Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...

Ashtu siç pritej, shumë programe televizive mbrëmë iu dedikuan tragjedisë së Shkodrës. U bënë apele për të denoncuar dhunën, për të bashkëpunuar shoqëria, familja, fqinji, pushteti vendor, policia etj., etj. Padyshim që bashkohem me çdo thirrje që rrit ndjeshmërinë publike ndaj dhunës që prodhon tragjedi më pas.
Por individë të dhunshëm do të ketë gjithmonë, sikundër do të ketë edhe njerëz të çekuilibruar. Problemi mbetet te fenomeni, te masivja.
Ne jemi një shoqëri e dhunshme. Shumë krime ndodhin për arsye nga më banalet, sepse nuk kemi tolerancë. Dhe më e keqja është se po rritet një brez sërish nën këtë frymë. Përse? E kemi gjenetike? Përtej temperamentit tonë, unë them që jo. E keqja është se ne prodhojmë dhunë dhe jo kulturë.
Një dhunë që buron së pari nga pushteti, nga harbutëria e atij që ka pushtetin dhe atij që ka paranë. Ata sillen si i forti i rrugës ndaj gjithçkaje publike dhe ndaj qytetarit të thjeshtë.
Tjetra, edhe më e rëndësishmja, është se ne nuk punojmë për edukimin e fëmijëve.
Shikojini pak qytetet tona: Harbutëri betoni. Qytete ku prioritet është biznesi dhe jo cilësia e jetesës. Prioritet janë pallatet, qendrat tregtare, kafenetë. Hapësirat publike zvogëlohen gjithnjë e më shumë për t'u bërë pallate. Mjediste mes pallateve pushtohen nga kafenete. Mund të jemi unikë në botë: Shkatërruam kinematë për t'i bërë pallate dhe supermarkete. Shkatërruam teatrot, jo vetëm fizikisht. Edhe atje ku ka salla teatrosh, ato përdoren më shumë për të zhvilluar takime partitë politikë.
Nuk ka qendra argëtimi për fëmijë, nuk ka teatro kukullash, cirk, mjedise ku fëmijët të jenë pranë librit, të merren me pikturën, artin, të shprehin talentet dhe të kalojnë kohë në mënyrë të kulturuar. Mund të numërohen me gishtat e njërës dorë qytetet që kanë qendra kulturore për fëmijë. Ndërsa në fshatra nuk bëhet fjalë për asgjë. Dimensioni edukativ i shkollës është fare modest. Bashkëpunimi i familjes me shkollën, në këtë drejtim, edhe më modest.
Ku e kalojnë kohën të rriturit: Nëpër kafene dhe pijetore.
Po fëmijët? Të mbyllur në shtëpi, me pajisje teknologjike, ose në rrugë, duke u destinuar të bëhen njerëz rruge.
Ne kemi ndërtuar e po ndërtojmë qytete-burg, qytete stresuese, që prodhojnë dhunë psikologjike mbi individin.
Dhe pastaj pyesim se përse jemi kaq të dhunshëm!/ CNA
1. Ajo që thuhet ditën e parë është e paplotë. Komunikatat...
Kush e ndjek rregullisht Instagramin e kryeministrit m...
Kur themi që kjo është një ngjarje shumë e rëndë, ndod...
Edhe pse një detyrim protokollar i padelegueshëm që bu...
I dashur mik, Sot letra e ka humbur fuqinë e saj, ndr...
Pas rënies së diktaturës, shqiptarët nuk e kuptuan se çfar...
Në ditën kur supozohej ta arrestonin, ai u zgjua në or...
Përplasja e fundit mes Baton Haxhiut dhe Erion Veliajt më ...
Pasi qendroi 7 orë me kolegët e tij në SPAK, përkundër asa...
Ajo që ka ndodhur në Shkollën e Magjistraturës është m...
Erion Veliaj nuk është projekti politik individual i n...
Mëngjesi i sotëm ishte mjaft i bukur. Një diell i ngrohtë ...
Tirana DC u krijua në tetor të vitit 2020 si shoqëri a...
Për të gjithë ata që e këshillonin Edi Ramën të mos me...
Kur ishin vetëm, të rithemeluarit rrinin me gëzim posh...
Gazetari i pushtetit, Mero Baze, dje, në editorialin e...
Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e V...
Shtypi ka publikuar me pesë muaj vonesë një ngjarje, e cil...
Altin Belbën, djalin tridhjetedyvjeçar nga Përrenajsi ...
Në gjithë këtë tranzicion tejet të tejzgjatur, u desh ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...