e famshme inkuizitive të RTSH vetëm se i bënë një foto në kafe me kryetarin e Këshillit Drejtues dhe kjo u quajt shkelje disipline? Dhe në fund, për të gjithë ju: A ka çmim dhe sa kushton dinjiteti?!/ CNA
Kur mendon se e gjithë Evropa e Bashkuar po zien nga debat...
Kronikat e ditës me ritme shumë të larta dhe haluçinante p...
Duke hedhur ku të mundet gurë mbi veten, për aktet rad...
Në periudhën pas një reality show si “Big Brother” sho...
Siç është mirënjohur, në 23 maj 2024, Asambleja e Përgjith...
Dy raste flagrante! Parlamenti shpërfill vendimin e G...
Projekt-rezoluta e propozuar nga PS për luftën kundër...
Rritja e statistikave të të arrestuarve nga SPAK-u në mëny...
Shqipëria ndodhet në një situatë politike, ekonomike dhe s...
Merret vesh lehtë se ky është një provokim, i kërkuar,...
Një maksi-operacion i policive të Belgjikës, Francës dhe H...
Fëmijët dhe prindërit e shfaqjes së ofruar nga Bashkia e T...
Vepra, “Voskopoja – Encyclopedic Thesaurus” (botuar në qer...
Prej disa mujash Sali Berisha ka filluar nje sulm frontal ...
Korrupsioni dhe krimi i organizuar janë dy problemet kyçe ...
Kori i rakorduar i kundërshtarëve të Albin Kurtit mes ...
Lajmet janë thuajse përditë të tilla: U paraqit në Spak Be...
Kur një shoqëri e ka të lidhur ekzistencën e vet me ko...
I Sirenat dhe Odiseu A ju kujtohen sirenat nga miti i...
Përshëndetje zonja Lindita, Me një shpresë të vagëllt...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita shprehu pak ...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...