Prej disa mujash Sali Berisha ka filluar nje sulm frontal ndaj SPAK-ut dhe në mënyrë të veçantë ndaj kreut të këtij institucioni zotit Altin Dumanit.(lexo këtu)
Është e kuptueshme e gjithë loja politike e Sali Berishës, sulmet ndaj Arben Krajës, ndaj Millonait, të cilat shpesh kanë qenë të forta dhe politike, por edhe ndaj gjyqtares Irena Gjoka të cilës i tund një dokument.
Në fakt ka qenë sulmi ndaj Altin Dumanit. Dje kur Sali Berisha duhet t'i kërkonte falje publike Altin Dumanit sërish e ka sulmuar, sërish me një gënjeshtër politke. Sali Berisha nuk mund të vazhdojë të flasë nga ballkoni gënjeshtra për të mbajtur me gajret demokratët. (lexo këtu)
Sali Berisha nuk mund të sillet si Edi Rama dhe si Fatmir Xhafaj, sepse turpësisht ish-kryeminstri në këto momente ka të njëjtën gjuhë që ka Fatmir Xhafaj në marrëdhëniet me SPAK.(lexo këtu)
Sali Berisha dje duhet të kërkonte ndjesë sepse të gjitha akuzat që ka pasur ai për bandat, për grupet kriminale, akuzat që ka pasur PD-ja për vjedhjen e votës, për grupet e përfshira në Partinë Socialiste në zgjedhjet e 2013 që nga teza “Qelbësira Bashkohuni” në 2017 apo 2021.
Shumë nga emrat e shpallur në kërkim, apo që janë nën hetim nga SPAK, Sali Berisha i ka denoncuar apo përmendur edhe vetë. Tani që Altin Dumani po lufton krimin dhe po godet “kokat” e krimit të organizuar, Berisha në vend që ta mbështesë po e sulmon.
Por nga ana tjetër ka edhe personazhe që Berisha nuk u ka zënë emrin në gojë dhe SPAK është në luftë forntale më ta. Pra ky nuk standardi politik që tregon Berisha. Ai duhet të jetë në mbështetje të SPAK.
Të gjitha grupet kriminale nga Shkodra në Lezhë në Dibër, në Shkozet, në Shijak, në Durrës, në Vlorë e të tjerë janë goditur. Një pjesë e tyre janë në burg një pjesë kanë ikur në Dubai që kur plasi skandali i “Sky Chat”, shumica prej tyre u larguan por janë në arrati dhe janë në arrati sepse nga dje kanë akuza penale të firmosura pikërisht nga ky Altin Dumani. Tani Altin Dumani ose është i partisë së Ramës ose po bën detyrën. (lexo këtu)

Ne fakt po të ishte i partisë së Ramës nuk do të firmoste urdhër-arreste dhe nuk do të merrte në pyetje ministra, deputetë ish-ministra e nuk do merrte arratinë ish-zëvëndëskryeministri. Nuk do firmoseshin këto 50-të urdhër-arrestet për hajdutët e votave të partisë në pushtet dhe këtë Sali Berisha e di shumë mirë. (lexo këtu)
Po çfarë të bëjë a mund ta pranojë t'i kërkojë ndjesë tani në moshën 80-vjeçare, doktori ndaj një drejtuesi apo ndaj disa prokurorëve të SPAK, njeriu i cili kurrë nuk i ka njohur gjithmonë i ka përdorur dhe ka dashur t'i ketë ushtarë nën komandë, ashtu si kundër po kërkon sot ta ketë Rama SPAK-un.

Por ajo që është më e dhimbshmja në këtë histori nuk është se shan Berisha, njerëzit janë mësuar me ta tashmë njërëzit ja kuptojnë dhe gënjeshtrat, ja kuptojnë dhe hallet. Dikush bën sikur nuk e dëgjon dikush e respekton për shkak të moshës apo historisë e kështu me radhë.
Por që Sali Berisha të ketë të njëjtën mendje të njëjtën gjuhë si Erjon Veliaj ndaj SPAK-ut, të ketë të njëjtën gjasje të bëjë të njëjtat veprime që bën Fatmir Xhafaj ndaj SPAK-ut, apo që do të bëjë partia në pushtet, e cila ka njëmbëdhetë vjet në skandale në afera në PPP në korrupsion dhe tashmë po luftohet nga SPAK, kjo është më e pakuptueshme. (lexo këtu)
Kjo llojë opozitë dhe ky Berishë shumë shpejt do të shkojë në zgjedhje. Këtë herë nuk do ti kenë as bandat nëpër këmbë se duken që morrën arratinë por, sërish ka për t'i humbur pikërisht për shkak të këtyre qasjeve sepse po sillet si Erion Veliaj po sillet si Fatmir Xhafaj po sillet si rilindja dhe 99-çat e saj.

Kur në fakt Saliu nuk duhet të kishte një qasje të tillë, por në fakt duhet të ishte më burrëror për ta pranuar të vërtetën sepse problematikën nuk e ka në fakt as nga Altin Dumani, ndoshta as nga Arben Kraja.
Por dje të paktën mund të kishte një reflektim dhe të bëntë nje reflektim të vërtetë përballë mbështetësve të tij. Jo të vazhdojë me gënjeshtra të vogla të pështira që nuk i shkojnë dhe përshtat se sa shumë i shton aq më shumë fatkeqësisht ngjason me Erion Veliajn. (lexo këtu)

Mirë apo keq SPAK ka çuar ministra në burg, ka çuar ish-ministra, deputetë, dhe zëvëndëskryeministri ka marë arratinë dhe është larguar nga Shqipëria e kështu me rradhë. (lexo këtu)
Korrupsioni dhe krimi i organizuar janë dy problemet kyçe ...
Kori i rakorduar i kundërshtarëve të Albin Kurtit mes ...
Lajmet janë thuajse përditë të tilla: U paraqit në Spak Be...
Kur një shoqëri e ka të lidhur ekzistencën e vet me ko...
I Sirenat dhe Odiseu A ju kujtohen sirenat nga miti i...
Përshëndetje zonja Lindita, Me një shpresë të vagëllt...
Edi Rama ka sharmin, elokuencën, guximin, ekstravaganc...
Në gusht 2023, iu bashkova një grupi artistësh në një ecje...
Mitingu i Ramës me mbështetësit e partisë së tij në At...
Kemi kuptuar mirë një leksion nga zhvillimet e fundit ...
Televizioni, gjyshi i medias, po përjeton krizë identi...
Të dashur miq, Llagamin e KLGj, korrupsionin e saj me Deli...
Fatmir Xhafaj doli sot në foltore dhe për 5 minuta i b...
Një nga karakteristikat e diskursit të sotëm politik, ...
Nëntë maji - Dita e Fitores mbi Fashizmin - festohet në Az...
I tronditur nga lajmi se Skënderbeu hante një viç para bet...
Jam menduar natën e kaluar ta botoj apo jo dhe vendosa...
Ashtu siç pritej, shumë programe televizive mbrëmë iu ...
1. Ajo që thuhet ditën e parë është e paplotë. Komunikatat...
Kush e ndjek rregullisht Instagramin e kryeministrit m...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...